• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrugët kombëtare tashmë në versionin “pay per travel”

21:18 : 09/05/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Këshilltarët ndërkombëtarë të pajtuar nga qeveria për të hartuar strategjinë kombëtare të taksimit rrugor kanë propozuar bërjen me pagesë të akseve më të rëndësishme të vendit.

Edi Rama nuk humbet rast kurrë të sulmojë Sali Berishën se me vizionin e tij për të ndërtuar rrugë i la shqiparët rrugëve. Por duket se kjo është pjesa e dukshme, sepse jashtë vëmendjes së publikut këshilltarët ndërkombëtarë të pajtuar nga qeveria për të hartuar strategjinë kombëtare të taksimit rrugor kanë propozuar bërjën me pagesë të akseve më të rëndësishme të vendit.

Që do të thotë se ndërkohë që Edi Rama ironizon Berishën në Parlament si “autor i refrenit Rrugë, rrugë, rrugë” ka disa kohë që po me paratë e shqiptarëve, ka angazhuar një kompani ndërkombëtare që i thotë atij se ai duhet ti marrë sërish para shqiptarëve për faktin se ata ecin në rrugët që po vetë ata (shqiptarët) kanë paguar sa qimet e kokës.

Top Channel zbardh dokumentin konfidencial, i cili është përgatitur nga Eurokonsalltënts për llogari të qeverisë shqiptare. Dokumenti rekomandon 9 akse si më të përshtatshme për tu bërë me pagesë, përmes një procesi gradual me katër faza.

Sipas tij, në fazën e parë, e cila do të jetë e menjëhershme propozohet të bëhen me tarifë kalimi katër rrugët kryesore të vendit, autostrada Tiranë – Durrës, ajo Tiranë – Elbasan, rruga Durrës – Kukës dhe Rruga e Arbrit pasi të jetë përfunduar.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pas instalimit të pagesës në këto segmente, propozohet të vendosen në sistem tarifimi rruga Levan – Vlore dhe ajo Durrës – Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtaz.

Në fazën e tretë do të vendoset pagesa për rrugën Levan – Tepelenë dhe rrugët e fundit që do të përfshihen në skemën e tarifimit janë Elbasan – Kapshticë dhe Tiranë – Hani i Hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros për cdo kilometër.

Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometër cdo automjet duhet të paguajë deri në 3.5 euro për të kaluar. Sipas strategjisë këto para do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e atyre të rejave.

Banka Botërore parashikon se Shqipërisë i duhen 400 milionë dollarë për mirëmbajtjen e fondit rrugor në katër vitet e ardhshme, dhe një pjesë e kësaj kostoje mund tu ngarkohet qytetarëve duke e bërë kalimin me pagesë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Pas heqjes se mandatit, Koço Kokëdhima "nderohet" me balade

TË GJITHA

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025

I dha 10 mijë euro me fajde një personi, detaje nga arrestimi i policit! I mbante peng makinat

11:40 : 06/07/2025

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

11:34 : 06/07/2025

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

11:22 : 06/07/2025

EMRI/ Iu jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kanoste, arrestohet polici në Elbasan

11:20 : 06/07/2025

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

11:07 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com