• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

A është babai i Tahirit, një “kriminel” i liruar nga gjyqtari Arjan Aliaj?!

23:46 : 08/06/2016
në POLITIKE

Arjan Aliaj është gjyqtari më i akuzuar 24 orët e fundit nga klasa politike por i mbrojtur nga aktorët e sistemit të drejtësisë. Me kërkesë të prokurorisë, Aliaj dha të martën vendimin për të pezulluar Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe lënien në “Arrest Shtëpie” të dy oficerëve të tjerë.

Kjo solli reagimin e ashpër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili në 5 deklarata në kohë të ndryshme ka sulmuar fort gjyqtarin Arjan Aliaj dhe sistemin e drejtësisë në tërësi.

“Ka liruar nga burgu njerëz që kanë kryer vepra të rënda penale. U shkarkua, por papritur kthehet prapë në detyrë. Si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron një vrasës nga burgu? Ky gjyqtar pati guximin moral për të shkelur ligjin e për të dhënë një vendim tërësisht politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që mbrohen nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Është përfaqësues i korporatës së të korruptuarve”– ishte një nga akuzat e Tahirit.

Por Boldnews.al mëson se gjyqtari Arjan Aliaj ishte ai që nxorri nga burgu babain e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i arrestuar rreth 3 vite më parë për kontrabandë ilaçesh. Në vendimin e datës 28 mars 2013, gjyqtari Aliaj ka vendosur “Detyrim paraqitje” për Bashkim Tahirin, duke e nxjerrë kështu nga paraburgimi.

Por a është babai i Ministrit të Brendshëm, një nga ata kriminelët që ka liruar gjyqtari Arjan Aliaj? A është babai i ministrit Tahiri, një nga 7 njerëzit e akuzuar për vepra të rënda penale dhe që paprimtas kanë fituar pafajsinë falë gjyqtarit Arjan Aliaj?

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Këto pyetje kërkojnë një përgjigje nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili vijoi me akuzat ndaj sistemit të drejtësisë në tërësi.

“Gjyqtari Arian Aliaj, që pezulloi nga detyra drejtorin Haki Çako, nuk ishte gjyqtar i gatshëm, pra nuk duhet të merrte në shqyrtim çështjen. I gatshëm duhet të ishte Adriatik Bocaj, i cili duhet të jepte vendimin. Shorti, për çudi, është mënjanuar dhe gjyqtari që ka marrë përsipër çështjen ishte Aliaj. Pyes KLD-në, Unionin e Gjyqtarëve, etj, për cilën arsye, jashtë ligjit, u përzgjodh Aliaj për të dhënë vendimin kundër Çakos? Pse nuk u respektua ligji, pse nuk u mbajt shorti?” – ka thënë Tahiri.

Por në një reagim të orëve të vona të së mërkurës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës sqaron se gjyqtari Adriatik Bocaj ka kërkuar leje mëngjesin kur do të jepej vendimi për Haki Çakon dhe dy oficerët e tjerë. Sipas reagimit, Bocaj ka kërkuar leje pasi do të qëndronte pranë të vëllait i cili kishte një ndërhyrje kirurgjikale në kokë. Në këto kushte Kryetari i Gjykatës Fatri Islamaj ka marrë masat për zëvendësimin e këtij gjyqtari me gjyqtarin Arjan Aliaj me urdhrin Nr. 8406 dt. 06.06.2016.

Ndërkohë, nuk munguan as reagime nga ana e Unionit të Gjyqtarëve, Unionit të Prokurorëve dhe së fundit edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilët shprehën njëzëri qëndrim kundër deklaratave të Ministrit të Brendshëm.

“Deklarimet të tilla, të përcjella me një intensitet të tillë, në një moment të papërshtatshëm, për stadin në të cilën është procesi i miratimit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, jep mesazhin, përkundër pritshmërive, që kjo reformë mund të jetë vetëm një fasadë e dalë boje. Sjellja e sotme tregon qartë, se në të parin moment, që përfaqësues apo eksponentë të qeverisë u “atakuan” nga një vendim gjykate, i cili për më tepër është i ankimueshëm, u kalua në një turravrap përdhosjesh, poshtërimesh dhe kërcënimesh, ç’ka të ul pritshmërinë se Reforma në Drejtësi po kërkohet me aq ngulm, jo për nevojën që ka sistemi i drejtësisë me brishtësinë e tij për konsolidim, por për të kontrolluar politikisht këtë sistem”– thuhet në reagim e KLD-së.

 

ven1 ven2

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Horoskopi, 9 Qershor

TË GJITHA

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com