• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A kanë qenë gjurmët e gishtave të Arben Frrokut në listën e personave të kërkuar?

13:49 : 29/04/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME

Arrestimi i të shumëkërkuarit Arben Frroku në Holandë, i dënuar përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, shoqërohet sërish me pikëpyetje të mëdha.

Një ditë pas njoftimit publik për arrestimin e tij në Amsterdam, askush nuk di të thotë zyrtarisht se si ndodhi arrestimi, si ka qenë koordinimi ndërmjet institucioneve shqiptare dhe atyre hollandeze dhe përse i pari që e bëri publik ndalimin e tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Në tre vitet e fundit, çdo gjë që ka pasur lidhje me vëllezërit Arben dhe Mark Frroku, ky i fundit deputet deri sa u arrestua si autor i dyshuar i një vrasjeje në Belgjikë, është shoqëruar me polemika të forta lidhur me rolin e Policisë së Shtetit në informacionin për ata.

Edhe në rastin e arrestimit të Arben Frrokut në Hollandë, të enjten e datës 28 Prill 2016, sërish janë disa elementë për t’u sqaruar. Boldnews.al rendit disa çështje që kanë nevojë për sqarim:
1. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit konfirmojnë se ndalimi i të dënuarit Arben Frroku nga ana e autoriteteve holandeze, është kryer në datën 6 mars 2016. Zyra e Emigracionit në aeroportin Schiphol të Amsterdamit ka shoqëruar një person, i paraqitur me pasaportë dhe gjeneralitete greke, Renato Tsepa, i datëlindjen 1968. Autoritetet hollandeze kanë pasur dyshime se pashaporta e tij ishte e falsifikuar dhe e kanë mbajtur të ndaluar deri në përfundim të veprimeve verifikuese. Nga sa rezulton, verifikimi i autoriteteve hollandeze përfundoi në 28 prill 2016, rreth 50 ditë pas ndalimit të tij. Rezultati ishte: i ndaluari është Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri.
2. Në datë 26 Prill 2016, pra më shumë se një muaj pas ndalimit të tij, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron në një intervistë televizive se Arben Frroku ishte ndaluar në Hollandë, duke e shoqëruar me një akuzë ndaj Policisë së Shtetit, e cila, sipas tij, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduriale për identifikimin e plotë dhe nisjen e procedurave për esktradimit të të dënuarit.
3. Boldnews.al ka mësuar nga burime diplomatike se kancelaritë e Beneluksit në Tiranë janë vënë menjëherë në lëvizje për të vlerësuar vërtetësinë e deklarimeve të Berishës. Pas dy ditësh komunikim intensiv ndërmjet diplomatëve në Shqipëri me autoritetet hollandeze, duke përfshirë edhe Interpol Tirana, u arrit të konfirmohej se i ndaluari Renato Tsepa ishte i dënuari Arben Frroku.
4. Zyrtarisht mësohet se Interpol Tirana ka komunikuar vetëm dy ditët e fundit me homologët e tyre në Hagë, pra kanë reaguar në të njëjtën kohë pas deklarimit të Berishës dhe impenjimit të zyrave diplomatike të Beneluksit në Tiranë.
5. Sa i përket procedurës së identifikimit të Arben Frrokut, është e nevojshme të sqarohen disa detaje thelbësore për çështjen. Ai është ndaluar në datë 6 mars, si i dyshuar për mbajtjen e një pashaporte të fallsifikuar. Në çdo rast të tillë, elementi identifikues janë shenjat e gishtërinjve të personit. Duket se këtu ka çaluar procedura, pasi teorikisht, duhet të pranohet fakti se gjurmët e gishtave të të dënuarit Arben Frroku janë në sistemin ndërkombëtar, si person i dënuar dhe me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.
6. Nisur nga fakti se procedura për identifikimin e tij ka zgjatur thuajse dy muaj, ndërkohë që skanimi i gjurmëve të gishtave kërkon vetëm pak minuta, atëherë ky është momenti kur mund të ngrihen aludimet më të mëdha. Ose autoritetet hollandeze nuk e kanë kryer për rreth 50 ditë skanimin e gjurmëve të gishtave, gjë që tingëllon jo shumë realiste. Ose, në sistemin ndërkombëtar të personave në kërkim, gjurmët e gishtave të Arben Frrokut nuk gjenden.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, shpërndarë për median mbrëmjen e datës 28 prill 2016, thuhet se “…Interpol Tirana, gjatë ditëve të fundit, ka pasur disa komunikime me homologët në Hollandë në lidhje me këtë çështje (rastin e Arben Frrokut), por vetëm sot pasdite u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumenta të fallsifikuar nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare…”. Pra, në njoftimin zyrtar, Policia shprehet se vetëm në këto ditët e fundit ka komunikuar me autoritetet hollandeze, ndërkohë që ai ishte ndaluar në 6 mars. Ky deklarim krijon dyshimin se, në sistemin ndërkombëtar të personave në kërkim, gjurmët e gishtave të Arben Frrokut nuk kanë qenë fare ose nuk kanë qenë të aksesueshme nga ana e autoriteteve të huaja.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në çdo rast, duket se deklarimi publik i Berishës ka nxitur ose ka “detyruar” autoritetet për të vepruar. Fillimisht, sipas burimeve diplomatike të “Boldnews.al” ka pasur një impenjim të menjëhershëm të diplomacive perëndimore, të cilat janë pasuar me veprime po të shpejta të Interpol Tirana. Por shpejtësia e veprimeve ka nisur vetëm në tre ditët e fundit, ndërkohë që Arben Frroku prej 50 ditësh gjendej i ndaluar, si person i dyshuar me pashaportë fallso, nën emrin Renato Tsepa.

Boldnews.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Avioni i drogës/ Riformato apelon vendimin, i ulen 3 vite burgim

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Avioni i Lufthansës pa pilot për 10 minuta/ Ndihmësit i ra të fikët, kapiteni në tualet

17:09 : 19/05/2025

Europiani U-17, Shqipëria dhe Portugalia publikojnë formacionet zyrtare

17:04 : 19/05/2025

Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE, për shkak të gripit të shpendëve

17:04 : 19/05/2025

Mbyllet numërimi për Fierin/ “Tërmet” i drejtorëve të Belës, Zegjineja ruan mandatin

17:00 : 19/05/2025

U bë baba nga 13-vjeçarja! Familjarët e Dritson Kurtit në protestë, e mitura: Ma lironi burrin

16:57 : 19/05/2025

Java e fundit që cakton titullin, Serie A vendos kur luhen ndeshjet e Napolit dhe Interit

16:34 : 19/05/2025

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14%

16:25 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com