• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi tronditës/ Si e vramë gjyshen për t’i marrë unazën dhe orën

12:25 : 24/04/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Një çift të rinjsh, të dashuruar marrëzisht aq sa, për të siguruar disa para për të ardhmen e tyre, vranë një të moshuar, tashmë janë bërë armiqtë kryesorë të njëri-tjetrin në sallën e gjyqit.

Gjoana Hila dhe Erando Qatipi aktualisht po përballen në Gjykatën e Shkodrës, me akuzën e vrasjes së një të moshuare, më saktësisht gjyshen e vajzës, viktimën Angje Hila.

E akuzuar Gjoana jetonte prej vitesh në shtëpinë e viktimës dhe, së bashku me të dashurin e saj, Erandon, kanë menduar të vjedhin sendet me vlerë të të moshuarës dhe më pas të largoheshin pa i kuptuar njeri.

Pasditen e datës 25 Shkurt 2015, Gjoana dhe Erando janë takuar në lokalin e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, pak metra larg shtëpisë së gjyshes së vajzës. Ata kanë dalë së bashku, janë drejtuar për në shtëpinë e Angje Hilës dhe janë parë të dalin prej andej pas rreth 40 minutash.

Askush nuk ka kuptuar se në shtëpinë e Angje Hilës kishte ndodhur një krim, ku ajo vetë kishte vdekur nga asfiksia, e mbytur nëpërmjet bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes me anën e një jastëku.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Prej asaj dite, ndërmjet dy të dashuruarve nisi një ftohje e madhe, aq sa në mesazhet ndërmjet tyre dallohej se gjërat nuk ishin aspak si më parë.

Të nesërmen e krimit, djali i të moshuarës, Andrea Hila, konstatoi i pari se nëna e tij, e cila qëndronte e vetme në atë banesë dhe herë pas here i bashkohej edhe Gjoana, nuk jetonte më.

Menjëherë, Andrea njofton familjarët se nëna e tyre kishte vdekur, ndoshta për arsye natyrale. Mesditën e datës 26 Shkurt, nga Italia mbërrin për ceremoninë mortore, djali tjetër i viktimës, Bernard Hila. Ky i fundit vëren disa shenja dhune në fytyrën dhe trupin e nënës. Gjithashtu, ai ka konstatuar se në duart e nënës së tij mungonin ora dhe unaza, të cilat ai vetë ia kishte dhuruar kohë më parë.

Ndërmjet familjarëve Hila nis një debat i ashpër mbi arsyet e vdekjes dhe emigranti Andrea i është drejtuar Policisë, duke raportuar dyshimin se e ëma e tij, e moshuara Angje Hila, është vrarë.

Efektivët e Policisë kanë nisur menjëherë verifikimin dhe ekspertizën, gjatë të cilave kanë konstatuar se dyshimet e Andrea Hilës duheshin verifikuar. Rasti iu raportua Prokurorisë së Shkodrës, e cila nisi hetimet për vrasjen e të moshuarës.

Andrea Hila, kallëzuesi, deklaron para grupit hetimor se dyshimet kryesore mbi vrasjen e të moshuarës, bien mbi mbesën e tij, vajzën e vëllait Nikolin, e cila jetonte me viktimën. Gjoana Hila jetonte prej vitesh me Angjen dhe kishte dijeni për sendet me vlerë që ishin në shtëpi. Ky dyshim forcohej më tepër, pasi u konstatua se hyrja në shtëpi ishte realizuar pa dhunë. Pra, autorët duhet të kishin pasur çelësin e shtëpisë. Grupi hetimor u përqëndrua tek hetimi i familjarëve, me objektiv kryesor Gjoana Hilën.

Prokuroria e Shkodrës nisi të rindërtonte ngjarjen, duke mbledhur të gjitha provat e mundshme të lëvizjes së Gjoana Hilës në orët e fundit para ngjarjes.

U sekuestruan pamjet filmike të një hoteli në qendër të qytetit, shumë pranë shtëpisë së viktimës. Në materialin video u konstatua se rreth orës 16:00 të datës 25.02.2015  e pandehura Gjoana Hila futet në  lokalin e hotelit dhe pas disa sekondash vjen edhe  i pandehuri Erando Qatipi.

Pas disa minutash, dalin së bashku. Rreth ores 17:05 minuta, dy te pandehurit lëvizin në drejtim të banesës së viktimës Angje Hila. Më tej, pas rreth 40 minutash, ata shfaqen sërish në pamjet filmike të kamerave të hotelit, por kësaj here lëvizjet e tyre janë të çoroditura.

Autoritetet hetimore, disa ditë pas kallëzimit, krijuan bindjen se Gjoana Hila dhe Erando Qatipi duhet të jenë autorët e vrasjes. Në bazë të të dhënave të deri atij momenti, policía arreston dy të dyshuarit, në bazë të urdhërit të Prokurorisë së Shkodrës.

Menjëherë pas arrestimit, misteri i krimit filloi të sqarohej. Gjoana ka pranuar të shpjegojë mekanizmin e vrasjes së gjyshes së saj, duke ia faturuar krimit të dashurit, Erando Qatipi.

Për Gjoanën, vrasjen e Angje Hila  e ka kryer Erando Qatipi, në dijeni dhe prezencë të saj, ne banesën e  gjyshes Angje Hila. Gjoana ka pohuar se vjedhjen e gjyshes së saj  e kishin planifikuar  bashkë  me  të dashurin e saj, Erando Qatipi, rreth një javë përpara ditës së ngjarjes.

Ndërsa i pandehuri tjetër, ndoshta për të mbrojtur deri në fund të dashurën dhe veten e tij, e mohon që ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes dhe pretendon se nuk ka asnjë dijeni mbi ngjarjen.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
Ian Birrell in Albania for Brexit story
Picture: Erion Mecaj/Demotix

Letër sekretarit Gove nga Gërdeci: Je gomar nëse do që Britania të marrë shembull Shqipërinë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com