Këngëtari Stresi shpesh është komentuar për konsumimin e lëndëve narkotike. Me anë të një video ai ka tërhequr vëmendjen ku shihet duke konsumuar marijuanë në makinë.
Videon e ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram ku shfaqet duke i dhënë një makine luksoze tip “Audi” në zonën e Ish-Bllokut dhe duke tymosur një cigare hashash.
Krahas videos ai shkruan: “Tu pi si për ditë të fundit se ditë të mira na presin,”- përfundon reperi postimin e tij. Stresi edhe publikisht përmes mediave sociale ka pohuar se konsumon substanca narkotike, ku këto fjalë i ka vërtetuar shpeshherë me anë të fotove në rrjetet sociale. Në video duken edhe pjestarët e tjerë të grupit të tij, me të cilët ka bërë shumë bashkëpunime.