• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

EKSKLUZIVE/ Ja pajisja “e paautorizuar” e përgjimit në Policinë e Shtetit

11:32 : 14/05/2016
në KRYESORE

“Boldnews.al” ka mësuar se “IMCI Catcher” është pajisja që po përdoret për trajnimin e oficerëve të Policisë së Shtetit, por që Prokuroria dyshon se mund të përdoret për përgjime të paligjshme.

Prej ditësh, në media po flitet se shërbimet inteligjente kanë ngritur alarmin se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është një pajisje përgjuese, për të cilën nuk ka asnjë autorizim ligjor dhe nuk dihet se si ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këto informacione mediatike u konfirmuan në mesin e javës, kur Prokuroria e Tiranës ka regjistruar informacionin e shërbimeve inteligjente në formën e kallëzimit dhe ka nisur verifikimet e saj.

Të premten, dy oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës u paraqitën në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me një vendim për të sekuestruar pajisjen e dyshimtë. Por të dërguarit e Prokurorisë u kthyen “duarbosh”, pasi, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit u thanë që kjo pajisje nuk gjendet në administrimin e tyre. Sipas zyrtarëve blu, pajisja që po kërkon Prokuroria shërben vetëm për qëllime trajnimi dhe administrohet nga misioni “Interforze” i Qeverisë Italiane, e cila asiston autoritetet shqiptare.

Në vijim të kësaj përgjigjeje, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar zyrtarisht “Interforze”-s, për të krijuar një ide më të qartë se për çfarë qëllimi është përdorur pajisja.

Ndërkohë, “Boldnews.al”, e cila ka mësuar emërtimin e pajisjes “IMCI Catcher”, ka bërë një kërkim të thjeshtë në internet mbi këtë aparaturë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Rezultatet e kërkimit në internet konfirmojnë dyshimet se ajo pajisje mund të përdoret lehtësisht për përgjime dhe, nëse është përdorur nga Policia për këtë qëllim, atëherë interceptimet janë të paligjshme dhe ky rast mund të shënojë një skandal shumë të rëndë në institucionet e sigurisë në Shqipëri.

“Boldnews.al” i referohet faqes ndërkombëtare të internetit ‘Wikipedia”, në të cilën, për pajisjen “Imci Catcher” jepet një shpjegim i tillë:

“Imci Catcher” është një pajisje që përdoret për përgjimin e trafikut të telefonisë celulare (mobile), si edhe për të ndjekur vendndodhjen e personave që përdorin telefonë celularë. Teknikisht, kjo pajisje shërben për të realizuar krijimin e një antene të rremë ndërmjet telefonit celular dhe antenës reale. “IMCI” përdoret në vende të ndryshme nga agjencitë ligjzbatuese dhe shërbimet e inteligjencës. Megjithatë, përdorimi i tyre ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket sigurimit të lirive civile dhe personale. Përdorimi i kësaj pajisjeje është rregulluar me ligje strikte në vendet ku ajo përdoret”.

Për më shumë informacion, mund të klikohet në faqen e internetit: (https://en.wikipedia.org/wiki/IMSI-catcher)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

TË GJITHA

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

12:10 : 15/07/2025

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje – 47 dështime radhazi

12:08 : 15/07/2025

Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lek për këtë punë! Ja kush ishte porositësi

11:53 : 15/07/2025

“Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë! (VIDEO)

11:41 : 15/07/2025

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

11:41 : 15/07/2025

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com