• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

“Mbështetje për shoqërinë civile” / Milionat e qeverisë për OJF-në e Karlo Bolinos

10:24 : 19/06/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE

Një nga bosët e medias në Shqipëri, italiani Karlo Bolino, ka arritur të zhvasë nga taksat e shqiptarëve miliona lekë.

Madje, ai ka marrë me qira me çmime qesharake edhe disa prona publike, të cilat i shfrytëzon, siç është edhe “Bunk’art”, në Tiranë, një bunker ushtarak, i hapur për publikun para pak kohësh. Bunkeri u rikonstruktua me paratë e shqiptarëve, ndërsa mësohet se ka kushtuar rreth 100 mijë USD.

Dyshimet për “Bunk’art”

Një shoqëri italiane, “Spazio Eventi Albania” bëri edhe rikonstruksionin, deri sa u hap vitin e kaluar. Më pas, me disa procedura të dyshimta nga ministria e Kulturës, apo ajo e Mbrojtjes, ia kaluan në administrim OJF-së “Qendra URA”, që ka të dhëna se është nën administrimin e manjatit italian, që vepron në Shqipëri prej më shumë se 25 vitesh, fillimisht me “Gazeta Shqiptare” e “News 24” dhe tashmë me “Shqiptarja.com” dhe “Report TV”.

Boldnews.al ka bërë një investigim të mënyrave sesi Bollino ka përfituar paratë. Ai ka regjistruar në Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile një OJF (lista e OJF-ve në Tiranë:http://www.amshc.gov.al/web/ojf/Qarku-Tirane.htm). OJF-ja me numër rendor 210, “Qendra Ura”, ka si administrator shtetasin Ergys Gezka, i cili rezulton se është drejtues edhe i një OJF-je tjetër. Në këtë listë, “URA” ka edhe një nipt L21721454C. Boldneës.al bëri një kontroll të thjeshtë në QKR, por nuk kishte asnjë subjekt të regjistruar me këtë nipt.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Më pas, Boldneës.al kontrolloi në listëpagesat e Thesarit të Shtetit, për këtë OJF. Nga të dhënat e përfituara ka rezultuar se në pagesat e 31 dhjetorit të vitit 2014, kjo OJF ka marrë rreth 50 milionë lekë të vjetra. Ministria e Kulturës i ka dhënë 40 përqind të kontratës me numër 5208 të datës 11 nëntor 2014. Mësohet se në shpjegimet e kësaj pagese, është edhe një VKM me numër 596 e datës 10.09.2014. Sipas kontrollit. Kjo VKM e Këshillit të Ministrave, bën fjalë fjalë për përdorimin e fondit rezervë. Janë dhënë 77.5 milionë lekësh për shpenzime korente dhe 6.5 milionë lekë për shpenzime kapitale, për përballimin e shpenzimeve për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit për disa ministri dhe institucione dhe konkretisht për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Kulturës. Me këtë VKM janë mbuluar edhe shpenzimet e ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri.

Pra, OJF-ja e Bolinos ka marrë rreth 50 milionë lekë, me kontratën 5208 të ministrisë së Kulturës. Po çfarë është kjo kontratë? Për këtë çështje ka bërë një auditim edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas këtij raporti, zonja Elira Kokona, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, duhet ti jepet masë disiplinore për shkelje të konstatuara në lidhjen e kontratave për përfituesit e financimit të projekteve nga Ministria e Kulturës. Një nga këto projekte është edhe “Bunk’Art” (BUNKERI). “Konstatohet se me urdhrin nr.309, datë 30.10.2014 të ministrit, urdhërohet financimi i projektit ‘BUNKERI’ që do të realizohet nga QSSL në vlerën 11,985,000 lekë, autorizohet znj. Elira Kokona, sekretare e Përgjithshme për nënshkrimin e kontratës me z. Ergys Gezka, Drejtor Ekzekutiv i QSSL, me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit nr.5208, datë 11.11.2014. Lidhja e kontratës,

është bërë në kundërshtim me ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010, neni 27/1, i ndryshuar dhe VKM nr. 709, datë 24.10.2012 kreu III, pika 3, 4 dhe 5, pasi subjekti përfitues nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe Kolegjiumi, veprim i cili ngarkon me përgjegjësi znj. Elira Kokonën, Sekretare e Përgjithshme” thuhet në raportin e KLSH-së (http://www.klsh.org.al/web/pub/njoftim_mk_2116_1.pdf).

“Mbështetje për shoqërinë civile”

Ndërkohë, Boldneës.al ka thelluar më tej investigimin për këtë OJF, e cila rezulton se ka marrë edhe grante të tjera. Kështu, sërish Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), më 11.05.2015 ka bërë një transaksion nga Thesari i Shtetit. Kjo agjenci thotë se ka disbursuar OJF-në “Qendra Ura” me 70 përqind në bazë të një vendimi të datës 1 prill 2015 dhe kontratës me numër 131/2 me objekt “mbështetje për shoqërinë civile”. Në këtë rast, pagesa sipas listëpagesës, është 13 milionë lekë të vjetra.

“Ura” ka marrë një pagesë rreth 6 milionë lekë të vjetra edhe në muajin shkurt të këtij viti, sërish nga AMCHC-ja, për grantin e 1 prillit të vitit 2015.

Pagesat kanë vijuar më 25 maj të këtij viti, ku “Qendra URA” ka marrë plot 21 milionë lekë të vjetra. Sërish, objekti i kësaj pagese sipas listëpagesave të Thesarit të Shtetit, janë “mbështetje për shoqërinë civile”. Në rastin e fundit, është ekzekutuar kontrata me numër 13/3 e datës 16 maj.

Tashmë, mbetet për tu parë, pagesa e radhës e agjencive shtetërore për OJF-në e Karlo Bolinos, i cili ka arritur të vërë në rresht të gjithë shtetarët shqiptarë, duke u bërë presion nëpërmjet mediave që ka në pronësi.

Dokumentat:
Lista e projekteve fituese – Th7
KKSHC – Lista me anetaret e zgjedhur
OJF-te e regjistruara
pagesat_ekzekutuara_25_05_2016
pagesat_ekzekutuara_31_12_2014
Perdorimi_i_fondit_rezerve_2014_(korrigjuar)-redaktuar_dt_27.05.2015
Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Plagosja në Kavajë/ Kid Kazazi: Ja çfarë ndodhi me mikun e Rroshit, ngjarja s'ka ngjyrime politike

TË GJITHA

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit i kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com