• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal / Elvis Roshi ka ndryshuar emrin, ka qenë trafikant droge, i burgosur dhe i dëbuar nga Gjermania

09:52 : 08/05/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME

“Emrin e kam pasur Ervin, por e kam ndryshuar në Elvis”, thotë Roshi në formularin e dekriminalizimit duke e pranuar se ka ndryshuar emrin.

Ky ndryshim ka ndodhur në nëntorin e vitit 2002, pra 14 vjet më parë dhe për këtë ka edhe vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Por, në formular nuk jepen arsyet se përse Roshit i është dashur të ndryshojë emrin?

Roshi i përgjigjet me “Po” pyetjes se nëse ka qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e ndonjë vepre penale.
elvis_roshi_formulari_25455

Ai thotë se është proceduar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani, por çuditërisht ai thotë se nuk e mban mend se përse është gjykuar. Ky hetim i Gjykatës ka ndodhur në vitin 2002. Po në mënyrë të habitshme, Roshit nuk i kujtohet as cili ka qenë vendimi i Gjykatës së Mynihut në Gjermani në lidhje me hetimin penal për të cilin ai është gjykuar.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pyetjes nëse është caktuar ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale ndaj tij Roshi i përgjigjet me “Po” dhe vendimi është lënë në fuqi ndaj arrestit me burg.

Një tjetër pyetje që ka një përgjigje interesante nga “fenomeni Roshi” i Ramës në krye të bashkive të vendit është nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Përgjigja e kësaj pyetje nga Roshi është “Po”. Ai saktëson se qyteti nga ku është dëbuar është Mynihu dhe ai shton se kjo ka ndodhur përpara vitit 2002, kur ai ndryshoi edhe emrin. Çuditërisht edhe në këtë rast, Roshit nuk i kujtohen arsyet se përse ai është dëbuar nga Gjermania.

Kjo është një pjesë e përgjigjeve që gazeta ka mundur të sigurojë nga formulari i dekriminalizimit që Roshi ka dorëzuar zyrtarisht.

Përgjigjet e mësipërme janë të mjaftueshme që mandati i kryebashkiakut të Ramës që mban mend shumë mirë se kur ka ndryshuar emrin, kur është arrestuar, kur është hetuar dhe kur është dëbuar nga Gjermania, por nuk mban mend arsyen se përse i kanë ndodhur të gjitha këto janë të mjaftueshme që mandati i tij të hidhet në koshin e plehrave.

I mbetet institucioneve të verifikimit të ndërmarrin hapat e tjerë të nevojshëm dhe të përcaktuar me ligj për të zyrtarizuar vendimin dhe kjo kërkon një kohë jo më shumë se dy muaj. Çfarë do të duhet të verifikojnë institucionet është shumë e thjeshtë. I duhet që t’i rifreskojnë kujtesën kryebashkiakut trafikant droge të Ramës për arsyet se përse ai është arrestuar, hetuar, gjykuar dhe dëbuar nga Gjermania përpara vitit 2002, kohë kur ndryshoi edhe emrin, të cilin e ka Ervin, por që Rama i thërret Elvis.

Investigimi
Nga një investigim i gazetës i bërë kohë më parë rezulton se, kryebashkiaku i Ramës në Kavajë, Roshi rezulton me precedent penalë edhe më parë. Ai gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në shtetin e Zvicrës, gjë e cila nuk deklarohet në formularin e deklarimit të pasurisë dhe kjo mbetet për t’u verifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, pasi të zgjedhurit e Ramës kanë kryer krime dhe vepra të ndryshme penale me emra të rremë.
Fakti që kryetari i PS për Bashkinë e Kavajës Elvis Roshi, ka kryer dënimin me burg për trafik droge nga periudha 1997-2000 e kanë konfirmuar burime zyrtare zviceriane. Pasuria e tij është e pajustifikuar gjatë këtyre viteve. Ai disponon një hotel dhe pasuri të tjera, të cilat në një vend normal nuk do t’i lejoheshin një trafikanti droge qoftë edhe me mandat kryebashkiaku, por do të duhet që të sekuestroheshin. I mbetet drejtësisë që gjatë ditëve të ardhshme të bëjë punën e saj për të verifikuar të gjitha të dhënat nga i zgjedhuri i Ramës në krye të Kavajës përmes blerjes së votave me paratë e pista të drogës.

I dënuari në Gjermani për drogë, në krye të PS së Kavajës
Trafikantët e drogës drejtojnë edhe Partinë Socialiste në Kavajë. Krahas Elvis Roshit, që nga i dënuar për trafik droge në Zvicër, u bë kryetar Bashkie në Kavajë pas kandidimit nga Rama, një tjetër eksponent i trafiqeve të drogës, Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor. Arsyeja pse Rama ka afruar Gentian Dajën dhe madje siç shihet edhe në foton që gazeta boton sot, shfaqet në krahun e djathtë të tij është e kaluara e tij e errët e lidhur ngushtë me trafikun e drogës në vende të ndryshme të Europës. Gentian Daja është një person me precedent të fortë penal. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Por sot ai ndodhet në krahun e djathtë të Ramës. Ky është modeli i Ramës, futja e njerëzve me precedent penal në postet drejtuese të Partisë Socialiste, e më pas veshja e tyre me pushtet, duke i emëruar në poste të larta drejtuese të administratës publike./RD.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Horoskopi, 8 Maj

TË GJITHA

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

11:35 : 13/05/2025

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025

Përfshihet nga flakët një banesë, ja çfarë dyshohet

11:05 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com