• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Zbulohet plani i errët Veliaj-Bollino për kthimin e Shqipërisë në kosh plehrash

09:52 : 11/07/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

ME BEKIMIN E KRYEMINISTRIT EDI RAMA një histori e rrezikshme pushteti dhe paraje po zhvillohet këto ditë në Tiranë, kur e gjithë vëmendja është përqëndruar në Reformën në Drejtësi.

Historia nis në vitin 2014, kur Lulëzim Basha, kryetar i djathtë i Bashkisë së Tiranës dhe Shkëlqim Cani, ministër i majtë i Financave kishin të njëjtin qëndrim, megjithëse të pakoordinuar ndërmjet tyre, për të mos lejuar dhënien me koncension të përpunimit të mbeturinave të Tiranës.

Por, ndërmjet këtyre dy personave publikë gjendej Carlo Bollino, italo-shqiptari kontrovers, mik me kryeministrin Edi Rama dhe “agjent ndërmjetësues” për çdo investitor italian që synon të shtrijë ekspansionin ekonomik në Shqipëri.

Burime të sigurta pranë qeverisë, deklarojnë për “Boldnew.al” se në mesin e vitit 2014, Bollino ka tentuar në të gjitha format për të afruar në Tiranë kompaninë “AGSM”. Kjo kompani kishte shprehur interes që të merrte me koncension përpunimin e mbeturinave në Tiranë. Në filozofinë e kësaj kompanie përcillej idea “inovatore” e ndarjes së mbeturinave sipas llojit të tyre. Në fakt, për Shqipëri, kjo lloj ndarje nuk është realizuar ndonjëherë, por thuajse në çdo vend europian, një proces i tillë është rutinor. Pra, “AGSM-Verona” nuk kishte asgjë të veçantë nga kompanitë e tjera. Për më tepër, Shkëlqim Cani nuk ishte aspak dakord për realizimin e një marrëveshje të tillë koncensionare, pasi kishte dyshime mbi rezultatin ekonomik të saj. Po ashtu, edhe kryebashkiaku i asaj kohe, Lulëzim Basha, refuzoi të nënshkruante një marrëveshje të tillë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Disa muaj më vonë, në Qershor 2015, një prej penguesve të kësaj marrëveshje, Lulëzim Basha, largohet me votë nga pozicioni i kryebashkiakut, duke u zëvendësuar nga pasuesi i kryeministrit Rama, Erjon Veliaj.
Në Shkurt 2016, kryeministri Rama shkarkon nga detyra Shkëlqim Canin, “pengesën” e dytë të marrëveshjes koncensionare. Deri më sot, askush nuk di të thotë publikisht se përse u largua Shkëlqim Cani nga detyra e tij. Natyrisht, financat në Shqipëri janë në një situatë shumë të vështirë, por diçka e tillë nuk pranohet nga Edi Rama. Pra, duket se një arsye shumë e fortë e ka detyruar kryeministrin të largojë ekonomistin me përvojë nga qeveria e tij. Në ambjentet politiko-mediatike, u disktua shpesh se arsyeja lidhej me kundërshtinë e Canit për projektet koncensionare të qeverisë, ku natyrisht përfshihet edhe koncensioni për përpunimin e mbeturinave të Tiranës.

Duke i renditur lëvizjet sa më sipër, nis të plotësohet “puzzle” financiaro-politik. Dhe, roli i Bollinos duket se rikthehet fuqishëm. Nëpërmjet shfrytëzimit të lidhjeve të tij në Shqipëri dhe Itali, Bollino duket se realizon projektin e koncensionit për mbeturinat e Tiranës. Ky skenar është bëhet akoma më bindës, pasi “Boldnews.al” mësoi se Bollino është shoqëruesi kryesor i kryebashkiakut Veliaj gjatë vizitës së tij në Verona.

Carlo Bollino, i cili njihet prej vitesh në Tiranë si editor i suksesshëm mediash, prej fitores politike të Edi Ramës në vitin 2013, prezantohet si një biznesmen i fuqishëm. “Boldnews.al” ka raportuar më parë për disa kompani të tij, si edhe bizneset e familjarëve të moshuar të bashkëshortes shqiptare.

Sfida e tij për t’u përfshirë në industrinë e përpunimit të mbetjeve urbane mund të justifikojë edhe përfshirjen e mediave të tij kundër një tjetër sipërmarrësi italian në Shqipëri, Francesko Beketi. Edhe ky i fundit, investitor prej shumë vitesh në vendin tonë, ka pasur si qëllim primar përfshirjen në përpunimin e mbeturinave të Tiranës.

Pra, duket se dy italianë, me fuqi ekonomike dhe mbështetje politike të ndryshme, u përplasën për mbeturinat e kryeqytetit shqiptar. Duke ndjekur këtë logjikë, deri më tani duket se i fituar është Bollino, pavarësisht se Beketi nuk është tërhequr dhe është në proces arbitrazhi me qeverinë shqiptare, pas një hetimi të nisur ndaj tij për “pastrim parash”.

Bollino ishte pjesë e “delegacionit hije” të kryebashkiakut Veliaj në Verona dhe me shumë mundësi është “kumbar” i kompanisë “Eco Tirana”, e krijuar në 22 qershor 2016 dhe është një “joint venture” mes Bashkisë së Tiranës me 51% të aksioneve dhe Bashkisë së Veronas, e cila përfaqësohet nga “HOLDING AGSM ALBANIA”, me 49% të aksioneve. Kompania “HOLDING AGSM ALBANIA” është një kompani publike e Bashkisë së Veronas, ku një prej administratorëve është një tjetër figurë kontroverse në Itali, Andrea Miglioranzi.
Portali “exit.al” e përshkruan Miglioranzin një “neofashist”, nisur nga e shkuara e tij. Sipas “exit.al”, anëtari i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanite ortake të AGSM-së) është Andrea Miglioranzi, një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane. Në gjysmën e dytë të viteve ‘90-të Miglioranzi, atëherë eksponent i shoqatës Veneto Fronte Skinheads dhe drejtues i Projektit Kombëtar (lëvizje neofashiste), ishte ndër të parët persona të dënuar me burg në Itali për nxitje të urrejtjes racore”.

E megjithatë, pas një të kaluare jo shumë komode me drejtësinë, Miglioranzi përfshihet në fushatën elektorale, në të cilën zgjidhet si kryebashkiak i Veronas, Flavio Tosi. Dhe ky i fundit nuk ia harron ndihmesën, duke e vendosur një prej administratorëve të kompanisë publike “AGSM Verona”.

Nga e gjithë kjo histori, mbetet për t’u vlerësuar nëse do të realizohet ose jo “profecia” e ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, i cili ka paralajmëruar se ky koncension nuk duhet realizuar, pasi ai rrezikonte financat e Bashkisë.

Por, ajo që tashmë dihet është se, pasi u larguan disa nga “kundërshtarët” e projektit, secili në llogoren e tij, projekti është nënshkruar. Lulëzim Basha, Shkëlqim Cani dhe Francesko Beketi, tre personazhe që nuk lidhen me njëri-tjetrin, janë njëlloj humbës në qëndrimin për këtë projekt, përballë pushtetarëve aktualë, Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Carlo Bollinon.

Dokumetat:
Ekstrakt Holding AGSM Albania

Ekstrakt eko tirana

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Goditet trafiku i drogës, kapen 92 kg në serbatorin e kamionit. Arrestohen 2 persona (FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com