• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Ja si u dekonspirua hetimi për gjyqtaren Majlinda Andrea

21:31 : 17/07/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Hetimi i Prokurorisë që u finalizua me pezullimin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea për korrupsion, nuk kishte asnjë shans të zhvillohej pa u dekonspiruar.

Prokuroria për Krime të Rënda kishte disa javë që po hetonte në fshehtësi disa persona, të cilët po përpiqeshin që të blinin me një shumë të konsiderueshme parash një vendim në Gjykatën e Lartë.

Hetimi u zhvillua në fshehtësi të plotë dhe faktet e mbledhura dëshmonin se sarandjotët Ilia Çabiri e Eleni Lino, si edhe fieraku Petraq Dashi, kishin përgatitur terrenin, në bazë të të cilit do të fitonin në mënyrë të padrejtë një sipërfaqe rreth 40 hektarë tokë në Butrint.

Për të realizuar qëllimin e tyre, ata vihen në kontakt me bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea, Odhisean, i cili është edhe këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë.

Majlinda Andrea ishte një prej tre anëtarëve të trupit gjykues që do të shqyrtonin çështjen e Çabirit dhe Linos në Gjykatën e Lartë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se fieraku Dashi dhe Odhisea kishin rënë dakord që të paguheshin 50 mijë euro dhe vendimi do të ishte në favor të personave që jepnin paratë. Afera ishte e qartë dhe ky ishte një rast që duhej ndjekur në dinamikë nga Prokuroria për Krime të Rënda, me qëllim që të evidentoheshin faktet konkrete të korrupsionit.

Ky është momenti kur duket se hetimi filloi të bëhej “publik”. Për të realizuar kqyrjen e shkëmbimit të parave, Prokuroria angazhon Forcën Operacionale në Policinë e Shtetit, e cila është struktura përgjegjëse për këto lloj operacionesh. Agjentët në terren arritën të fiksonin pasditen e 11 korrikut momentin kur Petraq Dashi i jep paratë Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares Andrea. Puna në terren ishte për t’u vlerësuar, por këtu nis “zbërthimi” i hetimit, i cili deri në atë moment ishte zhvilluar në konspiracion të plotë.

Paraditen e së nesërmes, në datë 12 korrik 2016, trupa treshe e Gjykatës së Lartë, ku ishte pjesë edhe Majlinda Andrea, jep vendimin në favor të sarandjotëve Çabiri dhe Lino. Ndërkohë që pronarët e rinj nisin të gëzohen për fitoren, gjyqtarja Andrea dhe bashkëshorti i saj vihen në dijeni se janë nën survejim dhe hetim. Është e vështirë për t’u përcaktuar në këtë moment se cili ose cilët mund të jenë personat që kanë njoftuar gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj se ndaj tyre po zhvillohet hetim.

Burime konfidenciale nga grupi hetimor kanë një pistë, për të cilën nuk mund të shprehen me garanci se qëndron. Por disa fakte edhe lidhen. “Boldnews.al” nuk mund të marrë përsipër saktësinë e informacionit, por po e përcjell në mënyrë integrale, siç është informuar nga hetues të çështjes. Sipas tyre, informacioni mund të ketë dalë nga zyrtarë të lartë të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit, të cilët kohët e fundit kanë lidhje të ngushta me avokatë që njihen si miqësi të ngushta me gjyqtaren Majlinda Andrea.

Një avokat i njohur, dikur zyrtar i lartë në hierarkinë e sistemit të drejtësisë, ka treguar interes për këtë hetim, pak orë pasi ishte dhënë vendimin në favor të sarandjotëve. Të nesërmen, gjyqtarja Majlinda Andrea nuk është paraqitur në punë, ndoshta e shqetësuar për hetimin që po zhvillohej rreth saj.

Avokati i njohur, nga ana tjetër, është parë shpesh në publik kohët e fundit nën shoqërinë e drejtuesve të Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe ndoshta kjo lidhje mund të ketë shërbyer si kanal informacioni lidhur me veprimet vëzhguese ndaj bashkëshortit të gjyqtares.

Pas këtyre lëvizjeje të shpeshta të dy ditëve të fundit, bashkëshortët Andrea vendosin të zhvillojnë një udhëtim jashtë Shqipërisë. Kjo shëtitje fundjave duket se e ka ndihmuar bashkëshortin e gjyqtares, Odhisenë, që t’u shpëtojë përkohësisht prangave, të cilat u urdhëruan t’i vendosen nga Gjykata e Lartë. Vendimi për arrestimin e tij është marrë nga kolegët e bashkëshortes së tij, të cilët gjithashtu vendosën pezullimin nga detyra të vetë gjyqtares, Majlinda Andrea.

(Boldnews)

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ja çfarë sakrifice bën një tifoz për të takuar Messin në Ibiza (FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025

Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision

16:12 : 18/05/2025

Zbulohen 625 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

15:49 : 18/05/2025

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com