• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Reforma në Drejtësi, Rama: Fitore historike e shqiptarëve

15:20 : 20/07/2016
në POLITIKE

Në një deklaratë për shtyp të pak minutave më parë, kryeministri Rama përshëndeti arritjen e një marrëveshjeje për miratimin e reformës në drejtësi ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë, por këmbënguli të theksonte se vijat e kuqe të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, ishin dhe mbetën vija të kuqe deri në momentin e fundit.

Rama theksoi se, ndryshe nga çfarë reklamoi kreu i opozitës Basha si një fitore e tyre për reformën në drejtësi, kjo marrëveshje përbën fitore historike për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Tashmë i hapet rruga revolucionit në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Rama.

Ja deklarata e plotë:

“Besoj se është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë, që bashkë me shqiptarët të çojmë përpara një reformë historike, që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe të inkriminuarve që mbajnë peng drejtësinë në këtë vend.

Është kënaqësi të ndaj me të gjithë ju tekstin e mesazhit që unë, kryetari i Kuvendit, kryetari i opozitës kemi marrë nga Bashkimi Europian nëpërmjet komisionerit Hahn.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“I dashur kryeministër, kryetar i Kuvendit, kryetar i PD-së. Në vijim të bisedave telefonike me të tre ju, dje dhe sot, do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme të të quajturit propozim hibrid, të cilat i keni në tavolinë. KËto pika janë vijat e kuqe për komunitetin ndërkombëtar sikundër e kemi nënvizuar në vijimësi përgjatë gjithë procesit. E para roli i operacionit ndërkombëtar të monitorimit, që duhet të ketë një bazë të ligjshme solide brenda Kushtetutës së Shqipërisë. E dyta, siç kemi thënë gjatë gjithë procesit, që OMN do të bëjë rekomandime, nuk janë ligjërisht të detyrueshme, e këto do të përmbajnë arsyetimin përkatës për qëndrimin e marë bazuar nga legjislacioni. Besoj se ne mund të vijojmë tani mbi këtë bazë. Ju lutem konfirmoni përgjigjen ndaj këtij mesazhi, përpara votimit të nesërm”.

Kjo do të thotë se vijat e kuqe kanë qenë aty dhe të palëvizura për votimin e Kuvendit të Shqipërisë. Falë këtyre vijave të kuqe, kjo reformë ka garantuar vijën mbrojtëse nga çdo përpjekje për të rrënuar sistemin e drejtësisë nga korrupsioni me mjete politike e financiare. Dua të jap përgjigje edhe atyre që patën një moment shqetësimi përmes mesazheve, lidhur me shpalljen e fitores nga ana e kryetarit të PD. E para jam i gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërinë e shqiptarët. E dyta, jam i gëzuar që përpjekja delirante për t’i shpallur luftë SHBA-BE-së rezultoi një flluskë sapuni. E treta, dua të ndaj me ju draftin e reformës kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz absolutisht asgjë përsa i përket dy çështjeve që e mbajtën peng këtë proces deri në këtë orë të fundit: pranisë së ndërkombëtarëve dhe rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit. Për të dytën po lehtësoj përkthimin e asaj që dëgjuam më parë nga kryetari i PD-së, duke lexuar këtë draft të anatemuar deri dje si komplot ndaj Republikës së Shqipërisë.

Sot të gjithë duhet të ndihemi të lehtësuar jo vetëm për faktin që reforma historike do të kalojë nesër me konsensus, për faktin që sidoqoftë në Shqipëri nuk mundi të formësojë asnjë grupim që mund ta damkoste vendin tonë me një njollë të pashlyeshme. Duke i falënderuar të gjithë për kontributin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë popullin shqiptar, presioni i të cilit është ndjerë në të gjitha poret e elitës politike shqiptare, më vjen shumë mirë për këtë fitore. Vijat e kuqe mbeten thellësisht të kuqe”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Meta: Konsensusi, arritje historike

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com