• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kur prokuroria të fut në burg “pa mendje”

20:11 : 21/06/2016
në KRYESORE

Historia e Bedri Hakës i dyshuar si ndihmës i autorëve të vrasjes së Leonard Muratajt, akuzë për të cilën mori pafajësi. Por falë një gabimi të Prokurorisë së Apelit Durrës dhe “zellit” të policisë ai përfundoi sërish në pranga për të njëjtën akuzë.

Dëshira për bujë e Policisë së Shtetit dhe një neglizhencë e Prokurorisë së Apelit Durrës e shndërruan arrestimin e bujshëm të “vrasësit” të Leonard Murataj në një situatë qesharake.

Fundjavën e kaluar, Policia deklaroi me bujë se ka arrestuar Bedri Hakën nga Fushë-Kruja, si personin kryesor të vrasjes mafioze të Leonard Murataj, një prej eksponentëve kryesorë të krimit në Durrës, i cili vdiq pasi u qëllua me 4 plumba në nëntor 2014.

Bedri Haka ka qenë një prej personave të hetuar lidhur me një prej vrasjeve më të bujshme të viteve të fundit në qytetin bregdetar. Ai u dyshua se ishte i përfshirë në këtë ngjarje, pasi mjeti në pronësi të tij është përdorur nga autori i krimit ditën e ngjarjes. Fillimisht, ndaj Hakës, gjykata e Durrësit vendosi me kërkesë të Prokurorisë, masën e sigurimit “arrest në burg”, në mungesë, si person i dyshuar për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Por gjatë hetimeve, Policia dhe Prokuroria nuk arritën të siguronin prova për autorësinë e tij në vrasjen e Muratajt dhe, në përfundim, ai u akuzua vetëm për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Gjatë gjykimit të tij në mungesë, gjykata e shkallës së parë në Durrës e dënoi atë me një vit burgim. I pandehuri Haka e ankimoi vendimin e fajësisë dhe Gjykata e Apelit Durrës rrëzoi provat ndaj tij, duke e shpallur në pafajshëm.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Këtu përfundon historia gjyqësore e Bedri Hakës lidhur me vrasjen në qendër të Durrësit të Leonard Murataj.

Ai tashmë ishte i lirë dhe lëvizte pa problem në rrugët e Fushë-Krujës, Durrësit dhe Tiranës. Por, ai nuk kishte si të dinte se Prokuroria e Apelit të Durrësit nuk kishte lëshuar urdhërin e ekzekutimit për pafajësinë e tij, në bazë të të cilit të njoftohej edhe Policia e Shtetit se Bedri Haka nuk ishte më person në kërkim.

Kjo neglizhencë, e shoqëruar edhe me faktin se Policia e Shtetit, pavarësisht se e dinte ecurinë e akuzave ndaj Hakës, sërish e arrestoi atë për vrasje, i dhanë historisë tragjike disa nota qesharake.

Të shtunën e javës së kaluar, në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqëndruar tek Kampionati Europian i Futbollit, Policia synoi të merrte disa nota pozitive në luftën kundër krimit.

Në një aksion gati hollivudian, Policia e Durrësit arrestoi pas një ndjekje me makinë, Bedri Hakën, ndaj të cilit vijonte të qëndronte në fuqi masa e “arrestit në burg”, pavarësisht se ai ishte shpallur i pafajshëm.

Pa kryer asnjë veprim paraprak, arrestimi i Hakës u publikua menjëherë, duke e etiketuar atë si vrasësin e Leonard Muratajt. Në fakt, e vërteta rezulton tërësisht ndryshe dhe këtë e di shumë mirë edhe Policia e Durrësit.

Në nëntor 2015, oficerët e Policisë i kanë sugjeruar Prokurorisë së Durrësit që ndaj Bedri Hakës të ngrihet akuza e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Pra, Policia ka qenë e bindur se ai nuk është autori i vrasjes së Leonard Muratajt. Prokuroria e Durrësit e ka pranuar sugjerimin e Policisë dhe për këtë akuzë kërkoi dënimin e tij, i cili iu rrëzua nga Gjykata e Apelit.

Pra, në asnjë rrethanë, arrestimi i Hakës nuk duhej lidhur me autorësinë e vrasjes së Muratajt dhe për këtë fakt ishte tërësisht në dijeni Policia e Durrësit. Gjithësesi, e gjendur para faktit se pjesa më e madhe mediatike e kuptoi se njoftimi për vrasësin ishte, në rastin më të mirë lapsus, zyrtarët e Policisë së Shtetit nisën të shpërndanin përgjegjësinë tek njëri-tjetri. Vetëm për këtë ngjarje, Policia bëri të shtunën tre njoftime rresht, ku në të parin njoftonte arrestimin, ndërsa në dy të tjerët mundohej të shpjegohej se përse ishte nxituar.

Të hënën, Gjykata e Durrësit verifikoi kushtet e masës së sigurisë ndaj Bedri Hakës, duke e lënë në fuqi masën e arrestit deri sa nga ana e avokatit të sigurohet vendimi i pafajësisë së dhënë nga Apeli i Durrësit. Në bazë të këtij verifikimi, Haka rifiton sërish lirinë, ndërkohë vrasja e Leonard Murataj vijon të mbetet e pazbardhur.

(Boldnews)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

UkrainëPoloni 0-1, ja kush është lojtari i ndeshjes sipas UEFA-s

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com