• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e efektivit të RENEA-s/ Mbyllen hetimet e prokurorisë, ja akuzat për 11 personat e grupit kriminal (EMRAT)

16:23 : 25/06/2016
në AKTUALITET

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet duke dërguar për gjykim 11 persona të dosjen “Lazarati 2”, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë RENEA-s, Ibrahim Basha.

Të gjithë janë pjesë e një grupi të strukturuar criminal lidhur me ngjarjet e qershorit 2015.
Pesë të pandehur akuzohen për “vrasjen e punonjësit të policisë”, si edhe “vrasje e punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë 5 herë e armëmbajtje pa leje.

Ndërsa 6 persona të tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Hetimi Prokurorisë:

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se një grup të rinjsh, nën drejtimin e shtetasve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015.
Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit, së bashku edhe me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policisë, me qëllim që, në zonën e tyre, të rikthehej kultivimi i lëndës narkotike cannabis sattiva, një paligjshmëri që ishte goditur në një operacion të gjerë një vit më parë (në vitin 2014).

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë. Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda akuzon shtetasit, si më poshtë:

1. Arbjon Aliko, i dtl. 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”

2. Alban Aliko, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

3. Bajram Bocia, dtl. 1993, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

4. Elvis Bocia, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

5. Elson Kazma, i dtl 1999, lindur dhe banues në fshatin Lazarat-Gjirokastër, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,

6. Xhulio Malo, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

7. Klodian Selimi, i dtl. 1986, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

8. Oltian Proko, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

9. Dervish Gaba, i dtl 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

10. Ruhan Hiraj, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

11. Iljaz Xhaferaj, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Muza e "Cupa America" sms për Messin: "Messi do të luajë me pelena në finale" (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com