• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion Veliaj kopjon Edi Ramën/ Lë rrugët me gropa, lyen fasadat në Tiranë

14:14 : 07/05/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Erion Veliaj vazhdon të kopjojë idhujt e tij, Edi Ramën dhe Barak Obamën. Këtë të fundit e kopjon në fotografitë. Përshembull, nëse Obama u servir ushqim të varfërve, pas disa muajsh e realizon edhe Veliaj, gjë që ka ndodhur, e faktuar edhe me fotografi. Faktet kanë treguar se Veliaj e ka kopjuar Presidentin e SHBA-ve edhe në një foto duke lëvizur divanin, ku Obama e lëviz në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Veliaj në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, Veliaj është përfolur se mund të jetë një nga pasuesit e Edi Ramës. Të dy vijnë nga emigracioni, ndërsa edhe Rama ka drejtuar Bashkinë e Tiranës më pas. Aspiratat e tij mund të jenë të mëdha, po le t’ia lëmë kohës diçka të tillë.

Bold News ka siguruar disa dokumente që flasin se Veliaj ka kopjuar edhe modelin Rama, pikërisht me lyerjen e fasadave. Gjithkush e mban mend se gjatë erës Rama në Bashki, ai e kishte fiksim lyerjen e fasadave, ndërsa rrugicat i linte e baltë apo me gropa. Një gjë e tillë po ndodh edhe gjatë qeverisjes së Tiranës nga Erion Veliaj. Disa ditë më parë, Bold News publikoi disa rrugica në Tiranë, që ishin lënë në mëshirë të fatit. Pavarësisht se në kryeqytet janë investuar miliarda lekë në infrastrukturë, disa rrugë janë katandisur si mos më keq dhe askush nuk vë dorë.

Duke u ndalur tek fasada, Bashkia e Tiranës ka hapur një procedurë për “shërbim konsulence”. Objekti i prokurimit është studim projektimi i nëntë objekteve të infrastrukturës rrugore në Tiranë për vitin 2016. Një nga lotet e këtij tenderi është “rehabilitimi i fasadave në hyrje të rrugës ‘Medar Shtylla’”.

Sipas dokumenteve, rezulton se bashkia kërkon të shpenzojë rreth 45 milionë lekë të vjetra për fasadat. “Objektet ndodhen në fillim të rrugës Medar Shtylla. Godinat janë ndërtuar para viteve 1990. Stili i ndërtimit është i llojit Italian. Godinat janë 2 kat dhe mbulesa është me çati. Gjatë viteve të fundit këto objekte janë degraduar dhe kanë probleme në fasada. Çatitë janë të prishura dhe pjesërisht janë zëvendësuar nga banorët me llamarinë. Fasadat e kanë humbur identitetin e tyre pasi në to janë bërë ndryshime me çarje të reja. Duke bërë ndërhyrjet në fasadë dhe çati në këto godina, ne i japim një vlerë të re këtyre objekteve” thotë Bashkia.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Sipas saj objekt i projektit do të jetë rikonstruksion i pjesshëm i godinave, rikonstruksion i fasadave, rikonstruksion i çatisë. Projektuesi duhet të kryeje të gjithë punën në përputhje me standardet e projektimit dhe ndërtimit që janë në fuqi në Shqipëri.

Bashkia thotë se projektuesi duhet të japë të gjitha detajet për vendosjen e kasetës së shkarkimit dhe ullukët vertikalë si dhe detaje të tjera të domosdoshme për zbatimin e punimeve. Gjithashtu duhet të tregojë skemën e kullimit me pjerrësitë, numrin e ulluqeve dhe diametrat e tyre sipas normave në fuqi. Për sasitë e reshjeve do të përdoren të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik.

Rehabilitimi i fasadave ne rr. medar shtylla

Fasada e godinave, tё jetë e tillё qё tё mirёmbahet lehtё, tё evitohen sipërfaqet e mëdha tё xhamit atje ku ёshtё e mundur, kurse ngjyrat e fasadës të jenë të bukura, në mënyre që objekti të bëhet më atraktive për qytetarët. Konsulenti do të japë të gjitha detajet e përforcimit të muraturës mbajtëse në rastin kur ajo paraqitet me probleme. Në rast të mureve me çarje, konsulenti do të tregojë mënyrën e riparimit/konsolidimit të tyre.

Formular i Njoftimit te Kontrates

(Boldnews)

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tenderi 85 mln lekë/ Elvis Rroshi lë kopshtet pa kaldajë, vendos kondicioner në Bashkinë e Kavajës

TË GJITHA

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025

Hakmarrja e Iranit ndaj Izraelit/ 40 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike

22:31 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com