• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

A ka hapur portal lajmesh Erion Braçe?

22:05 : 21/06/2016
në KRYESORE

Nga Boldnews.al

Mania për të hapur një portal online duket se ka infektuar edhe politikanët. Sëfundmi në rrjetet sociale po qarkullon një portal lajmesh me emrin “Skandal.al”, ku nuk ka asnjë të dhënë sesi është krijuar dhe kush e administron.

Nëse klikon në faqen “Skandal.al”, vështirë është për të gjetur një numër kontakti, një adresë të saktë apo një emër gazetari që shkruan për të. Gjithashtu edhe Editorialet që përgjithësisht e kanë një autor që vetëidentifikohet, në këtë portal janë anonim.

Por ajo që bie në sy janë materialet ekskluzive të dala më tepër nga kryesia e kuvendit, qëndrimi radikal ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe postimet e njëpasnjëshme të lajmeve nga Erion Braçe. Ky i fundit në disa raste ka dalë zbuluar që qëndron pas këtij portali, pasi disa postime në llogarinë e tij në Facebook janë bërë lajme në “Skandal.al”.

Dokumenta dhe faksimile tepër konfidenciale janë një tjetër provë që ky portal administrohet nga një politikan i mazhorancës, dhe për më tepër nga një socialist. Nga asnjë media nuk është e mundur të sigurohen me dhjetra foto apo dokumenta të përgjimeve të kryera nga Ministria e Mbrojtjes në qeverisjen “Berisha” apo edhe letër-këmbime të dala nga Partia Socialiste.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Vija editoriale e këtij portali shihet qartë që është kundër Partisë Demokratike dhe disa herë kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në disa shkrime radhazi “Skandal.al” ka provokuar jo pak krisje në koalicionin qeverisës me shkrime duke i kërkuar llogari Ilir Metës për qëndrimin e tij për reformën në drejtësi.

Gjithashtu në shumë lajme shihen sulme të drejtëpërdrejta ndaj ministrave të LSI. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është sulmuar se përse nuk po reagon kundër kryeprokurorit Adriatik Llalla për çështjen e përgjimeve. (kliko linkun). Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është akuzuar për favorizim biznesesh duke rrënuar infrastrukturën rrugore. (kliko linkun) Nga sulmet nuk ka mundur t’i shpëtoj edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti për kontrollin ushqimor në vend. (kliko linkun)

Pjesë e kësaj intrige mediatike janë përfshirë edhe zërat kritik brenda Partisë Socialiste, kundër kryeministrit Edi Rama. Kështu për Ben Blushin apo Fatos Nanon janë bërë editoriale nga “Skandal.al” duke i trajtuar këto dy figura si të këqijat më të mëdha të Partisë Socialiste.

Familja Berisha kryeson numrin e sulmeve të bëra nga portali “Skandal.al”. Nga ish-kryeministri, djali i tij por edhe nusja e re e sapohyrë në familjen Berisha kanë qënë pjesë e një sërë lajmesh denigruese. Dihet qartë që në parlament, armiku numër 1 i ish-kryeministrit Sali Berisha mbetet deputeti socialist Erion Braçe. Ky i fundit, madje është përjashtuar njëherë për 10 ditë nga seanca parlamentare pas një sherri verbal me ish kryeministrin Berisha.

Në të gjitha rastet, shkrimet janë me paragrafe të përbëra nga një fjali me tituj tepër të gjatë, metodë kjo e përdorur nga ish gazetari, aktualisht deputeti socialist Erion Braçe kur shkruan në profilin e tij në Facebook. Mesa duket rikthimi i në profesionin e gazetarisë për Braçen mbetet një dëshirë që po e formalizon me portalin intrigues “Skandal.al”. Duhet kujtuar se 3-4 vite më parë, një revistë mbante këtë emër. Dhe në atë kohë dyshimet ishin se pas saj qëndronte  Erion Braçe i cili e përdorte për të rrëzuar qeverinë “Berisha”. Po tani për çfarë do ta përdor portalin “Skandal.al” Erion Braçe, për të fituar ndaj PD apo për të sulmuar LSI?

1 2 3 5

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Pamje emocionuese, Kombëtarja nderon tifozin francez që nuk i braktisi asnjëherë (FOTO)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com