• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e përgjoi LSI ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin?

08:07 : 04/06/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Skandali i përgjimit të Ministrit Saimir Tahiri është përfshirë nga një valë intrigash brenda aleatëve qeverisës. Këtë debat e ndezi fillimisht ish kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë një fjalimi postimi rutin në rrjetin e tij social facebook, deklaroi se Tahiri është përgjuar në zyrën e tij.

“Ka dyshime kryesore: 1- Zëvendësministrin e LSI dhe 2- njërën nga asistentet e tij. Por njerëzit afër tij flasin edhe për dy burime të tjera më të mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjetër është intim!”– shkruan ish kryeministri.

Dy ditë më pas Ministri Tahiri denoncon në prokurori këtë ngjarje të rëndë dhe kërkohen që të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi.

Por veç çështjes se kush e ka vendosur aparaturën personalisht, një tjetër pikëpyetje është se për llogari të kujt janë kryer përgjimet dhe kush i disponon ato tashmë. Nga ana tjetër, a janë përdorur përgjimet për shantazh ndaj Ministrit të Brendshëm?

Berisha tentoi të ndezë një diversion mes aleatëve qeverisës pasi hodhi dyshimet se një çimkë është vendosur në zyrën e Tahirit, pranë printerit, nga zv. Ministri i Brendshëm Ilir Marko. Ky i fundit vjen nga radhët e LSI dhe njihet si një nga të besuarit e kryetarit të LSI, Ilir Meta.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nga ana tjetër, indirekt socialistët rinisën underground një betejë ndaj LSI. Disa media dhe portale të njohura pranë kryeministrit Rama, publikuan formularin e dekriminalizimit për Ilir Markon ku rezultonte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vjet burg nën akuzën e “trafikimit të makinave të vjedhura”. Në fakt, formulari kishte disa javë që kishte dalë, por mediat pro-Ramës e nxorrën atë në momentin e duhur.

Për të “qetësuar” sadopak dyshimet për një luftë brenda llojit, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një konferencë shtypi për këtë çështje. Nr. 2 i kësaj force politike, Petrit Vasili kërkon hetim ndërkombëtar dhe të merren në pyetje të gjithë personat përgjegjës përfshirë edhe zv. Ministrin e saj, Ilir Markon.

“Hetimi, duhet të jetë i tillë që të zbulojë e të zbardhë përgjegjësitë e gjithsecilit. Në një cështje të tillë, kaq serioze pa dalluar askënd qoftë ministër, zv/ministër, specialist i thjeshtë apo punonjës shërbimi, pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë qoftë ky person politik apo teknik. Qëndrimi i prerë dhe mbajtja e përgjegjësive të plota për cilindo që është përfshirë në këtë çështje është qëndrimi i vetëm për të cilën ka nevojë publiku i gjerë.” – shprehet Vasili.

Tahiri, “i urryeri” i Metës
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rezulton të jetë në listën e zëzë të aleatit në qeveri, Ilir Meta. Konfliktet mes njëri-tjetrin janë të hershme dhe shpesh ka qënë kryeministri Edi Rama ndërmjetësi për të qetësuar situatën.
Në takimet periodike mes krerëve të koalicionit qeverisës, Meta i ka kërkuar disa herë kryeministrit Rama që të zëvendësoj Ministrin e Brendshëm. Togfjalëshi i Metës “qeveria ka nevojë për impulse” i atribuohej posaçërisht largimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm.

Boldnews.al raporton se kulmi i konfliktit Meta-Tahiri është regjistruar vjeshtën e vitit të kaluar, gjatë kohës kur Rama ndodhej për një vizitë zyrtare në SHBA. Sipas burimeve konfindeciale brenda kryesisë së kuvendit, në atë kohë Meta i ka telefonuar Tahirin por ky i fundit nuk i është përgjigjur disa herë. Atëherë Meta është detyruar të marrë kryeministrin Rama në telefon për t’i shprehur këtë pakënaqësi. Pas kësaj, mediat kanë filmuar Ministrin Tahiri duke hyrë në ambjentet e kryesisë së kuvendit ku ka zhvilluar një takim 5-minutësh me kryeparlamentarin Ilir Meta. Burimet theksojnë se biseda është shoqëruar nga të bërtitura dhe ofendime ndaj ministrit Tahiri.

Por kjo nuk është vetëm një nga përplasjet mes Tahirit dhe Metës. Kohët e fundit, një tjetër i besuar i Metës, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar në distancë disa herë ministrin Tahiri për çështje të ndryshme. Më e fundit ishte deklarata e Manjanit, ku i kërkonte qytetarëve që t’i drejtohen prokurorisë për denoncimet e tyre, edhe pse kjo është një detyrë e policisë fillimisht.

Ja çimka e gjetur në zyrën e Tahirit
Boldnews.al publikon një foto të “çimkës” së gjetur në në paradhomën e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri.
Pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së cimkës. Për këtë fakt, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distance që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes. Si dhe për të ekzaminuar cimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transemtuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çimkës.

Personi i vetëm i pyetur nga policia është sekretarja e ministrit, për kohën dhe momentin e gjetjes së saj. Nga ana tjetër, sekretarja pas gjetjes së çimkës është alarmuar së bashku me stafin e ministrit, të cilët e kanë hequr atë pa pritur ekspertët e laboratorit që të gjejnë valët e transmetuesit për të identifikuar vendndodhjen e marrësit të zërit të kësaj çimke.

pajisja

Por me heqjen e saj, është shumë e vështirë për të konstatuar se sa është koha që ndodhej aty ajo çimkë, çfarë ka transmetuar dhe sa ka arritur të kap zërin e komunikimeve të ministrit brenda zyrës së tij për të transmetuar tek marrësi, që dyshohet se mund të ketë qenë në një distancë të afërt me vendndodhjen e kësaj çimke.
Ndërkohë oficerët e policisë krahas hetimeve operative, po punojnë edhe me kqyrjen e kamerave të sigurisë së Ministrisë së Brendshme e cila është vendosur prej kohësh në godinën e Gardës së Republikës.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Chat-it të Facebook i shtohen 1500 "fytyra" të reja (FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025

Gjobë dhe dy dënime, ish-futbollisti i Kombëtares e pëson keq

13:07 : 16/05/2025

Berisha në samitin e IDU: Zgjedhjet ishin farsë, Rama i siguroi votat nga krimi! Kërkoj mbështetjen tuaj

12:56 : 16/05/2025

EMRAT/ Sekuestrohet kokainë në Korçë, arrestohen dy vëllezër

12:38 : 16/05/2025

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

12:37 : 16/05/2025

Samiti i Komunitetit Politik Europian, mbërrijnë edhe Zelensky me Macron

12:22 : 16/05/2025

Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

12:19 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com