I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, Lulzim Basha ka deklaruar se ai dhe partia që ai përfaqëson është kundër martesave të komunitetit LGBT dhe adoptimit të fëmijëve nga ta.
I pyetur nga Ylli Rakipi se nësë ndryshohet preambula e Kushtetutës për të përfshirë ‘mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual’, pra siç është drafti actual, a do ta bllokojë PD votimin e reformës në drejtësi, ashtu siç ka deklaruar edhe ish-kryeministri Berisha. Basha u përgjigj:
“Se kushtëzon reformën. Ka një pjesë që ka dalë jashtë mandatit të Kushtetutës, ky përfshihet edhe ky sygjerim, që PD-ja është pozicionuar kundër. S’jemi kundër homoseksualëve, madje kjo parti ka kaluar në Parlament një ligj në vitin 2009 dhe hapi rrugë për heqjen e vizave. Dhe s’ka arsye që ky komunitet të kërkojë azil. Ne kemi qenë kundër martesave dhe kundër adoptimit të fëmijëve. Askush se kushtëzon këtë. Dua të siguroj qytetarët, ata që janë të shqetësuar që PD-ja qëndron fortë kundër martesave gay.”