Prokuroria për Krime të Rënda, ka te regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin penal për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve rezulton se një grup personash, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, identifikuar më parë si persona me precedentë të ndryeshëm kriminal, disa prej tyre të dënuar dhe konkretishtë, shtetasit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi etj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, persona të cilët njihen se biznesmën të njohur të vendit dhe konkretisht shtetasin Xh. T. me aktivitet biznesi në qytetin Durrës, shtetasin A. B., pronar i disa lokaleve në qytetin Durrës si dhe përfaqësues i nje kompanie te huaj, si dhe nje biznesmen ne tregun e karburanteve.
Po ashtu, këta përsona me cilësinë e krerëve të grupit kriminal dhe persona të tjerë, grup i cili për nga organizimi dhe veprat që kryen ka formën e një grupi të strukturuar kriminal, në mënyrë të kundërligjshme po bëjnë përpjekje për të privatizuar objektin e quajtur “Parku Sportiv” që ndodhet në lagjën nr.05 në qytetin Durrës. Ky grup kriminal, nepërmjet kanosjes dhe dhunës fizike dhe psikologjike, ka bërë të mundur regjistrimin e pronës “ ish-Hotel Vollga”, që ndodhet në lagjen me nr.01 të qytetit Durrës. Për hedhjen në dorë të kësaj pasurie, shtetasi Emiljano Shullazi ka ushtruar dhunë ndaj personave që e kanë përfituar këtë pronë në menyrë të ligjshme.
Në të njëjten kohë, ka të dhëna se ky grup personash në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, shtetas shqiptar dhe të huaj, janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, në vendet fqinj dhe të Bashkimit Europian.
Po ashtu rezulton se shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, në muajin Janar Shkurt e në vijim, kanë kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetasit J.Z. dhe M. P., me qellim marrjen dhe perfitimin në mënyrë të padrejte të pronës së fituar prej tij nga blerja dhe konkretisht të një siperfaqe nëntokësore prej 1200 m2 të shfrytëzuar për parking automjetesh, në pallatin e ndodhur në vëndin e quajtur Rruga “Sali Butku” ish-Lusharaku”.
Autoret e veprave penale, duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, i kanë thirrur në takime shtetasit J.Z dhe M.P dhe kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj tyre për dorëzimin e pronës së mësipërme, kundrejt kanosjes për jeten e tyre dhe të familjarëve të tyre, ku për këtë arsye pas disa ditëve, shtetasi J.Z, nga kanosja e ushtruar është larguar jashtë vendit dhe nuk dihet vendndodhja e tij.