• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje ekskluzive/ Prapaskenat që do të miratojnë reformën në drejtësi

22:47 : 06/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Thirrja e përsëritur e ambasadorit amerikan Donald Lu për votimin e draftit të reformës në drejtësi më 21 korrik, e ka detyruar klasën politike që të lëviz gurët për gjetjen e një konsesusi. Burime konfidenciale brenda Partisë Socialiste konfirmojnë për Boldnews.al, se në duart e kryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ndodhet një propozim i ri për opozitën.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që do të japë zgjidhje ngërçit të krijuar në nenin 88 të Komisionit të Venecias. Drafti që është hartuar nga Xhafaj e që pritet të propozohet në ditët në vijim, do të jetë një variant i ngjashëm me “vendet e rezervuara”. Por në dallim nga “vendet e rezervuara”, formula e re ka të bëjë me “vende bosh” që do të zgjidhen me një mënyrë të re nga partitë politike.

Për ta konkretizuar këtë mekanizëm, le të marrim rastin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. KLGJ do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga të cilët do të jenë gjyqtarë dhe do zgjidhen me votim nga të gjithë gjyqtarët e vendit, kurse pesë të tjerë opozita ka kërkuar “vende të rezervuara” ku emërimet të vijnë nga parlamenti. Me variantin e Xhafajt, pritet që 5 pozicionet të shkurtohen në 4 të tilla, ndërsa një anëtar do të zgjidhet nga pedagogët jogjyqëtarë të Shkollës së Magjistraturës. Pra, në total sistemi i drejtësisë do të përzgjedhë 7 anëtarë ndërsa politika do të ketë 4 përfaqësues të saj.

Drafti i Xhafajt për nenin 88 të Komisionit të Venecias, ka edhe metodën sesi do të emërohen këta 4 anëtarë. Për këtë do të krijohet një komision Ad-hoc me pjesëtarë të barabartë nga opozita dhe mazhoranca për të emëruar 4 anëtarët e KLGJ-së. Ndryshe nga “vendet e rezervuara” ku mazhoranca dhe opozita propozojnë emrat dhe i çojnë në parlament, varianti i “vendeve bosh” do të zgjidhet nga komisioni Ad-Hoc i cili do të kalojë në sitë kandidaturat të cilat do të votohen në parlament jo me 2/3 por me 3/5 e deputetëve.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në rast se palët politike do të dështojnë në zgjedhjen e kandidaturave, atëhere zgjedhja e anëtarëve të KLGJ-së mes emrave të propozuar nga secili grupim propozues nuk do të bëhet më nga Kuvendi, por nga Këshilli i Lartë i Emërimeve.

E njëjta procedurë për KLGJ-në pritet të ndiqet edhe për 3 institucionet e tjera: Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Dy të fundit janë edhe institucionet që përbëjnë të ashtuquajtur Vetingu.

Një variant i ngjashëm është prezantuar sot edhe nga Partia Demokratike. Pas një mbledhjeje me grupin parlamentar, Lulzim Basha konfirmoi se më 24 qershor opozita i kishte dërguar mazhorancës një formulë të re kompromisi për reformën në drejtësi, duke hequr dorë nga formula e “vendeve të rezervuara”.

“E rëndësishme është që formula jonë është bazuar në dokumentin themelor ndërkombëtar, opinioni final i Venecias, mbi të cilin nuk mund të ketë asnjë institucion tjetër”– u shpreh sot Basha pas mbledhjes me grupin parlamentar.

Formula e opozitës parashikon ngritjen e një komisioni ad hoc parlamentar me 12 deputetë, me përfaqësim të barabartë të palëve. Ky komision përzgjedh me votë të fshehtë kandidatët e organeve të vetingut, që vijnë si propozim nga Gjykata Kushtetuese.

Pas presionit ndërkombëtar për klasën politike, duket se tashmë është krijuar një klimë se reforma në drejtësi do të votohet me konsesus. Të paktën këtë la të kuptohet edhe nëpërmjet një statusi në Facebook, deputeti Nard Ndoka i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Takimi sot me Opozitën, informim mbi propozimin e ri, për të mundësuar konsensusin maxhorancë-opozitë. Kontaktet do jenë të vazhdueshme në ditët në vijim me të gjithë faktorin politik në Kuvend dhe me institucionet ndërkombëtare. Opozita me propozimin e ri një hap më afër kompromisit.” – shkruan Ndoka në profilin e tij.

Donald Lu nis takimet me deputetët demokrat

Ambasada Amerikane në Tiranë ka nisur konsultimet politike intensive për të gjetur një zgjidhje për votimin e reformës në drejtësi. Donald Lu është takuar me deputetë të veçantë të Partisë Demokratike ku i ka kërkuar konsesusin për votimin e reformës në drejtësi. Mediat kanë fotografuar Donald Lu duke konsumuar një kafe me ish Ministren e Integrimit dhe deputeten demokrate Majlinda Bregu. Zonja Bregu nuk dha detaje nga takimi me zotin Lu, por tha se kishte patur një bisedë shumë të mire me ambasadorin për nevojën e miratimit me kompromis të reformave të mëdha.

Por burime të sigurta për Boldnews.al raportojnë se ky nuk ka qënë takimi i vetëm i ambasadorit amerikan. Më herët, Donald Lu është takuar me deputetin demokrat Astrit Patozi ku përsëri ka diskutuar për reformën në drejtësi. Një tjetër takim ka zhvilluar edhe me deputetin Eduard Selami i cili është edhe një qytetar amerikan.

Biden viziton Shqipërinë në muajin gusht

Vizita më e rëndësishme e një zyrtari të huaj në vendin tonë për këtë vit, ngulmon me atë të zv. Presidentit të SHBA, Joe Biden në muajin gusht. Burime për Boldnews.al nga Ambasada Amerikane konfirmojnë se Biden duhet të ketë në tryezë reformën në drejtësi të votuar me konsesus nga palët politike.

Biden pritet të shohë nëse politika në kuvend do të dëshmojë me votë nëse mbështet reformën në drejtësi, për të cilën SHBA janë investuar përmes misionit OPDAT, dhe negociatave të ndërprera të kryediplomatit Donald Lu.

Ndërkohë për të lobuar për miratimin e reformës në drejtësi, në Tiranë pritet të jetë të dielën nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland, si pjesë e turit të saj ballkanas.

Në kryeqytetin shqiptar Nuland do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë, krerë të partive politike por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ministri Ahmetaj në pozicion të sikletshëm (Fotolajm)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet me sukses operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025

Elbasani bën gati 5 largime të rëndësishme, në fund të majit dalin lojtarë të lirë

16:23 : 14/05/2025

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës, Alimehmeti rifiton avantazhin ndaj Tabakut

16:20 : 14/05/2025

Kampioni i Francës do të përcaktohet me “Final Four”? L’Équipe paralajmëron masa për dominimin e PSG

16:08 : 14/05/2025

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com