• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Fotoja e Edi Ramës me Obamën më 2012 u pagua 80 mijë dollarë

14:21 : 30/06/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE

Një shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi që qe akuzuar më herët se mori para “nga jashtë Amerikës” për të blerë dy bileta pjesëmarrjeje në një takim për mbledhje fondesh në San Francisko, takim që u përdor nga Rama për të pasur një foto me Obamën, foto që u përdor për fushatën elektorale shqiptare të vitit 2013.

Shqiptaro – amerikani Bilal Shehu, i cili u akuzua tre vjet më parë se kishte përdorur para të marra nga jashtë Amerikës për të siguruar një mundësi për fotografi mes Edi Ramës, në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe Barack Obama, presidenti amerikan në fushatë për rizgjedhje, pranoi fajësinë e tij në një gjykatë federale në Njuuark, Nju Xhersi në SHBA dhe pritet të dënohet, njoftoi agjencia Reuters.

Sipas Reuters dhe mediave të tjera amerikane, Shehu pranoi fajësinë duke deklaruar se në shtator 2012, ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës.

Aktakuza nuk e përmend emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters thotë se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

“Një shofer limuzine nga Nju Xhersi pranoi fajin të mërkurën se ndihmoi në transferimin e 80 mijë dollarëve kontributeve nga jashtë për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2012 në mënyrë që një nënshtetas i huaj të mund të merrte pjesë në një aktivitet fushate,” shkruan Reuters.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Por në vitin 2013, një kongresmen republikan e identifikoi ngjarjen dhe bëri thirrje për hetime mbi blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për një aktivitet për mbledhje fondesh në San Franvcisko në tetor 2012.

“Në aktivitetin e tetorit 2012, Rama, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u fotografua me Obamën,” shkruan Reuters.

Kongresmeni Dana Rohrabacher i Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Obamën u përdor për qëllime “të këqija” për të nënkuptuar një marrëdhënie mes Ramës dhe Obamës gjatë zhgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri, zgjedhje që e bënë atë kryeministër.

Prokurorët thanë se biznesmeni Shehu, banor në Nju Xhersi, shkoi në San Francisko dhe u përpoq të hyjë në aktivitetin për grumbullimin e fondeve me nënshtetasin e huaj, por këtij të fundit iu refuzua hyrja. Gjithsesi, nënshtetasit të huaj, (Ramës) iu dha mundësia të fotografohej me Obamën.

“Duke pranuar fajin sot, z. Shehu pranoi përgjegjësinë për sjelljen e tij dhe shpreh pendesë të thellë për veprimet e tij,” deklaroi avokati Alan Abramson sipas Reuters. Stafi i Obamës nuk

është vënë nën akuzë për këtë ngjarje pasi sipas prokurorëve, ka bashkëpunuar në tërësi me hetimin dhe duket se nuk ka pasur dijeni se paratë e dhëna nga Shehu kishin në fakt origjinë të huaj.

Në Shtetet e Bashkuara nuk lejohet që nënshtetas të huaj të bëjnë donacione në fushatat elektorale të këtij vendi për shkak të dëmeve që mund të sjellin para të tilla për demokracinë.

Gjithsesi, ligjet amerikane lejojnë që qeveritë apo kompanitë e huaja të paguajnë lobues në SHBA ndërsa pagesat e lobuesve dhe kontratat janë të detyrueshme të deklarohen sipas Aktit për Agjenturën e Huaj.

Udhëheqësit politikë shqiptarë kanë përdorur prej kohësh financime të tilla në SHBA me shpresë se do të bindin shqiptarët se kanë mbështetjen e zyrtarëve amerikanë ose që media e huaj shkruan mirë për ta. Në disa raste, paratë për lobuesit kanë përfunduar jo vetëm për të krijuar një imazh të mirë, por edhe për të denigruar kundërshtarin.

Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se paratë që qeveria shqiptare e ish-kryeministrit Sali Berisha i dha një kompanie lobimi në SHBA, u përdorën efektivisht për një fushatë denigruese ndaj Ramës ndërsa Partia Socialiste paguante një lobues tjetër amerikan i cili përpiqej me çdo kusht të siguronte lajme negative mbi Shqipërinë në median ndërkombëtare.

Aktualisht, në përgatitje të zgjedhjeve të vitit 2017, partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka punësuar sakaq një lobues në Uashington me kosto prej 30 mijë dollarësh në muaj ndërsa Partia Demokratike ka punësuar lobuesin e saj të vjetër Podesta.

Ndërkohë, një lobues i shumëkritikuar ka publikuar disa shkrime lavdëruese për Metën në gazetën Washington Times.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

73-year-old Bollino's father-in-law owns restaurant at the former Block (Photo)

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com