• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Tahiri nisin goditjen dhe arrestimin e njerëzve të Metës

19:43 : 11/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit ka bërë për herë të parë një referim për akuzën e korrupsionit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për arrestimin e sotëm të zv. Drejtori të Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labin. Burime për Boldnews.al konfirmojnë se Labi është një zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi.

Iljaz Labi dyshohet për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë” ndërsa në pranga kanë rënë edhe administratorët e 4 kompanive private. Të gjithë këta janë arrestuar për procedura të dyshimta të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.

Prokuroria e Krime të Rënda nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Burime për Boldnews.al nga organi i akuzës, bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka dërguar referim vetëm për zyrtarin e LSI, Iljaz Labin ndërsa nuk e ka bërë një gjë të tillë për 4 drejtuesit e kompanive private.

Në referim përcillej informacioni se disa kompani private, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, përfshiheshin në mënyrë fiktive në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas informacionit paraprak, dyshohej se këto kompani private realizonin qëllimin e tyre duke bashkëpunuar me zv. Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin, në bazë të të cilit rezultoi si vijon: Administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakort për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentat e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata benin. Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë me fakte konkrete se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936.

Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekë të reja te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.

Kështu, policia e ministrit Tahiri e ka konkretizuar suksesin në luftën ndaj korrupsionit duke vënë në pranga një përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo shpjegon edhe zërat që qarkullojnë se përse Ilir Meta kërkon me domosdoshmëri largimin e Tahirit nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm.

Megjithatë, Lëvizja Socialiste për Integrim distancohet nga ky arrestim i zyrtarit të saj. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një mesazh të dërguar mediave bën me dije se me kohë kishte kërkuar shkarkimin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi.

“T’i provojë akuzat ndaj tij para drejtësisë si qytetar i çliruar nga funksionet publike”– thuhet në reagimin e Manjanit.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Bosnja në ditë zie për 21-vjetorin e masakrave të Srebrenicës

TË GJITHA

Rinumërimi i votave për Tiranën, Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin

09:41 : 18/06/2025

U arrestua me armë e drogë/ Kush është Fabian Muçollari, vite më parë vrau bashkëmoshatarin e tij

09:28 : 18/06/2025

“Thyente” banesa, vidhte automjete, monopatina dhe portofola, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

09:22 : 18/06/2025

Mbyllet përkohësisht ambasada e SHBA në Jerusalem

09:18 : 18/06/2025

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

09:07 : 18/06/2025

Merz: “Irani është një regjim terrori”

09:04 : 18/06/2025

“S’ka negocita”/ Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin

08:58 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com