• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Euro 2016/Shqipëria humbet 0-1 përballë Zvicrës

16:55 : 11/06/2016
në KRYESORE, SPORT

Perfundon Shqiperi-Zvicër 0-1.  Pa fat ishte Shqipëria në këtë ndeshje. Pavarësisht një shpirti luftarak të kombëtares shqiptare, kuqezinjtë nuk mundën të barazonin shifrat në humbjen 0-1 me Zvicrën pas dy rasteve të pastra përballë me portierin të shpërdoruara nga Sadiku në pjesën e parë, dhe Gashi në fund të pjesës së dytë.

Fillimi nuk ishte aspak i mirë për Shqipërinë, me pësimin e golit që në minutën e 5 nga Fabian Schar dhe nxjerrjes jashtë loje me karton të kuq të kapitenit Lorik Cana, i cili humbi edhe mundësinë për të luajtur ndaj Francës në ndeshjen e ardhshme të Grupit A.

Kur ishin momentet më të mira tonat, nga një kundërsulm i zviceranëve, kapiteni Cana rrëshqet në hyrje të zonës sonë dhe e prek topin me dorë. Arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë largohet nga loja me karton të kuq.

Edhe pse me një lojtar më pak, tentuan të reagojmë në 45 minutat e dyta dhe patëm mundësi të shkëlqyra për shënim. Sadiuku e më pas Gashi gabuan ndërsa ishin të vetëm me portierin e Zvicrës.

Kjo ndeshje i dha fund raundit të parë të Grupit A, me ekipin organizator Francën që kryeson grupin e ndjekur nga Zvicra.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

 

Ndeshja minutë pas minute

Ora 16:51  MBYLLET TAKIMI, ZVICRA NA MPOSHT MINIMALISHT 0-1. GOL I SHËNUAR NGA MBROJTËSI SCHAR QË NË MINUTËN E 5.

16:49   Edhe Mavraj ndëshkohet me të verdhë

16:48  Akordohen edhe 3 minuta shtesë nga arbitri i katërt.

16:47  Duke u luajtur minuta e fundit e kohës së rregullt…

 16:45 E pa besueshme se çfarë humb Gashi… I vetëm me portierin i pashqetësuar nga asnjë mbrojtës gabon…

16:42  Xhardan Shaqiri ekzekuton një goditje nga këndi, por gabon tërësisht.

16:35  Sadiku shpërdoron një tjetër mundësi të mirë. Hysaj dhuron një pasim perfekt brenda zonës, por Sadiku e dërgon topin ngjitur me shtyllën.

1465653218132_lc_galleryImage_epa05357047_Armando_Sadik

16:34  Edhe Zvicra kryen zëvendësimin e dytë Fabian Frei zëvendëson Xhemailin te Zvicra.

16:31   Cikalleshi në fushën e lojës zëvendëson Roshin.

16:29  Edhe pse me një lojtar më pak Shqipëria po kërkon të reagojë duke u hedhur përpara, megjithatë rrezikojmë në mbrojtje.

16:27  Tjetër goditje nga këndi për Shqipërinë. Sërish largojnë mbrojtësit e zvicrës.

16:25   Behrami u ndëshkua me kartonin e verdhë për një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj Lenjanit.

16:24  Berisha duket se e ka “personale” me Seferoviç, një tjetër pritje e sërish ishte sulmuesi ishte i vetëm me portierin. E treta pritje fantastike e Berishës.

 16:21  63’ Menjëherë Ergys Kaçe ndëshkohet me të verdhë, ndaj Behramit që po i drejtohej zonës sonë në një kundërsulm.

16:20  Edhe Zvicra bën një zëvendësim. Embolo zëvendëson Mehmedin.

16:19 Ergys Kaçe hidhet në fushën e lojës, duke zëvendësuar Taulant Xhakën.

16:17  Luhen minuta të qeta. Zviceranët kërkojnë tashmë të administrojnë rezultatin, ndërsa kërkojnë të shfrytëzojnë edhe avantazhin numerik për të shikuar edhe drejt sulmit.

16:11  Seferovic sërish vë në pozitë Berishën, por portieri ynë sërish tregohet mjaft i saktë. Sulmuesi zviceran godet fort nga e majta e sulmit të tyre, por reagon portieri ynë.

16:08  Mundësi e mirë për Sadikun, por sërish nuk arrin sulmuesi ynë ta dërgojë topin në rrjetë. Hysaj dhuroi një pasim perfekt për Sadikun, por ishte portieri Sommer që arriti më parë te topi.

16:06  Kukeli është duke luajtur në qendër të mbrojtjes së bashku me Mavraj.

16:04  Edhe pse Cana u largua me kartonin e kuq, De Biasi ende nuk ka bërë ndonjë zëvendësim.

16:03  Nis pjesa e dytë e takimit.

15:48 Mbyllet pjesa e parë e takimit Shqipëri -Zvicër me rezultatin 0 -1.

15: 35 Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka përfunduar para kohe ëndrrën e tij për të luajtur kundër Zvicrës pasi ka dalë me karton të kuq të takimit në minutën e 35.

607466567_SB_2580_CF8BE5D1300508A2C4A0E6A426398E73_3202

15:34  Rodriguez i shpëton kartonit të verdhë, megjithëse kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj Agollit. Fatmirësisht lojtari ynë ngrihet pa probleme.

15:33  Mundësi e jashtëzakonshme për Sadikun, i vetëm me portierin, gabon. Rast fantastik, por portieri reagoi si duhet.

15:31   Prej disa minutash qëndrojmë në zonën e zviceranëve, por ende nuk po arrijmë të gjejmë golin e barazimit.

15:29   Fitojmë një tjeter goditje nga këndi. Largojnë sërish zviceranët.

15:29  Çfarë mundësia për Shqipërinë. Goditja e Xhakës përfundon pak mbi traversë.

15:24  Cana ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërhyrje e parregullt ndaj Xhemailit në mesin e fushës.

15:23  Goditje nga këndi për Shqipërinë. Arrijnë të largojnë zviceranët.

15:17  Godtja e tretë nga këndi për Zvicrën, e fiton Xhemaili.

15:16  Super pritje e portierit Berisha. Seferovic u gjend i vetëm me portierin tonë.

15:15  Ndërhyrje e gabuar ndaj Lenjanit. Shqipëria fiton një goditje dënimi afër zonës zvicerane ndërsa Schar ndëshkohet me të verdhë. Krosimi i Xhakës në duart e portierit. Nisen shpejt ziceranët…

15:06 Ekipi zvicerian ka shënuar golin e parë të takimit të ndeshjes Shqipëri – Zvicër.

Ora 15:00 Nis takimi historik Shqipëri-Zvicër i Kampionatit Europian të Futbollit. Himni Kombëtar shqiptar këndohet në stadiumin “Bollaert – Delelis” duke emocionuar shqiptarët anë e mbanë botës.
…………………….

Vetëm 20 minuta përpara nisjes për në stadiumin e Lensit, trajneri Xhani De Biazi, ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme duke deklaruar edhe formacionin zyrtar.

xha

Kuqezinjtë zbritën në stadiumin “Bollaert-Delelis” në mesditë, nën një atmosferë elektrizuese të krijuar nga tifozët e Kombëtares.

Shqipëria bën debutimin historik në finalet e një Europiani. Kuqezinjtë e De Biazit përballen këtë të shtunë (ora 15:00) me Zvicrën, në ndeshjen e vlefshme për finalet e “Euro 2016” që luhen në Francë.

 Formacioni zyrtar i Kombëtares:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Kukeli, Abrashi, Agolli, Lenjani, Xhaka, Roshi, Sadiku.
Trajner: De Biazi

Formacioni i Zvicrës: Somer, lishtajner, Seferoviç, Xhaka, Brahimi, Rodrigez, Dezmaili, Mehmedi, Djourou, Schar, Shaqiri.
Trajner: Petkoviç

https://www.youtube.com/watch?v=KZlK_5ALy3k&feature=youtu.be

 

 

 

 

GRUPI-Abf76701e-ddd5-426b-9e2e-31777c614012

zvicra cana

xh

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Idrizi: Kotzias është si "çupolino" kur vjen këtu, por ndryshe flet nga Athina

TË GJITHA

Qarku Lezhë/ PD thellon avantazhin ndaj forcave të tjera politike

03:21 : 12/05/2025

Numërimi në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

03:04 : 12/05/2025

Numërohen 18 kuti në Tiranë, ja kush kryeson

02:44 : 12/05/2025

“Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen

02:30 : 12/05/2025

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com