• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Analiza/ (Rama-Lu) Presioni që siguroi votat për Reformën në Drejtësi

12:49 : 19/07/2016
në OP-ED

Parlamenti shqiptar, me shumë gjasë mund të votojë në 21 Korrik reformën në drejtësi. Ditët dhe orët e fundit po bëhet gjithçka, me negociata politike, por sidomos me presione të hapura, që drafti i kontestuar nga opozita të miratohet në gjendjen aktuale.

Mbështetësit e reformës do të ndihen triumfatorë, nëse dokumenti në letër të marrë votat e nevojshme për të marrë fuqi legjislative. Kundërshtarët parimorë të saj do të jenë të humbur. Dhe kjo është diçka normale në demokraci, ku shumica imponon vullnetin e pakicës. Por, kur shumica formohet me presionet të gjithëanshme, atëherë Kushtetuta e re shqiptare, nëse miratohet, mund të sjellë një krizë aq të thellë politike, gati të njëjtë me atë që kanë parë shqiptarët në vitin 1996.

Tashmë janë dy linja që mbështesin miratimin e reformës në drejtësi, të cilat po shfrytëzojnë të gjithë mjetet për të bindur deputetët të votojnë pro.

Linja kryesore është ajo e kryeministrit Edi Rama. Miratimi i reformës për të është tashmë çështje thjesht dhe vetëm pushteti. Nëse ajo kalon, ai do të vijojë të qëndrojë gjatë në pushtet. Nëse ajo nuk kalon, orët e qeverisë së tij janë në përfundim. Pra, Reforma në Drejtësi është për kryeministrin lojë e fundit për ta mbajtur në pushtet. Përtej retorikës publike mbi efektet pozitive të ndryshimeve kushtetuese, qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë lloj informacioni se çfarë do të ndodh me institucionet kushtetuese. Për popullin, mjafton që në dyert e drejtësisë të marrin drejtësi sa më shpejtë dhe pa paguar nën dorë. Askush nga mbrojtësit e Reformës nuk e ka shpjeguar se si do të arrihet diçka e tillë. Tashmë, Edi Rama ka misionin se si të mbledhë votat e deputetëve. Në krah të tij po rreshton deputetët që i dolën nga rreshti, ose që kanë llogari të hapura me drejtësinë. Janë disa të tillë, të cilët gjendeshin në listat e Partisë Socialiste në vitin 2013, që tashmë kanë marrë misionin për të mbledhur sa më shumë vota. Dhe këto vota, afërmend, po kërkohen nga kampi opozitar dhe nga deputetët e disa partive të vogla parlamentare.

Linja e dytë, e cila shkon në të njëjtën vijë me të parën, por me qëllime krejt të tjera, përfaqësohet nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ky i fundit, një prej iniciatorëve dhe kontribuesve kryesore në hartimin e Reformës në Drejtësi, po bën të gjithë përpjekjet që mundimi i tij të finalizohet. Paraditen e së martës, në tentativën e radhës për të ushtruar presion ndaj politikës shqiptare, ai lëshoi ultimatumin e radhës për opozitën.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Ju siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata” tha ambasadori.

Pra, ai është i bindur që drafti duhet të kalojë, pasi, në të kundërt, rrufetë e Uashingtonit do të bien mbi opozitën shqiptare. Kushdo e ka të qartë që investimi i ambasadorit nuk lidhet me faktin që atij i intereson sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Ambasadori Lu ka dalë garant para shefave të tij në SHBA që reforma do të votohet. Madje, ai ka bindur edhe zyrat kryesore të buxhetit në Uashington për të lëvruar miliona dollarë, me qëllim implementimin e reformës në Shqipëri. Dhe, një dështim i projektit në parlamentin shqiptar, do të shoqërohet me një dështim total të tij dhe të ambasadores së Bashkimit Europian, e cila e ka mbështetur në çdo hap.

Që reforma në Shqipëri është një sfidë personale e Donald Lu, kjo u kuptua qartë edhe nga vizita e fundit e nënsekretares Viktoria Nuland në Tiranë. Diplomatja e lartë nga Uashingtoni ofroi një zgjidhje politike, e cila ishte tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë ka përcjellë ambasadori Lu gjatë muajve të fundit. Pra, Donald Lu ka në lojë karrierën e tij, ashtu siç ka në lojë edhe kryeministri Rama pushtetin e tij.

Duke ndjekur këtë linjë logjike, kryeministri dhe ambasadori Lu gjenden në të njëjtën linjë fronti. Së bashku, secili nga pozicioni i tij, kanë shënjestruar opozitën zyrtare dhe po “flirtojnë” me deputetë të veçantë të saj. Qëllimi është që të arrihen më së paku 94 vota për të votuar të enjten projektin e Reformës në Drejtësi.

Presioni i Ramës, nëpërmjet pushtetit financiar të deputetëve të tij biznesmenë, si edhe presioni i ambasadorit amerikan për bllokim vizash, mund të detyrojnë deputetë të opozitës që të votojnë draftin, në kundërshtim me linjën zyrtare të opozitës.

Por, pasoja e kësaj sjelljeje politike nuk mund të parashikohen. Opozita do të jetë e shkatërruar dhe rreziku për demokracinë do të jetë i lartë. Është një nismë e rrallë diplomatike për të goditur opozitën dhe për t’i dhënë pushtetit super-pushtet, qoftë kjo edhe me dëshirën e mirë për të forcuar sistemin e drejtësisë.

Pas datës 21 korrik, Shqipëria mund të ketë një panoramë të re; një sistem drejtësie drejt pastrimit, siç premtojnë mbështetësit e draftit, si edhe një mbi-pushtet politik, i cili garanton se nuk do të ndikojë tek gjyqtarët dhe prokurorët. Pra, edhe nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, shqiptarët do të fitojnë një drejtësi të pastër, por do të humbin opozitarizmin dhe, rrjedhimisht demokracinë.
Është parimi i vjetër sa vetë shteti-mjeti justifikon qëllimin.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Meta: Reforma në Drejtësi votohet të enjten, Basha me premtoi votat e PD-së

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025

Bonucci po mendon punën si trajner, tregon klubin ku ëndërron të punoj

14:20 : 18/05/2025

Shkeli protokollin, Papa Leon XIV përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

14:11 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com