• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje ekskluzive të propozimit të Nuland, ndërkombëtarët kontrollojnë “Nenin 88”

21:44 : 11/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland vizitoi Tiranën të dielën me qëllimin e vetëm për t’i propozuar palëve formulën përfundimtare për “Nenin 88” të Komisionit të Venecias, si pjesë e draftit të reformës në drejtësi.

Boldnews.al ishte e para që informoi pak ditë më parë për një propozim të ri i cili ndodhej në duart e Kryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Madje agjencia jonë e lajmeve publikoi edhe detaje të këtij propozimi, siç ishte krijimi i një komisioni Ad-Hoc me anëtarë të barabartë mes dy forcave politike.

As më pak dhe as më shumë, ky propozim ishte i Viktoria Nuland që i kishte dërguar Xhafajn nëpërmjet emisarit të saj Donald Lu përpara se ajo të shkelte tokën shqiptare. Boldnews.al mëson se në propozimin që i është prezantuar edhe kryedemokratit Lulzim Basha do të jetë krijimi i një komisioni Ad-Hoc me 12 anëtarë që do të ketë funksionin e zgjedhjes së figurave të drejtësisë, ose e thënë ndryshe procesi i të ashtuquajturës “Vetingu”. Anëtarët do të ndahen më mënyrë të barabartë mes dy forcave politike, pra PS+Aleatët 6 anëtarë dhe PD+Aleatët 6 anëtarët e tjerë.

Të 12 anëtarët do të vijnë nga trupa gjyqësore, prokurorë, magjistratë, avokatë dhe juristë. Por në dallim nga propozimi i Lulzim Bashës ku kandidatët për këtë komision Ad-Hoc do të vinin si propozim i Gjykatës Kushtetuese, kësaj here ndërkombëtarët kanë vendosur që t’i përcaktojnë ata kandidaturat. Për ta thjeshtëzuar më tej, ndërkombëtarët do të propozojnë p.sh 30 kandidatura për komisionin Ad-Hoc (Vetingun) dhe nga këto kandidatura partitë politike do të zgjedhin 12 prej tyre.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Burime nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi thanë për Boldneës.al se propozimi i ri garanton skanimin e paanshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve falë mbikëqyrjes së rreptë të komisionit që përbëhet nga anëtarë të opozitës dhe mazhorancës, si dhe përzgjedhjes së kandidaturave nga ekspertët ndërkombëtarë.

“Ky është një propozim hibrid, që ka elemente nga idetë e qeverisë dhe elementë nga idetë e opozitës dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time dhe ç’është më e rëndësishmja ka mbështetjen e gjerë të Uashingtonit dhe lidershipit tonë.”– u shpreh Viktoria Nuland ndërsa iu shmang pyetjes për rolin e ndërkombëtarëve në Komisionin Ad-Hoc.

Ndërkohë ky propozim është përqafuar nga kryeministri Edi Rama i cili sërish kërkoi të merrte meritat se i kishte hapur krahun opozitës.

“Pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi, mësojeni, është jo se kush do mbushi me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi prej nga vjen uji. Që do të thotë, si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. E nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.”- u shpreh kreu i qeverisë.

Rama madje u shpreh se ky propozim ishte përgjigja e kërkesës së përsëritur të opozitës.

“Formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur e të stërpërsëritur pa pushim të PD dhe unë habitem se pse PD nuk po thotë, “PO”, e lumtur.”- shtoi më tej Rama.

Basha pritet të shfaqë sërish rezistencë

Por teksa të gjithë e cilësuan propozimin e Viktoria Nuland si një zgjidhje për t’i dhënë fund pazareve të trafikimit të deputetëve, për Partinë Demokratike ky është një gol i radhës. Në propozimin e SHBA, Partia Demokratike nuk do të ketë ndonjë rol të veçantë mbi “Vetingut”, pasi kandidaturat do të zgjidhen nga ndërkombëtarët. Për këtë kryedemokratik Lulzim Basha nuk shprehu dakordësinë e menjëherëshme pas takimit me Viktoria Nuland.

“Pati, diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera. Padyshim këto propozime do të jenë pjesë sa na përket ne e rrugëzgjidhjes. Ajo që mbetet për tu konfirmuar është vullneti i palës tjetër. Pala jonë ka një propozim mbi tavolinë, ka vullnetin të diskutojë këtë propozim.”– u shpreh Basha duke i qëndruar propozimit të bërë ditën e premte.

I lëkundur nga propozimi i Nuland, Basha kërkoi dy ditë kohë për të dhënë fjalën e fundit për formulën e re të “Nenit 88”. Por burime të sigurta nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për Boldnews.al se Basha do të bëjë rezistencë ndaj këtij propozimi. Ai do të përdorë kartën e nacionalizmit duke thënë se propozimi i ri cënon sovranitetin e shetit.

Megjithatë në konferencën për mediat, Nuland la një derë të hapur për rolin e ndërkombëtarëve në propozimin e ri duke i paraprirë edhe këtij pretendimi të Partisë Demokratike.

 “Është e bazuar në dëgjimin shumë të mirë që u ka bërë palëve ambasadori Lu dhe homologia e tij e Bashkimit Evropian. Synon të kombinojë një nivel të duhur të monitorimit ndërkombëtar me një mbrojtje të fortë të sovranitetit shqiptar.”- deklaroi zëvendës ndihmës sekretarja amerikane.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kujdestarja dhunon të moshuarën me Alzaimer (Video tronditëse)

TË GJITHA

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com