• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimet spektakolare të Italisë me ekstradimin e shqiptarëve

11:33 : 08/05/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME

Altin Hajri nga Shijaku, i konsideruar nga autoritetet italiane si një ndër bosët e narkotrafikut në Venecia, papritur rezulton se ka qenë një emigrant i rregullt.

Ai fillimisht u dyshua se, bashkë me disa të tjerë, kanë qarkulluar miliona euro nga aktiviteti i paligjshëm i drogës. Madje, ndaj tij dhe vëllait të tij, të dy pronarë te kompleksit “Golden” në Shijak, Durrës, u lëshua para disa muajsh urdhër-arresti ndërkombëtar. Policia Shqiptare, gjithnjë e prirur për të përvetësuar si sukses të saj çdo hetim ndërkombëtar, e transmetoi në Shtator 2015 si arritje sekuestrimin e kompleksit të vëllezërve Hajri. Për njohësit e legjislacionit penal, në raste të tilla Policia vendos vetëm shiritat e bllokimit, në bazë të urdhërit të Gjykatës, ndërkohë që detyrën e saj, arrestimin e personave në kërkim, në këtë rast nuk e realizoi.

Gjithësesi, ndërkohë që vijonte të jetë në kërkim nga Policia shqiptare për llogari të autoriteteve italiane, Interpol Roma ka hequr nga sistemi i kërkimit Altin Hajrin. Një vendim i Gjykatës së Venezias ka rrëzuar të gjitha provat e prokurorisë dhe policisë së shtetit fqinj ndaj tij. Ky mund të konsiderohet një dështim spektakolar i drejtësisë italiane, por nuk është i vetmi.

“Boldnews.al” raporton se dështime të tilla të bujshme ka pasur në vitin 2015 edhe për të paktën dy raste, kur qytetarë shqiptarë, një nga fshatrat e Kavajës dhe një tjetër nga zona rurale e Lushnjes, akuzoheshin për lidhje me terrorizmin fetar.

Nga ana e Policisë Shqiptare u arrestuan për llogari të italianëve në dy çështje të veçanta Baki Çoku dhe Alban Elezi. Nga pamjet filmike të Policisë Shqiptare, pas arrestimit të tyre, dukej qarte se këta dy persona, në varfëri ekstreme dhe me nivel arsimor e intelektual shumë të ulët, nuk mund të kishin asnjë mundësi reale të bindnin, rekrutonin dhe të dërgonin shqiptarë të tjerë për të luftuar në krah të Shtetit Islamik në Lindje e Mesme.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Megjithatë, autoritet italiane kërkonin ekstradimin e tyre, pasi kishin prova se ishin të përfshirë në veprimtarinë ndihmëse të terrorizmit.

Nën ethet e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorit, autoritet shqiptare vepruan me shpejtësi dhe realizuan ekstradimin e tyre.

Por, rreth 3 muaj pasi ata gjendeshin në izolim në Itali, autoritetet e vendit fqinj dërguan shkresë “lutëse” në Shqipëri, ku kërkohej që, nëse kishin prova për aktivitetin terrorist të Baki Çokut dhe Alban Elezit, t’ua dërgonin sa më shpejt. Sipas autoriteteve hetimore italiane, gjykatat e tyre nuk u kishin pranuar provat dhe Çoku e Elezi “rrezikoheshin” të liroheshin. Në fjalë më të thjeshta, pretendimet e tyre për lidhjet e dy fshatarëve shqiptarë të lidhur me terrorizmin, ishin rrëzuar plotësisht.

Këto dy raste përbëjnë tjetër dështim spektakolar të autoriteteve italiane, të cilat, nëse do të kishin ndodhur në Shqipëri, do të kishin pasoja shumë të rënda.

Në fakt, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë ka problem të theksuara me ekstradimet, po aq sa ka edhe bashkëpunim me volumin më të lartë në këtë drejtim.

“Boldnews.al” ka mësuar nga personat përgjegjës në Ministrinë e Drejtësisë se shqetësimet në këtë drejtim u janë bërë të ditur edhe autoriteteve italiane.

Ministria e Drejtësisë konstaton se në disa raste autoritetet italiane i kanë dërguar asaj kopje të kërkesës për ekstradim nëpërmjet postës elektronike, pra, jo në formën e kërkuar nga ligji. Po ashtu, Ministrisë së Drejtësisë i dërgohen kërkesat nga ana e autoriteteve italiane përtej afatit 40-ditor, të përcaktuar në Konventën Evropiane për Ekstradimin dhe legjislacionin penal shqiptar. Për “Boldnews.al”, burimet kompetente në Ministrinë e Drejtësisë shprehen se kjo situatë ka gjeneruar në praktikë një sërë vështirësish, të lidhura me kryerjen e veprimeve proceduriale si nga ana e Prokurorisë ashtu edhe Gjykatës.

Ministria e Drejtësisë konstaton me shumë shqetësim se, në raste të ndryshme, për shkak të vonesave nga ana e autoriteteve italiane, personat e arrestuar në Shqipëri për efekt ekstradimi, janë liruar pas për shkak të kalimit të afateve proceduriale, janë fshehur e për pasojë nuk është bërë i mundur gjetja dhe dorëzimi i këtyre personave, në rastet kur ekstradimi është miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ja kush janë 15 ndjekësit e Ramës në Instagram

TË GJITHA

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com