• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Eder mund Suedinë, Italia siguron kualifikimin

17:04 : 17/06/2016
në SPORT

Italia ka mposhtur 1-0 Suedinë dhe ka thyer një traditë që zgjaste prej 16 vitesh. Në fakt, “axurrët” nuk fitonin ndeshjen e dytë të fazës me grupe të një Europiani që nga viti 2000 (5 barazime, 2 humbje). Italianët, pas fitores së marrë në ndeshjen e parë kundër Belgjikës, kanë menduar më shumë të mbrohen dhe të godasin me kundërsulm, një skemë kjo që ka dhënë përsëri rezultat me sulmuesin e Inter, Eder, që ka ndëshkuar suedezët dhe i ka dhuruar kualifikimin Italisë.

Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar me Suedinë që ka qenë pak më agresive duke parë se suedezët janë paraqitur në këtë sfidë me vetëm 1 pikë të marrë pas ndeshjes së luajtur kundër Irlandës 13 qershorin e kaluar. “Axurrët”, gjithsesi, janë mbrojtur mirë dhe kanë arritur të neutralizojnë rrezikun numër një të suedezëve, Zlatan Ibrahimovic.

Rastet kanë munguar nga të dyja palët dhe 45 minutat e para janë mbyllur në barazim pa gola. Antonio Conte i jep direktivat ekipit Ritmi ka qenë i ngjashëm edhe në pjesën e dytë, me Suedinë që ka pasur vështirësi të çajë murin e ngritur nga mbrojtja “axurre”. Në minutën e 62-të italianët kanë dalë në një kundërsulm të shpejtë me Parolo-n, por ky i fundit ka vonuar pasimin për të Giaçherini, i cili është ndalur nga mbrojtja verdheblu para se të godiste portën.

Në minutën e 72-të Ibrahimovic ka dërguar topin jashtë një metër larg portës së boshatisur, por arbitri ka ndalur gjithçka për një pozicion jashtë loje të gjigantit suedez. Në 15 minutat e fundit Italia ka marrë kontrollin e lojës dhe ka shtuar sulmet drejt portës së mbrojtur nga Isaksson. Në një nga këto sulme ka ardhur edhe rasti më i pastër për lojtarët e Conte-s që kanë goditur traversën pas një goditje me kokë të Parolo-s.

Dy minuta para fundit ka ardhur edhe momenti që ka vendosur takimin. Eder ka marrë një top nga Zaza dhe, pasi ka shmangur tre mbrojtës të Suedisë ka goditur saktë me të djathtën duke mposhtur Isaksson, i cili nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë. Një minutë më vonë Candreva ka shkuar afër golit të dytë, por këtë herë portieri suedez ka qenë i vëmendshëm. Në fund ka fituar cinizmi i “axurrëve”, të cilët kanë siguruar kalimin në 1/8-at ndërsa Ibrahimovic me shokë, të cilët kanë kërkuar më kot një penallti në sekondat e fundit, mbeten në kuotën e 1 pikë pas dy ndeshjeve të luajtura në Grupin E.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Itali-Suedi 1-0 Shënues: Eder 88′

Italia: Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Candreva, Parolo, De Rossi (Thiago Motta 74’), Giaccherini, Florenzi (Sturaro85’), Pelle (Zaza 60’), Eder. Trajner: Conte.

Suedi: Isaksson, Johansson, Lindelof, Granqvist, Olsson, Larsson, Ekdal (Lewciki 79’), Kallstrom, Forsberg (Durmaz 79’), Guidetti (Berg 85’), Ibrahimovic. Trajner: Hamren.

Gjyqtar: Kassai Kartonë të verdhë: De Rossi, Buffon/Mart

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Prezantueses i dalin të mbathurat në transmetim (VIDEO)

TË GJITHA

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

20:58 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com