Lëvizja Socialiste për integrim nuk ka vonuar t’i përgjigjet Partisë Socialiste, e cila, përmes Fatmir Xhafajt deklaroi se koalicioni nuk po funksiononte normalisht dhe nuk ka marrëdhënie të shëndetshme.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama flet për mungesë besimi dhe për rezerva për të gjithë sistemin qeverisës të ngritur nga Edi Rama.
Çarja e vënë re gjatë negociatave për reformën në drejtësi duket më e thellë se çdo “konflikt” tjetër që kanë patur dy partitë që qeverisin vendin. Luan Rama, i pyetur nga gazeta Panorama për mungesën e besimit mes dy aleatëve, që u vu re që në zgjedhjet e vitit 2013, që ai vetë i quajti si “Pazari i Roskovecit”, duke i drejtuar PS –se akuza për shitblerje votash, shprehet:
“Marrëdhëniet brenda koalicionit nuk janë më ato të shtatorit 2013, thoni ju në pyetjen tuaj, duke “harruar” që edhe koalicioni, në fund të fundit, prej njerëzish përbëhet. Mua më pëqen debate, më pëlqejnë gjendjet që zieljë, që lëvizin, që përplasen e që kërkojnë gjithnjë atë që nuk është, atë që mungon, përkundrejt gjendejeve të ngrira, amorfe e pa jetë. Mungesa e besimit është një sëmudnj e hershme e polittikës shqiptre e ndërtimi i politikës mbu shydhimin e pargjykimin ka sjellë shpeshherë kosto të mëdha për vendin. prej kësaj tradite vijnë ndër ne e shfaqen shenjat e dysimit, të cilat herë bëhen më të dukshme e herë më pak të tilla, por që në fakt aty janë. “Pazari i Roskovecit” nuk është thjesht një metaforë, sepse sindromat e tij u shfaqën edhe në përpjekjet për të mbërritur me çdo çmim në 93 vota, në vend që të gjitha energjitë duhej të fokusoheshin te konsensusi.
Raporti i besimit është i ndërsjelltë, ai ndërtohet reciprokisht prej të dyja palëve apo prej të gjithë atyre që përsfhihen në një proces, në rastin për të cilin flasim në procesin e bashkëqeverisjes. LSI –ja është forcë politike që i respekton marrëveshjet, i respekton parimet dhe partneritetin e konseron të rëndësishëm në fuksion të përballimit të sfidave europinanizuese të vendit. Për ne, bashkëqeverisja është përgjegjësi kombëtare dhe për këtë arsye jemi angazhuar me shumë seriozitet e përkushtim. Këtë e dëshmuam edhe me qëndrimin e palëkundur koherent e transparent që mbajtëm gjatë gjithë procesit të reformës në drejtëse, këte e dëmshuam edhe për gjithë kontributin që dhamë për arritjen e konsesusit që bashkë me shërbimin ndaj vendit i bëmë një shërbim të vyer edhe Aleancës për Shqipërinë Europiane”.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, që nuk është e qartë nëse flet në emër personal apo të partisë që përfaqëson, nuk pranon të komentojë kërcënimet e kryetarit të tij Ilir Meta për qeveri teknike. Por ai thotë hapur se LSI është e pakënaqur ndaj qeverisë Rama, ndaj mënyrës që ai drejton dhe sistemit që ka instaluar.
“Nëse ne kemi rezerva, përkatësisht pretendime jo vetëm për 2 – 3 ministra, po për gjithë sistemin qeverisës në vend, e bëjmë pikërisht të nisur prej interesit madho të shërbimit ndaj vendit. Në krye të rendit të angazhimeve tona është jetësimi i reformës në drejtësi, që dnryshimet kushteutese që u bënë me aq mund, të mos mbeten në letër, por të bëhen të prekshme. Ndërkaq, me të njëjtin angazhim e përgjegjshmëri do të punojmë për përmbushjne e të gjitha angazhimeve qeverisëse, duke e përkthyer konesusin në votimin e reformës në drejtësi, në vlerë reale që ai mbart e transmeton në mjedisin politik shqiptar”.
Në një kohë kur Ilir Meta ka folur për qeveri teknike, koalicioni duket se mbahet në këmbë vetëm për llogari politike. Edhe pse po i shprehin hapur rezervat, asnjëra nga palët nuk po e merr vendimin për ta zyrtarizuar ndarjen. Besimi u ka humbur reciprokisht, por as Rama e as Meta duket se nuk duan të marrin përgjegjësinë për “divorcin” e parakohshëm. Për këtë arsye LSI vazhdon të flasë për një koalicion që do të zgjasë deri në 2017, “për t’i qëndruar marrëveshjes”. Po për arsye të njëjtë PS flet për “dashuri që ka ikur”, por kërkon të ruhet “qetësia”. A do t’ia arrijnë kësaj? A do ta çojnë deri në fund mandatin qeverisës? Nëse kjo do të ndodhë, sigurisht nuk do të jetë për të zbatuar “programet” në interes të zgjedhësve, por për të përgatitur sa më shumë terrenin për zgjedhjet e ardhshme, ku me gjasë PS e LSI do të dalin më vete, nëse nuk do të gjejnë në këto muaj ndonjë darkë tjetër ngjalash apo marrëveshje prilli./Lapsi.al