• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Mediat italiane: Si ka evoluar trafiku i drogës nga Shqipëria, Shkodra në shënjestër. Basha: Ja e vërteta

14:32 : 04/06/2016
në KRYESORE

Mediat italiane kanë publikuar një artikull për Shqipërinë si baza e furnizimit me drogë të tregjeve europiane. Duke cituar burime nga policia italiane dhe Guardia di Finanza, artikulli bën një analizë të situatës së vitit të kaluar dhe asaj aktuale për mbjelljen e kanabisit në Shqipëri.  Sipas saj, rezulton se bandat e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në Shkodër dhe rrethinat e saj, dhe se prodhimi dhe plantacionet janë shtuar. 

Artikulli është publikuar edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në facebook i cili shkruan: “Ja e vërteta e drogës në Shqipëri”.

Guardia di Finanza kontrollon nëpërmjet mjeteve fluturuese bazat e fshehura të trafikantëve në Shqipëri. Të dhënat e misionit në 2015: të dyfishuara sipërfaqet e mbjella me kanabis drejt Pulias. Prodhimi i kalon mijëra tonelata, fillojnë sekuestrimet. Klanet braktisin Lazaratin.

Plantacionet të dyfishuara në harkun kohor të dy viteve, një biznes kriminal të drejtuar me kritere menaxhuese për të rritur të ardhurat prej miliarda eurosh, baza logjistike të spostuara në zona më pak të arritshme për të fshehur levën e një ingranazhi që ushqen trafikun ndërkombëtar të leëndëve narkotike. Ky është skenari që paraqitet para Pulias ashtu sic rezulton nga hetimet e Guardia Di Finanza. Kjo e fundit, falë një marrëveshje ndërkombëtare dhe një sërë misionesh të drejtuara nga lart, ka arritur të dokumentojë ekzistencën e 1200 plantacioneve të marijuanës në terrritorin shqiptar gjatë vitit 2015.

Ndërsa në vitet 2013-2014 kryeqyteti ndërkombëtar i kanabisit ishte Lazarati, tani gjërat kanë ndryshuar. Klanet në fakt e kanë spostuar lëndën e parë në baza logjistike në zonën e Shkodrës, më e vështirë për t’u kontrolluar.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Tre vitet e fundit

Lufta e narkotrafikut të Balkanit kalon në mënyrë të pashmangshme në Pulia, portë hyrëse në tregun e madh Europian, kryqëzim strategjik për organizata që vjelin një sasi të madhe parash nëpërmjet një biznesi që nuk ndjen krizë por ushqehet gjithmonë e më shumë me elementë më inovativë dhe të sofistikuar. Për këtë arsye operacioni i Guardia di Finanza është i vendosur për aksionin, që konsiston në gjurmimin e një tabloje precize të situatës në anën tjetër të Adritikut. Në 2015 janë zbuluar 243 mijë bimë kanabisi gjatë një operacioni ku është eksploruar 15.83% e territorit shqiptar.

Shifra të rritura në krahasim me vitin e mëparshëm, ku plantacionet e identifikuara ishin 815 dhe bimët e asgjësuara 165 mijë. Ndërsa në 2013 ishin zbuluar 305 plantacione dhe 81 300 bimë kanabisi gjatë një eksplorimi që përfshinte 12.5% të territorit të Shqipërisë.

BAZAT E REJA

Në atë kohë fortesa e narkotrafikantëve ishte Lazarati, rreth 3 mijë banorë në rajonin e Gjirokastrës, një qytezë deri pak kohë më parë i pathyeshëm, ku prodohej marijuana e destinuar për tregun europian.

Situata tashmë ka ndryshuar, forcat e policisë shqiptare i kanë dhënë goditje të forta organizatave që drejtojnë këtë aktivitet të paligjshëm. Aq sa klanet janë detyruar të spostohen. Në qendër të vëmendjes tashmë është Shkodra dhe rrethinat e saj, ku bandat kanë transferuar bazat e tyre për të evituar ndërhyrjet e forcave të rendit.

SHERIFË NGA QIEJT

Hetuesit synojnë kontrollin nga lart. Misionet në Shqipëri të Guardia di Finanza kanë nisur falë një marrëveshjeje të vitit 2012 me objektiv për të mposhtur krimin e organizuar.

Patrullimet bëhen me avionë P166DPI me sensorë “Tabi dhe Casi”: i pari percepton edhe diferencat më të vogla të temperaturave (në një shkallë që shkon nga -20 deri në 110 gradë); kurse sensori Casi, shërben për të kapur imazhe hiperspektralë me rezolucion të lartë.

Në këtë mënyrë, forcat e rendit shndërrohen në sherifë të vërtetë të qiejve. Avionët kanë një sërë objektivash nëpërmjet të cilave bëhet fotorilevimi me aparatura prej 80 megapixel.

Materiali më pas përpunohet nga një ekip ekspertësh të Seconda Universita i Napolit. Rezultati është një hartë e detajuar e situatës mbi territorin e monitoruar.

HETIMET

Nëpërmjet leximit të të dhënave, hetuesit mund të hedhin dritë edhe mbi strategjitë e reja të bandave, të cilat tani duan të arrijnë fshehjen e plantacioneve.

Prodhimi është shtuar dhe ka kaluar 1 mijë tonë në vit, trafiku gjithsesi kalon përmes linjës së Adriatikut. Marijuana futet në tregun europian me gomone dhe motorskafë që janë në gjendje të kalojnë kanalin e Otrantos në pak orë. Por kohët e fundit sekuestrimet nga ana e forcave të rendit janë bërë gjithmonë edhe më të shpeshta falë kontributit të forcave të Guardia di Finanza të vendosura nga ana tjetër e Adriatikut.

DEPARTAMENTI USA

Situata monitorohet me kujdesin më të madh në të gjithë Europën, por jo vetëm. Skenarët e rinj të narkotrafikut janë analizuar edhe në Shtetet e Bashkuara. Në një raport vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria përcaktohet ende si vend burim i prodhimit të marijuanës dhe një vend tranziti për kokainën dhe heroinën të destinuara për tregjet europiane. Në raport nënvizohet se si autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë një numër të madh sekuestrimesh falë bashkëpunimit me italianët.

Pikërisht nëpërmjet këtij bashkëpunimi vetëm në 2015 janë sekuestruar rreth 7 tonë marijuanë, ndërsa 690 mijë bimë janë asgjësuar së bashku me 55.3 kilogramë heroinë.

http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/bari/cronaca/16_giugno_03/narcos-dall-adriatico-oltre-mille-piantagioni-21b80694-29c0-11e6-8bea-50842573ee10.shtml

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dilara e ‘Fate të kryqëzuara’ martohet me shqiptarin! (FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Nuk e di çfarë k*** bën në futboll”, presidenti i Milanit i përgjigjet Boban: E kishte për veten

19:43 : 14/05/2025

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

19:39 : 14/05/2025

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

19:35 : 14/05/2025

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Beratit

19:31 : 14/05/2025

Rama për partitë e reja: Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

19:27 : 14/05/2025

Samiti i BE/ Burimi: Rama pretendon që të jetë më shumë me Rusinë sesa me prëndimin

19:24 : 14/05/2025

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

19:19 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com