• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kompania me lidhje me krimin e organizuar kërkon me qira kombinatin armëve

08:02 : 06/05/2016
në KRYESORE

Ministria e Mbrojtjes ka miratuar një marrëveshje për të dhënë me qira kombinatin mekanik të Poliçanit një kompanie Bullgare, por të dhënat e siguruara nga BIRN sugjerojnë që kjo e fundit është e lidhur me një nga krerët e krimit të organizuar në Bullgari.

Një kompani bullgare me lidhje me figura të krimit të organizuar është në proces për të marrë me qira kombinatin e Poliçanit, një ndërmarrje e industrisë ushtarake e trashëguar nga koha e Komunizmit ku vlerësohet se aktualisht gjendet një sasi e konsiderueshme metalesh me vlerë skrapi.

BIRN mësoi në shtator 2015, kompania bullgare All Guns Ltd ka bërë një kërkesë në Ministrinë Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për të marrë me qira kombinatin e Poliçanit, duke deklaruar se ka ndër mend ta rigjallërojë atë. Ministria e Ekonomisë mësohet se ka pyetur për këtë qëllim Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është pronare e kombinatit të Poliçanit.

Pas një kërkese për të drejtë informimi nga ana e BIRN, Ministria e Mbrojtjes tha se i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë duke deklaruar se ajo është dakord me dhënien me qira. BIRN mësoi gjithashtu se plani është që kombinati të jepet me qira me vlerën simbolike prej 1 euro, si pjesë e deklaratave të qeverisë për nxitjen e investimeve në ekonominë shqiptare.

Por të dhëna të siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani  është e lidhur me një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar në Bullgari.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

BIRN ka mësuar gjithashtu se përveç kompanisë Bullgare, dy kompani të mirënjohura amerikane që operojnë në fushën ushtarake ishin  të interesuara për marrjen në shfrytëzim kombinatit së Poliçanit, por kërkesat e tyre janë hedhur poshtë.

Propozimi i Bullgarëve konfirmohet edhe nga drejtori aktual i kombinatit – rivitalizimi i së cilit shihet me shpresë nga drejtuesit dhe ish-punëtorët e tij.

E pyetur nëpërmjet një kërkese me shkrim në lidhje me procedurën e ndjekur për dhënien me qira të Kombinatit dhe hijet në të shkuarën e kompanisë All Guns Ltd, zyra e kryeministrit Edi Rama premtoi nëpërmjet një zëdhënësi që akuzat kundër kompanisë Bullgare do të verifikohen.

“Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Turizmit, si ministria përgjegjëse për gjallërimin e jetës ekonomike të vendit dhe përdorimin me efikasitet të pronës shtetërore, është duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për rastin në fjalë përpara se të marrë vendimin përfundimtar,” tha nëpërmjet postës elektronike Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit për median.

Ndërkohë, All Guns Ltd nuk i’u përgjigj disa kërkesave për koment në lidhje me projektet e saj për Kombinatin e Poliçanit dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Marrëveshja me Bullgarët

Përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes.

Përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armatim.

I vendosur në luginën poshtë qytezës së Poliçanit, rreth 20 kilometra nga Berati, Kombinati është një nga tre uzinat ushtarake nën varësinë e ministrisë së Mbrojtjes.

Dikur ky kombinat konsiderohej si një vepër e rëndësisë së veçantë nga regjimi komunist, por sot ish-fabrika e armëve është në degradim të plotë. Linjat e saj të prodhimit janë mbyllur dhe vetëm një grusht njerëzish në rang drejtues vazhdojnë të marrin rrogën.

Interesimi i kompanisë Bullgaret për marrjen në shfrytëzim të kombinatit të Poliçanit daton qe nga shtatori 2015.  Që nga kjo periudhë, përfaqësuesit e All Guns Ltd kanë vizituar disa herë uzinën dhe kanë përpiluar një plan biznesi që është dorëzuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes propozimi i All Guns Ltd në fillim është çuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Turizmit, MZHETTS, e cila e ka përcjellë për vlerësim Ministrisë së Mbrojtjes.

“Sa më sipër, ministra e Mbrojtjes, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesës nga strukturat përgjegjëse, sipas V.K.M nr.54 datë 05.02.2014, ka përcjellë praktikën pranë MZHETTS, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme,” i tha BIRN në një përgjigje me shkrim Artur Meçollari, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Antikorrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Edhe pse kërkesa e kompanisë Bullgare është miratuar nga një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend, e kaluara e saj ngre pikëpyetje për procesin e ndërmarrë për ta verifikuar të kaluarën e saj.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që All Guns Ltd [emri i së cilës përkthehet nga alfabeti cirilik dhe si Alguns Ltd]  është krijuar në vitin 2004 në Sofje nga një ish tregtar skrapi i quajtur Alexander Dimitrov. Aktiviteti kryesore i kësaj kompanie ka qenë tregtia e armëve.

Dimitrov ka qenë në të njëjtën kohë partner në biznes në kompaninë SIB Metal, me një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar në Bullgari, Bojan Petrakiev Borisov, shpesh i thërritur me nofkën e tij “Barona.”

Sipas shefit të Departamentit të Krimit të Organizuar Ndërkufitar të Ministrisë së Brendshme Bullgare Javor Kolev, Petrakiev është një kriminel karriere me një rekord kriminal që nga viti 1977.

“Petrakiev është një kriminel i njohur, me  rekorde të të rënda penale. Ai konsiderohet të jetë një përfaqësues i njohur i krimit të organizuar në Bullgari,” Kolev i tha portalit amerikan Buzzfeed, në dhjetor 2015.

Në një intervistë për Buzzfeed, Petrakiev tha që e njihte pronarin e All Guns Ltd, Alexander Dimitrev që  nga vitet 1990, sepse të dy e kishin origjinën nga qyteti i Slivnitsa.

Sipas Petrakiev në vitin 2004, Dimitrov i kërkoi  të bëheshin partnerë në SIB Metal dhe ai e prezantoi me “njerëz të fuqishë.”

“Përpara se ta ndihmoja unë ai ishte askushi,” i tha Petrakiev Buzzfeed.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se përveç kompanisë Bullgare, All Guns Ltd “ka pasur disa vizita nga kompani të ndryshme,”  për marrjen me qira ose koncesion të kombinatit mekanik Poliçan.

“Gjatë takimeve me këto kompani ministria e Mbrojtjes është shprehur e gatshme për bashkëpunim dhe i ka ftuar kompanitë e interesuara të sjellin plan bizneset e tyre për të mundësuar rivalizimin e ndërmarrjeve ushtarake,” ministria tha.

BIRN ka mësuar se mes kompanive të interesuara janë dy kompani të mirënjohura amerikane në fushën ushtarake, CUBIC dhe Howell Machine Technology.

CUBIC ka punuar nga viti 2007 deri në vitin 2013 me Ministrinë e Mbrojtjes. Përfaqësuesit e kësaj kompanie në Tiranë janë dekoruar në vitin 2013 me medaljen “Për Shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet ekspertizës dhe këshillimit për reformimin e Mbrojtjes dhe zhvillimin e FA Shqiptare.”

Por megjithatë tre burime të pavarura të cilët folën në kushtet e anonimatit, i thanë BIRN që dy kompanitë amerikane ishin tërhequr pasi kishin mësuar se All Guns Ltd ishte paracaktuar si fitues.

Të kontaktuar nga BIRN, përfaqësuesit e CUBIC në Shqipëri nuk komentuan mbi procedurën e dhënies me qira te Kombinatit të Poliçanit.

Ëndrra për punë në Poliçan
Dy ushtarë të paarmatosur ruajnë vetëm derën kryesore të Kombinatit Mekanik Ushtarak të Poliçanit.

Nga  sipërfaqja prej 75 hektarësh, me rreth 52,000 m2 të hapësirë ndërtimit ku në mes të viteve 60-të u ndërtuan objektet e prodhimit  të municioneve dhe depot e armatimit thuajse nuk ka mbetur asgjë. Shumica prej godinave janë të rrënuar.

Uzina në të cilën fillimisht u prodhuan fishekë të kalibrit  7.62 mm dhe më pas me radhë linjat e prodhimit të granatave të dorës ofensive dhe difensive, minave kundërtank e kundër këmbësorisë, predha të mortajave 82 mm, kapsolla detonatore, predha, djegore e deri fishekzjarrë, ngjan me një grumbull hekurishtesh të cilat të zotët duan t’ia falin kërkuesit më të parë.

Rrënimi i Kombinatit ka shkaktuar pasoja të rënda dhe në qytezën e Poliçanit, e krijuar me të ardhur nga zonat për rreth në funksion të nevojave të linjave të prodhimit të municioneve.

Deri në fund të viteve 80-të, mbi  3,500 banorë të  zonës rezultonin si të punësuar në uzinën e municioneve, ndërsa aktualisht ajo është e vetmja shpresë për hapjen e vendeve të reja të punës në qytezë.

Në Poliçan, interesimi i treguar nga All Guns Ltd për ta rivënë në punë fabrikën është një ‘sekret’ që  dihet nga të gjithë.

Drejtori i Kombinatit Altin Lamçe i tha BIRN se ai e sheh këtë kompani si mundësinë e vetme të shpëtimit të ndërmarrjes, ku ai tashmë menaxhon vetëm një grusht njerëzish.

“Është e vërtetë që kompania Bullgare All Guns ka paraqitur propozimin për të marrë me qira kombinatin, por unë nuk mund të them më shumë detaje, deri në miratimin e plotë nga strukturat përkatëse të këtij propozimi,” tha Lamçe.

“Mund të them së projekti është një mundësi e mirë për  vendosjen ne punë të  kombinatit dhe hapjen  e shumë vendeve të punës, që për Poliçanin është mëse jetike,” shtoi ai.

Optimist për projektin është dhe Altin Mema, ish inxhinier në kombinat dhe tani i papunë.

“Fabrikën e prodhimit të municioneve mund ta vësh në punë, me ato asete që ka Kombinati,” tha Mema. “Ato janë [dhe] thjeshtë duhet t’u ngrihet paneli dhe vendosen në punë,” shtoi Mema, duke shpjeguar gjendjen teknike të Kombinatit.

Sipas Memës All Guns Ltd ka plane të prodhojë fishekë të kalibrave të ndryshëm në Poliçan dhe do të hapë 300 deri në 800 vende pune.

“Kërkesat për armatim, qoftë dhe në Shqipëri janë rritur. Janë hapur  tre poligone qitje dhe  uzina mund t’i përmbushte shumë mirë nevojat e tregut vendas,” tha ai.

Jo të gjithë ish-punonjësit e Kombinatit janë të entuziazmuar për projektet e Bullgarëve. Disa prej tyre i thanë BIRN që kanë frikë se shumica e premtimeve të Bullgare janë boshe dhe se dyshojnë se uzina do të shitet për skrap.

Kryetari sindikatës së Kombinatit Abedin Çela. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kryetari sindikatës së Kombinatit Abedin Çela. Foto: Lindita Çela/BIRN

“Kompania që flitet që do marrë kombinatin tonë është e specializuar me shitje të armëve dhe jo të prodhimit të tyre, ndaj dhe kemi dyshime se do e sheshin për skrap si Cërriku,” tha njëri prej ekspertëve të prodhimit të municioneve në Poliçan, i cili refuzoi të citohet me emër, duke iu referuar ish-Rafinerisë së Naftës në Cërrik, e cila u mor me koncesion për rindërtim nga kompania Kurum por u shkri për skrap menjëherë pasi u firmos kontrata e koncesionit.

Një dokument vlerësimi i përgatitur nga kompania amerikane CUBIC mbi gjendjen e kombinatit, flet gjithashtu për vlerën e skrapit në kombinatin e Poliçanit. Në dokument, tregohet se në kombinat ka ende rreth 2,200 pajisje prodhimi të panevojshme, të cilat mund të shiten për skrap duke siguruar rreth 1 milionë euro.

Skeptik për të ardhmen e Kombinatit është dhe kryetari sindikatës së Kombinatit Abedin Çela, i cili është larguar nga puna në gusht 2014. Ai ankohet që qysh në vitet 90’ Kombinati është drejtuar sipas orekseve politike.

“Drejtuesit janë  marrë me anë partie ndaj ka shkuar keq uzina,” Çela tha.  “Deri sa emërimet janë bërë më anë partie, sigurisht që puna nuk do të shkojë mirë sepse ata kanë parë interesat e  partisë së  tyre,” ai shtoi.

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: BIRN

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Pamje e mjediseve të brendshme të kombinatit në një foto pa datë me autor të panjohur

Pamje e mjediseve të brendshme të kombinatit në një foto pa datë me autor të panjohur

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kombinati i armëve dhe municioneve në Poliçan, fotografuar në prill 2016. Foto: Lindita Çela/BIRN

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shkon të tërheqë 10 euro që i kishte fituar në lotari por ja çfarë surprize zbulon

TË GJITHA

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

10:07 : 13/05/2025

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com