• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Historia e plotë e vrasësit me pagesë kosovar që u lirua nga burgu i Shën Kollit

12:47 : 28/05/2016
në KRYESORE

Kosovari i burgosur, lirimi i të cilit shkaktoi “tërmet” në burgun e Shën Kollit në Lezhë, dyshohet se ka vrarë “gabimisht” një person pranë tregut të Deçanit. Shuaip (Shaban) Zhukaj ka ngatërruar objektiv dhe ka vrarë në mënyrë të pafajshme Zymer Dervishaj dhe ka plagosur rëndë Adil Thaçin, mesditën e 1 shtatorit 2011 në verandën e një lokali. Hetimet e Prokurorisë së Pejës kanë zbuluar se viktima nuk kishte asnjë lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes. Për më tepër, rezulton se ky i fundit nuk e njihte viktimën. Pra, dyshimet janë se 40-vjeçari Shuaip Zhukaj mund të jetë një vrasës me pagesë.

Krimi në Deçan nuk ishte i pari në “karrierën” e tij. Disa vite më parë, më saktësisht në vitin 2000, ai është dënuar nga Gjykata e Lezhës në Shqipëri me 20 vjet burgim për një vrasje të mbetur në tentativë. Procesi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim. Në vitin 2012, Shuaip Zhukaj lokalizohet nga policia belge në zonën e Sharebekut dhe ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, për të vuajtur dënimin e dhënë 12 vjet më parë.

Zhukaj, i cili ishte hetuar dhe dënuar në mungesë me 20 vjet burgim në Shqipëri, kërkoi rivendosje në afat dhe t’i njihej e drejta e mbrojtjes me avokat të zgjedhur prej tij. Kërkesa iu pranua nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e riktheu çështjen për gjykim. Në përfundim të procesit gjyqësor, ai dënohet përfundimisht me 10 vite burgim. Ndërkohë që zhvillohej procesi i rifilluar ndaj tij, pas arrestimit të tij, autoritetet kosovare përcjellin në Shqipëri kërkesën për ekstradim, si autor i dyshuar i vrasjes së Zymer Dervishajt. Në kërkesën e autoriteteve të Kosovës, prezantohen edhe faktet kriminale në ngarkim të Shuaip Zymerajt.

Sipas dosjes së prokurorisë së Pejës, në ditën e parë të shtatorit 2011, Zhukaj është afruar, i armatosur me automatik, në verandën e një qebaptoreje, pranë tregut të fruta-perimeve në Deçan. Pa thënë asnjë, ai ka qëlluar menjëherë drejt Zymer Dervishajt, i cili ka vdekur në vend. Plumbat e automatikut kanë goditur edhe një tjetër klient të lokalit, Adil Thaçi, i cili është plagosur rëndë. Menjëherë pas krimit, ai është larguar dhe nuk është bërë i mundur arrestimi i tij nga ana e policisë kosovare.

Nga hetimet e Prokurorisë së Pejës rezultoi se viktima nuk kishte asnjë lidhje me autorin. Zymeri ishte baba i tre fëmijëve nga një martesë e parë dhe ishte në pritje të fëmijës së katërt, nga bashkëjetuesja e tij, një qytetare nga Durrësi. Fati i tij i keq duket se ka qenë ngjashmëria fizike që mund të ketë pasur me objektivin real të Shuaip Zhukajt.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ky ishte në thelb prezantimi që autoritetet kosovare i bënin profilin kriminal Zhukajt. Pasi mësuan për ekstradimin dhe arrestimin e tij në Shqipëri, prokuroria e Pejës, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë, kërkoi ekstradimin e tij në drejtim të Kosovës. Sipas legjislacionit kosovar, Shuaip Zhukaj mund të dënohet me maksimum 20 vjet burgim.

Kërkesa e autoriteteve kosovare u pranua nga ana e Gjykatës së Lezhës, e cila shqyrtoi këtë kërkesë. Po ashtu, gjykata në Lezhë vendosi edhe shtyrjen e ekstradimit të tij për në Kosovë deri në momentin që do të përfundonte dënimin e marrë në Shqipëri për veprën penale “vrasje në tentativë” që ai kishte konsumuar në vitin 2000 në Shqipëri. Ky vendim i përcillet administratës së burgut të Shën Kollit, në Lezhë, ku gjendej i dënuar Zhukaj. Në bazë të vendimit të gjykatës, i dënuari duhej të ekstradohej në Kosovë, menjëherë sapo të përfundonte dënimin në Shqipëri.

Në muajin nëntor 2015, Shuaip Zhukaj, tashmë i dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Lezhës, kishte përfituar ulje dënimi nga disa amnisti radhazi. Nga përllogaritjet e administratës së burgut të Shën Kollit, në 11 nëntor 2015, Shuaip Zhukaj shlyen tërësisht dënimin në Shqipëri.

Nëpërmjet një manovre “shkresore”, e cila aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, administrata e burgut të Shën Kollit i jep lirinë Shuaip Zhukajt, në përfundim të dënimit dhënë nga Gjykata e Lezhës, pa e vënë në zbatim vendimin për ekstradimin e tij.

Në fillimin e muajit maj 2016, Prokuroria e Lezhës vihet në dijeni se personi që duhej ekstraduar për në Kosovë, Shuaip Zhukaj, kishte dalë nga burgu rreth 6 muaj më parë, në nëntor 2015 dhe nuk dihet vendndodhja e tij. E gjendur para faktit të kryer, Prokuroria e Lezhës nis hetimin dhe urdhëron ndalimin e juristit të burgut të Shën Kollit, si i dyshuar që i ka dhënë lirinë një personi me rrezikshmëri të lartë kriminale, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.

Menjëherë pas këtij ndalimi, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkarkoi nga detyra drejtorin e burgut, Kant Ndoi, si edhe disa zyrtarë të tjerë. Historia e skandalit të lirimit të Shuaip Zhukajt ende është në zhvillim dhe rezultatet mund të kenë të tjerë zyrtarë të penalizuar. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet ministri Manjani, në disa dalje publike të ditëve të fundit.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

NYT shkruan për Kosovën, akuzon qeverinë për numrin e lartë të luftëtarëve ISIS

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

09:47 : 16/05/2025

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplaset me një pemë

09:34 : 16/05/2025

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

09:27 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com