• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Dallëndyshe Bici rrafshoi lokalin 1 milion euro vetëm “me një fjalë goje”

14:40 : 02/05/2016
në INVESTIGIME

Mbrëmjen e 19 Shtatorit 2014, pronari i lokalit Ble-Alb, buzë liqenit të Ohrit në Pogradec, thirret me urgjencë nga stafi i tij. Në restorant kishin ardhur disa “të mëdhenj” nga Tirana dhe e kërkonin me urgjencë.

I mësuar me këto vizita “të papritura” të drejtuesve nga kryeqyteti, ai i ka kërkuar kuzhinierëve që të përgatisin diçka të mirë për ata, ndërkohë që po afrohej vetë për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.

Sapo ka hyrë në lokal, ai është takuar me Dallëndyshe Bicin, Kryeinspektorja e Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), drejtuesin e operacioneve në këtë strukturë, Fatmir Meta, si edhe shtetasi Ergys Hoxha, punonjës i Ministrisë së Brendshme. Biseda ka nisur menjëherë e nervozuar, në të cilën zyrtarët i kanë thënë pronarit të lokalit se lokali do të prishej të nesërmen në mëngjes dhe ai duhet të merrte masat e tij. I gjendur nën një presion të momentit, pronari i lokalit është munduar të shpjegojë se ai është i pajisur me lejen përkatëse nga autoritetet shtetërore. Po ashtu, ai është munduar të shpjegojë se vlera e lokalit është rreth 1 milion euro dhe nuk mund të prishet “me një fjalë goje” dhe pa asnjë dokument.

Tashmë kjo çështje është pjesë e shqyrtimit gjyqësor në gjykatën e Pogradecit, ku Prokuroria akuzon dy drejtuesit e lartë të IKMT, Bicin dhe Metën, se kanë shpërdoruar detyrën në rastin e prishjes së lokalit “Ble-Alb”. Prokuroria duket se nuk e ka zbardhur rolin e punonjësit të Ministrisë së Brendshme, Ergys Hoxha, pasi ai përmendet vetëm shkarazi në kërkesën për gjykim, e cila disponohet e plota nga “Boldnews.al”.

Në kallëzimin e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, pronari i lokalit “Ble-Alb”, Milto Caka tregon në mënyrë të detajuar se si iu rrënua në pak orë investimi i tij kolosal.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Boldnews.al” e sjell në mënyrë integrale rrëfimin e tij, i cili tashmë po i kushton “kokëçarje” gjyqësore zyrtarëve më të lartë të IKMT-së.

“Në datë 19.09.2014, rreth orës 19.00, në lokalin tim janë paraqitur zonja Dallëndyshe Bici, Drejtore e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, zoti Fatmir Meta, drejtues i njësisë operacionale pranë INUK, dhe zoti Ergys Hoxha, punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët më kanë thirrur në një nga tavolinat e lokalit dhe më kanë thënë: “lokali do të prishet, prandaj merr masa që të jetë i lirë”. Unë iu kam thënë atyre se lokalin e kisha me leje të rregullt dhe iu kam bërë prezent të gjithë dokumentacionin e ndërtimit, por ata nuk e morën në konsiderat\ëe. \Iu kërkova që të më jepnin një dokument me shkrim për pretendimet e tyre dhe ata, përveçse me komunikuan se në datë 20.09.2014, objekti do të prishej, nuk më kanë dhënë asnjë lloj dokumenti apo vendim për prishje. Në datë 20.09.2014, rreth orës 07.00, të tre punonjësit e sipërcituar, së bashku me disa punëtore, të cilët nuk i njihja, të pajisur me mjete pune të motorizuara, u paraqitën te lokali im dhe më thanë që të largohesha, pasi ai do të prishej. Kam këmbëngulur që ata të njiheshin me dokumentacionin që unë disponoja, si dhe të më vinin në dispozicion një dokument shkresor për prishjen e objektit. Gjithashtu kam këmbëngulur të mbahej një akt konstatimi nga ana e tyre për gjendjen e objektit, për të evidentuar nëse kishte ose jo shkelje të lejeve të dhëna për ndërtimin e shfrytëzimin e tij, por punonjësit e INUK-ut nuk pranuan që të bënin një veprim të tillë. Ata urdhëruan punëtorët që të shkatërronin objektin, shkatërrim i cili nisi menjëherë, derisa objekti u rrafshua plotësisht. Prezent aty kanë qenë edhe punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor të qarkut Korçë, të cilët në disa raste kanë kontrolluar dokumentacionin e objektit, ku kanë konstatuar rregullsi të dokumentave të ndërtimit të tij”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dhjetë ligje të çuditshme nëpër botë

TË GJITHA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:22 : 10/06/2025

Shi në këto territore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:13 : 10/06/2025

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com