Një denoncim aspak i zakontë ka mbërritur për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoton në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në denoncimin e qytetarit dixhital, Zoto vihet nën akuza të rënda për korrupsion dhe si organizator i shitjes së drogës në institucionet e vuajtjes së dënimit. Në rreshta thuhet se Drejtori i Burgjeve merr 3000 deri në 5000 euro për një vend pune. Ndërkohë që qytetari denoncon se Zoto filmon punonjësit e vetë duke dhënë lekë e më pas iu bën presion.
STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
Ryshfetin qe merr drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Artur Zoto. Për me hollësisht lexojeni vet! sb
“Përshëndetje i Dashur Kryetar dhe mos vdeksh kurrë. Të dhëntë zoti jetë. Jam një punonjës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve. Doja të bëja një denoncim sepse je i vetmi njeri ku mund të dëgjohet dhe zëri jonë. Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto e ka kthyer këtë institucion në pronë private. Një transferim nga një p/burgim në një burg kushton 600 €. Një vend pune varion nga 3000€ deri ne 5000€. e plot e plot pazare të tjera. Nëse ju kujtohet hashashi që ju kap një punonjësi të policisë së burgjeve ajo sasi ishte për burgun e Peqinit ku organizator qe vetë Artur Zoto por i rrëshkiti situata nga duart sepse ishin të pakënaqur ortakët e tij me të cilët ndan lekët. Jemi bërë vemi në punë me frikë dhe rrimë me frikë sepse nuk e dimë se ku na shkon emri për transferim sepse duhet me i dhone 5000 € Artur Zotos që të na kthejë prapë në atë vend pune. Nuk po flas për gjëra të tjera sepse janë te pafundme palaçollëqet që bën ai. Filmon punonjësit e tij i bën video duke u dhënë lekë e më pas i bën presion dhe i detyron të bëjnë gjëra që vënë kokën në rrezik. Ju falënderoj A.K”