• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Arrest me burg” për Emiljano Shullazin

09:51 : 20/04/2016
në AKTUALITET

Është pranuar kërkesa e prokurorisë për “arrest me burg” për Emiljano Shullazin nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Trupi gjykues pasi u tërhoq për të marrë vendimin ka caktuar “Arrest me Burg” për Shullazin. Seanca për masën e sigurisë e cila zgjati për gati 30 minuta u zhvillua pa praninë e mediave. Burime bëjnë me dije se Shullazi nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë të ngritura ndaj tij.

Ndërkohë për dy bashkëpuntorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, po vijon ende seanca e gjykimit.
Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Emiljano Shullazit u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave për shkak të rëndësisë që ka procesi dhe ruajtjes së sekretit hetimor.Gjyqtar për dosjen “Shullazi” është është Idriz Mulkurti, ndërsa prokurorë të çështjes Ened Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj. Në orën 09:30 është parashikuar seanca për Gilmando Danin dhe rreth orës 10:00 pritet të jepet masa e sigurisë për Blerim Shullazin. Në përfundim të seancës pritet një deklaratë e avokatit mbrojtës.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda burg pa afat për Shullazin dhe dy të ndaluarit e tjerë, mbi të cilët rëndojnë të njëjta akuza.
Ndërkohë avokati i tre të arrestuarve, mes tyre dhe Emiljano Shullazit thotë se ky i fundit është arrestuar vetëm nga dëshmia e babait të biznesmenit i cili pretendon se është vendosur eksploziv garazhit.
Nga ana tjetër, tre biznesmenë të Durrësit nuk kanë bërë kallëzim penal.
Në kërkesën e prokurorisë thuhet se grupi i Shullazit përbëhet nga kontigjentë kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, disa prej tyre të dënuar dhe më konkretisht shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, personat të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit dhe më konkretisht një shtetas që zotëron një kompani të njohur në Durrës për tregtimin e materialeve ndërtimore dhe hidrosanitareve, shtetasin A. B, pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit si dhe përfaqësues i një kompanije kafeje në Durrës dhe një biznesmeni të njohur që zotëron një kompani nafte në Shqipëri.
Avokati Altin Qafa tha se do të kërkoj lirimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.
“Do kërkoj arrest shtëpie dhe mbikëqyrje për Blerim Shullazin. Do të kërkojmë aktet procedurale që janë kryer nga prokuroria”
Emiljano Shullazi akuzohet për kërcënim të biznesmenit Arjan Zika.Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”,“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Akuza:
“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar më datë 17.04.2016, në orën 01:30, Emiljano Shullazi, 38 vjeç, Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.
Sipas Prokurorisë, mësohet se masa e sigurisë është kërkuar për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Në kërkesën e Prokurorisë mësohet se janë renditur katër çështje në hetim. Më konkretisht, në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria përmend gjobëvënien ndaj shtetasit Jani Zaka, duke pretenduar se ndaj tij, veç kanosjes e presioneve për dhënien e pasurisë, është vendosur edhe lëndë plasëse. Ndërkaq, Prokuroria përmend edhe një rast tjetër të referuar nga Shërbimi Informativ në Prokurorinë e Durrësit për përfshirjen e Emiljano Shullazit në pronësinë e ish-hotel “Vollgës”. Kjo dosje, siç e shpjegon Prokuroria, është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka vazhduar hetimi. Nga ana tjetër, në kërkesën e Prokurorisë përmendet një rast i një gjobëvënieje të dyshuar, pa kallëzim, në vlerën e 650 mijë eurove ndaj një familjeje me mbiemrin Kodra në Durrës. Rasti i katërt që pretendon Prokuroria lidhet me pretendimet për kanosje dhe gjobëvënie ndaj një biznesmeni me aktivitet ndërtimi në zonën e Farkës. Sipas Prokurorisë, akuzat ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, janë: “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Nga ana tjetër, avokati i Shullazit e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm.
Alban Qafa, avokat i Shullazit, ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim, por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative. “Do të kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”, pohoi Qafa. Ai ka folur edhe për akuzat e ish¬kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e të ndaluarit me biznesmenë që kanë marrë “Vollgën” dhe bregdetin e Durrësit. Qafa ka thënë se Shullazi ka 30% të “Vollgës” dhe e ka marrë me kontratë dhurimi. Avokati shton se Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani nuk kanë lidhje me shpërthimin te garazhi i biznesmenit Arjan Zaka. “Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiljano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori me kontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e dy të tjerëve”, ka thënë avokati.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Unazat më të veçanta të martesës, e zgjidhni dot të preferuarën? (Foto)

TË GJITHA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:22 : 10/06/2025

Shi në këto territore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:13 : 10/06/2025

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com