• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pollo: Që në 2010 zbulova abuzimet e gjyqtarit Hoxha, ndërsa Topi e promovoi  

11:43 : 03/05/2016
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha ka reaguar dhe Genc Pollo, një nga figurat kryesore në PD.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij Facebook, Pollo ka vënë në dukje se që në vitin 2010 ai e ka kundërshtuar gjyqtarin Hoxha duke i dërguar dhe një letër Presidentit në atë kohë, Bamir Topi.

“Qenke lodhur kot, se këtë gjykatës e kanë promovuar, e kanë emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë”, kjo është përgjigjia që Pollo morri nga Ministri i Drejtësisë në atë kohë duke i thënë se është Presidenti që e ka promovuar këtë gjyqtar.

Pollo sjell në vëmendje një shkrim të tij në 2010 për gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

ppp

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pjesë nga shkrimi i Pollos i v.2010 për Topin dhe gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Nga përvoja ime direkte si kryetar i Komisionit Qeveritar për Tokat (KQT mbikëqyr procesin e verifikimit të titujve të pronësisë në tokën bujqësore), po sjell një rast tejet modest, por gjithsesi domethënës, për çështjen në fjalë. Nga kontrolli periodik rezultoi se në një rreth të vendit, gjyqtari I. H. në dy raste identike të konfliktit midis palëve pronar shtet e pronar privat, herë vendosi në favor të njërit e herë në favor të tjetrit. Në vijim, në maj 2010 i drejtova një letër Presidentit të Republikës (dhe për dijeni edhe ministrit të Drejtësisë) me shqetësimin për këtë abuzim të dukshëm dhe me kërkesën që KLD­ja t’i hetonte këto raste. Në mbledhjen vijuese të KQT­së, disa muaj më vonë, ndërsa flisja për problemet me Gjyqësorin dhe në veçanti për këtë rast, ministri i Drejtësisë më thotë: “Qenke lodhur kot, se këtë gjykatës e kanë promovuar, e kanë emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë”, duke treguar me kokë nga fotografia e varur në murin ballor të sallës së mbledhjes (nuk mund të fsheh simpatinë për idenë që fotoja aktuale në atë faqe muri të zëvendësohet me atë të Ismail Qemal Vlorës apo të Skënderbeut).

Në lidhje me raportet e ndërkombëtarëve, të cilat Presidenti Topi  përmend në deklaratën e tij duke pretenduar se e vlerësojnë pozitivisht atë, do të doja t’ju kujtoja botimin në qershor 2010 nga BE të raportit Desterbeck&Loquet, (Rule of laë mision; the fight against corruption), raport i cili qartazi dhe pazakonshëm, në faqen 5 të tij, në paragrafin e parë të kapitullit Gjyqësori, shprehet se KLD­ja bën emërimet e Gjyqësorit kundrejt ryshfetit. Gjithashtu, refuzimi i krerëve të KLD­së për të miratuar kritere dhe rregulla në emërimet e gjykatësve, sipas propozimit të vitit 2009 të ministrit të Drejtësisë, tregon vullnetin e tyre për të ruajtur status­quo­në.

Jam kureshtar nëse z. Topi do të iniciojë shkarkimin e nënkryetarit të KLD­së kur t’i mbërrijë në skrivani propozimi që po shqyrtohet këto ditë në Kuvend. Mbrojtja e faqeziut të vogël tanimë është gjë e bezdisur për të madhin. Madje më duket se ky i fundit do të donte t’i lante duart qoftë edhe për sy e faqe. Veç nëse nuk kemi skena të tipit “po e firmose, t’i hapa letrat”!

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Aksident/ Makina përplas 2 nxënës, jashtë rrezikut për jetën

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com