Mbyti gruan në tualet, zbardhet e vërteta e vrasjes nga bizesmeni shkodran

Në fillim, bizesmeni shkodran, projektoi vetvrasjen e gruas së tij duke e nxjerrë veten e tij të pafajshëm.

Më pas forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje duke parë rrethanat dhe shenjat në qafë, sy dhe dorën e majtë bënë shoqërimin në polici të bashkëshortit të saj.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, Sadetin Sula ka njoftuar vetë policinë për vdekjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula.
Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pasi kanë parë rrethanat dhe shenjat në qafë, sy dhe dorën e majtë kanë bërë shoqërimin në polici të bashkëshortit të saj.
Gjatë orëve të ekspertizës mjekoligjore, Sadetin Sula ka qëndruar i shoqëruar në mjediset e komisariatit të Shkodrës. Aty është marrë në pyetje nga oficerët e policisë. Mësohet se 47-vjeçari nuk ka pranuar se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, duke i thënë policisë së ajo është vetëvrarë duke mbytur veten me litar dhe se shenjat në trup kanë qenë si shkak i tentativave për t’u vetëvrarë.
I akuzuari është marrë sërish në pyetje dhe ka nisur që të ndryshojë versionin e ngjarjes përpara policisë në disa detaje, duke qenë konfuz dhe duke krijuar dyshime.
Edhe pas daljes së ekspertizës mjekoligjore, Sadetin Sula mësohet se nuk e ka pranuar krimin për të cilin dyshohet dhe ka deklaruar në polici se nuk është ai autori i vrasjes së bashkëshortes së tij dhe se ajo është vetëvrarë.
Dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës, e cila akuzon Sadetin Sulën për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetimorët do ta marrin në pyetje sërish të dyshuarin, pasi dëshmia e tij ka qenë kontradiktore.

LEXO EDHE  Shkencëtari i qeverisë amerikane,Fauci: Rezultati i vaksinës Covid mund të vijë në fund të vitit 2020 Mbylle


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here