• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Laç mund të të vrasin…për një këngë

14:23 : 25/05/2016
në AKTUALITET

Një 21-vjeçar nga Laçi është vrarë mesnatën e 25 Shkurtit 2016 në një lokal nate, vetëm për faktin se ngacmoi vrasësin me një këngë “hip-hop tallava”, me tekst “Moj lulia jonë me limona ooo…kush na ka inat ju q…nona….”.

Viktima Ervis Zyba dhe autori Ergest Cara, dy të rinj nga Kurbini, kishin kohë që ishin përplasur me njëri-tjetrin. Zyba akuzonte Carën se i kishte ngacmuar të dashurën në rrjetin social “Facebook”. Kjo e fundit kishte njoftuar djaloshin, i cili nuk kishte duruar dhe ishte përleshur me “rivalin” e tij. Konflikti fizik ishte shuar përkohësisht, pasi familjet e dy djemve kishin ndërhyrë për të qetësuar debatin. Por të rinjtë, pavarësisht se u kishin premtuar familjarëve që mes tyre nuk do të kishte më përleshje, në fakt nuk e kanë harruar lehtë zënkën. Mbrëmjen e 25 shkurtit 2016, Ervis Cara dhe dy miqtë e tij, Xhevair Lita dhe Drilon Leka kanë shkuar në një lokal nate, në qytetin e Laçit. Po në të njëjtin lokal, pak më vonë ka mbërritur edhe Ergest Cara, i shoqëruar nga miku i tij, Dorjan Cara. Djemtë kanë qenë në tavolina pranë njëri-tjetrit, por nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë dhe nuk ka pasur asnjë zënkë. Megjithatë, tensioni ka qenë i dukshëm mes të dyja palëve, të cilat kanë gjetur një mënyrë “origjinale” për të ngacmuar njëri-tjetrin.

Si Zyba, ashtu edhe Cara, kanë porositur në lokalin e natës që të vihej në bokse një këngë tipike për të rinj “të fortë”, e kënduar nga një grup reperësh kosovarë “Moj lulia jonë”. Teksti i kësaj kënge është një lloj sfide për “rivalët” në konflikte. Në këtë mënyrë, të dy djemtë kanë përcjellë mesazhin se konflikti ndërmjet tyre nuk është zgjidhur.

Më i lënduar në sedër duket se ka qenë Ergest Cara, i cili është larguar nga lokali, së bashku me mikun e tij. Ndërsa Ervis Zyba, i kënaqur që ka arritur të fitojë sfidën me kundërshtarin e tij, ka qëndruar më gjatë në lokal.

Prokuroria e Kurbinit, e cila ka dërguar tashmë dosjen në gjykatë kundër Ergest Carës, i akuzuar për vrasje, ka dhënë disa detaje mbi mekanizmin e ngjarjes.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Rreth mesnatës, Zyba dhe dy miqtë e tij kanë dalë nga lokali dhe janë drejtuar për në parking, ku kishin lënë mjetin e tyre. Sapo kanë hipur në makinë, një person i panjohur prej tyre u ka dalë në pjesën anësore të mjetit me pistoletë në dorë, duke iu kërkuar të mos lëviznin. Ndërsa në pjesën e parme të makinës, ka dalë me automatik në dorë Elgert Cara, i cili ka qëlluar disa herë me një nga plumb, duke lënë të vdekur në vend Ervis Zybës. Ndërkohë, miku i Zybës, Xhevair Lita, ka arritur të hidhet në sediljen e pasme të mjetit, duke iu shpëtuar plumbave. Nga ky pozicion, ai ka qëlluar me një pistoletë, të cilën e mbante pa leje, në drejtim të tavanit të makinës, për të trembur agresorët që i kishin rrethuar. Brenda pak çastesh, ndoshta edhe të frikësuar, i pandehuri Elgert Cara dhe ata që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi. Po me shpejtësi është larguar nga makina edhe Xhevair Lita, i cili më pas është rikthyer dhe ka gjetur të qëlluar mikun e tij, Ervis Zyba. E ka marrë menjëherë në makinë për ta dërguar në spital, me shpresën se mund të ishte gjallë. Zyba mbërriti pa jetë në spital, ndërkohë që po aty u arrestua edhe Lita, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Dy ditë pas ngjarjes u bë e mundur të arrestohej edhe autori kryesor, Elgert Cara, si edhe Dorjan Cara, ky i fundit i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kurbinit akuzon edhe shtetasin Drilon Leka për moskallëzim krimi, pasi, megjithëse ka qenë në dijeni të gjithçka sa ka ndodhur, nuk e ka raportuar ngjarjen në Polici.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ndjekje me makina në Itali, shqiptarët përplasin postbllokun e policisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

22:38 : 15/05/2025

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com