• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e ka humbur Shullazi mbështetjen e “shefave” në qeveri?

19:49 : 17/04/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Emiljano Shullazi e ka humbur mbështetjen e strukturave të larta të Policisë, gjithnjë nëse konsiderohen të mirëqena akuzat publike të opozitës se ai është ndihmuar prej kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.

Saimir Tahiri, në një postim në rrjetin social “Facebook” vetëm disa orë pas ndalimit të Shullazit, ripërsëriti shprehjen se “..tashmë për Policinë e Shtetit nuk ka asnjë mbi ligjin..”, duke iu referuar faktit se i konsideruari “i paprekshëm” tashmë është nën prangat e uniformave blu.

Në postimin e tij, ministri i Brendshëm nuk e përmend emrin e Shullazit, duke e nënvlerësuar mitin e këtij personazhi të “malavitës”. Në rreshtat e statutit të tij, krahas shablloneve politikës, Tahiri tregohet më i drejtëpërdrejtë për rolin e Policisë së Shtetit në ndalimin e Shullazit, se sa vetë njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës. Blutë e kryeqytetit, në informacion zyrtar për median, janë treguar më shumë se sa rigoroz, kur e kanë theksuar faktin se Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Besmir Shullazi janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Pra, në mes rreshtash, Policia dukej se synonte të largonte përgjegjësitë e saj nga ndalimi i tre persona, të cilët fillimisht u shoqëruan për kërcënimin ndaj kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, por që më pas iu hapën letrat edhe për disa raste të tjera gjobvënie dhe shpërthimi me tritol.

Megjithatë, qëndrimi publik i Ministrit të Brendshëm duket se ka mbështetur veprimet e Policisë në ndalimin e atij që opozita e konsideron si mikun e Tahirit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Fakti që Shullazi, prej ditës së Shtunë, nuk e ka mbështetjen e pretenduar të policisë, duket edhe nga veprimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Ky i fundit, në takimin e zhvilluar mbrëmjen vonë të së shtunës, thuhet se është shprehur pro ndalimit të Shullazit. Mesa duket, i bindur se lëvizja e lirë e Shullazit përbënte problem edhe për Policinë, Çako duket se ka qenë i qartë që duhet goditur miti “Shullazi”.

Këto qëndrime, dukshëm të koordinuara ndërmjet zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, u kanë ndihmuar edhe prokurorëve, të cilët duket se kanë pritur që Shullazi të humbasë mbështetjen e pretenduar, për të vepruar.

Rastësi ose jo, vendosja e prangave në duart e Shullazit përkon me kthimin nga vizita e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadori i të cilës vetëm pak muaj më parë kritikoi institucionet e drejtësisë se përse nuk veprojnë kundër keqbërësve të tipit “Shullazi”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ja cilën pronë tjetërsoi me forcë Emiliano Shullazi në Durrës

TË GJITHA

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

12:46 : 09/10/2025

Digjet stalla me 170 dele në Pogradec, dyshohet shkëndijë elektrike

12:40 : 09/10/2025

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com