Tirana po gumëzhin përditë nga protestat e banorëve. Tregtarët ankohen për taksat e larta. Banorët e Unazës së Re, Unazës së Vogël, apo edhe ata të stacionit të Trenit, protestojnë se Bashkia po u prish shtëpitë.
Shoqëria Civile po proteston për betonizimin e Parkut të Liqenit, ku është parashikuar ndërtimi i një këndi lojërash. Krahas këtij këndi, sipas dokumenteve në Agjencinë e Prokurimit Publik, është parashikuar edhe ndërtimi i një “Grand Kafe”. Qindra protestues mblidhen përditë në Kodrat e Liqenit, duke u përleshur edhe me policinë. Disa protestues, por edhe policë bashkiakë, kanë përfunduar në spital me fraktura.
Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë së Tiranës, nuk dorëzohet. Në ditën e verës tha se “Tirana është një kantier ndërtimi”. Boldnews ka bërë një vëzhgim të të gjithë shpenzimeve të bashkisë së Tiranës.
Po çfarë shpenzimesh apo projektesh ka në zbatim bashkia më e madhe e Shqipërisë?
Boldnews ka bërë një hulumtim të të gjitha projekteve madhore të Bashkisë së Tiranës, të bëra në kohën e Veliajt. Janë dhjetëra ide për rindërtimin e Tiranës, që e kanë shndërruar kryeqytetin një kantier ndërtimi. Tenderët janë me shifra të larta.
Tenderët më të mëdhenj janë për pastrimin e qytetit. Katër tenderët janë zhvilluar para disa javësh, ndërsa janë shpallur edhe fituesit.
1. Pastrimi i pjesës lindore (1) të qytetit të Tiranës ka një fond limit 120,059,893 lekë.
2. Pastrimi i pjesës lindore (2) të qytetit të Tiranës ka një fond limit prej 188,536,890 (të reja).
3. Pastrimi i pjesës perëndimore(1) të qytetit të Tiranës ka një fond limit 174,285,296 lekë.
4. “Pastrimi i pjesës perëndimore (2) të qytetit të Tiranës ka një fond 174,670,499 lekë.
Tenderi më i debatueshëm ka qenë “Këndi i lojërave për fëmijë”. Projekti filloi para se Veliaj të merrte mandatin si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa në shtator të vitit të kaluar, një firmë private përfundoi edhe studimin e zonës, duke paraqitur edhe relacionet teknike dhe arkitektonike. Fondi për këtë ndërtim është 67.983.445. Në dokumentet pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, është edhe një dokument që parashikon se në zonën në fjalë do të ketë edhe një bark kafe, të quajtur “Grand Kafe”.
Bashkia e Tiranës ka bërë edhe një tender për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Unazës së Vogël, Tiranë (Segmenti Banka e Shqipërisë – Ushtari i panjohur). Fondi limit ka qenë 139.906.796 lekë (rreth 1 milion euro), ndërsa tenderin e ka fituar shoqëria GECI. Gjatë kësaj kohe, kanë filluar punimet, teksa do të prishet edhe një pjesë e godinës së INSIG-ut.
Pak javë më parë, Bashkia ka dorëzuar në Agjencinë e Prokurimit Publik edhe kërkesën për të zhvilluar tender për rikualifikimin urban të sheshit “Avni Rustemi” dhe “Pazarit të Ri”. Do të rregullohet markata Mish – Peshkut në sheshin e Pazarit të Ri. Fondi limit për këtë ndërtim është 99,871,894 lekë (të reja).
Bashkia ka bërë një rikualifikim të terrenit sportiv në shkollën “Petro Nini Luarasi”, me një fond prej 20,825,269 lekë.
Ditët e fundit, u bë njoftimi për rregullimin e rrugës “Vëllezërit Manastirliu”, sërish me fonde qindra milionë lekë.
RIKONSTRUKSIONET
1. Rikonstruksioni i magazinës së Arkivës, fondi limit 5,287,999 lekë.
2. Rikonstruksion i Rrugës Kujtim Laro, fondi limit 17,932,805 lekë.
3. Rikonstruksion i plotë i shkollës speciale Luigj Gurakuqi, fondi limit 85,172,898 lekë.
4. Rikonstruksion i liceut artistik ”Jordan Misja”, fondi limit 70.622.173 lekë.
5. Rikonstruksion i Çerdhes Nr.54, fondi limit 15,174,683 lekë.
MBIKËQYRJA E PUNIMEVE
1. Mbikëqyrja e punimeve të disa objekteve të infrastrukturës në qytetin e Tiranës për vitin 2016 me një fond limit 3,365,703 lekë. Loti i parë i këtij tenderi është mbikëqyrja e punimeve për “Këndin i Lojërave për fëmijë” ka një fond limit 1,336,691. I dyti është mbikëqyrja e punimeve për rikualifikim e terrenit sportiv në shkollën “Petro Nini Luarasi” me fond limit 352,000. Loti i tretë për këtë tender është mbikëqyrja e punimeve për objektin “ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i unazës së vogël, Tiranë”, me fond limit 1,677,012 lekë.
2. Mbikëqyrja e punimeve të disa objekteve të infrastrukturës rrugore dhe asaj arsimore në qytetin e Tiranës për vitin 2015 me një fond prej 1.977.817.
3. Mbikëqyrja e punimeve për objektin rikonstruksion i plotë i shkollës speciale “Luigj Gurakuqi” me një fond limit 1,320,959 lekë.
BLERJET E BASHKISË SË TIRANËS ME TENDER
1. Blerje shërbimi interneti për Bashkinë e Tiranës me një fond limit 12.246.045 lekë.
2. Blerje pajisje për parkime publike me një fond limit 9.351.667 lekë.
3. Blerje bileta udhëtimi për transport ajror ndërkombëtar për bashkinë e Tiranës për vitin 2016 me një fond limit 11.700.000 lekë (të reja) rreth 1 milion USD.
BLERJET E BASHKISË SË TIRANËS ME PROKURIM TË DREJTPËRDREJTË
a) Realizimi i aktiviteteve
1. Është zhvilluar procedura e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 650.000 për blerje malli “kompozime dhe buqeta me lule të freskëta”. I duhen për të pritur kryeministra dhe shtetarë të huaj dhe vendas.
2. Bashkia ka bërë një procedurë për prokurim me fond limit 225.777 për instalimin e licencës e-mail e llojit certifikatë SSL për mail.tirana.al”.
3. Gjatë zhvillimit të ditës së Verës, ka zhvilluar prokurim me vlerë 350.000 për realizimin e edicionit të 10 të Festivalit Folklorik Ritet Pranverore.
4. Ka shpenzuar 8 milion lekë të vjetra për vendosjen dhe montimin e skenës, ekran Led, Foni, Mikrofona Valor dhe instalacion me tullumbace për realizimin e aktivitetit prezantues dhe rekreativ në Parkun e Liqenit Artificial.
5. Sipas dokumenteve, ka bërë një prokurim me vlerë të vogël me fond limit 750.000 lekë për zhvillimin e 3 aktiviteteve, “dita e kafshëve 19 Mars”, “Tirana Solidar” 21 Mars dhe “Treasure Hunt” më 31 mars.
6. 7 milion e gjysëm lekë të vjetra janë shpenzuar për blerje shërbimi për vendosjen dhe montimin e 1 strukturë metalike në dy nivele, për ngjitjen e të ftuarve dhe bandës për zhvillimin e aktivitetit me rastin e festës së ditës së Flamurit dhe Pavarësisë, në nëntor të vitit të kaluar.
7. 8 milion lekë të vjetra janë shpenzuar për realizimin e shërbimit në kuadër të aktivitetit “Dita pa makina”.
b) Blerjet me prokurim të drejtpërdrejtë
1. Bashkia ka shpenzuar 270 mijë lekë të vjetra për blerjen e një abazhuri me ndriçim të fortë dhe LED.
2. Është zhvilluar prokurimi me fond 799.820 lekë për blerjen e bojërave për printer dhe fotokopje për Njësitë Administrative.
3. Rreth 300.000 lekë janë shpenzuar për blerjen e mallrave Çelës i Qytetit të Tiranës me logo të Bashkisë Tiranë, 10 copë.
4. Ka bërë procedurë me vlerë të vogël 783.000 lekë për blerjen e Çelësave të qytetit të Tiranës, 27 copë.
5. 20 mijë lekë të reja është blerë një hartë e Bashkisë së Tiranës.
6. Bashkia ka shpenzuar rreth 785.000 lekë për blerje karrige për Bashkinë Tiranës, 100 copë.
7. Është bërë prokurim i drejtpërdrejtë me fond 798.000 lekë pë blerje Kulla Sahati të Mëdha, 42 copë.
8. Janë shpenzuar 795.250 lekë për blerje materiale kancelarie për 24 Njësitë Administrative.
9. 683.333 lekë u shpenzuan për blerjen radiove të dorës të komunikimit për Policinë Bashkiake, 20 copë dhe radio komunikimi për makinat e Policisë Bashkiake, 5 copë.
10. Rreth 2 milion lekë të vjetra janë shpenzuar për blerje shërbimi për biletë udhëtimi vajtje- ardhje me avion në Bruksel për datat 25.01.2016 (vajtje) dhe 26.01.2016 (kthim).
11. Rreth 6 milionë lekë po të vjetra janë shpenzuar për blerje shërbimi për biletë udhëtimi vajtje- ardhje me avion Tiranë- Londër për datën 19.02.2016 (vajtje) dhe Londër- Tiranë për datën 23.02.2016 (kthim).
12. 400 mijë lekë të vjetra ka qenë fondi për biletë udhëtimi vajtje- ardhje me avion Tiranë- Torino për datat 11.02.2016 (vajtje) dhe 12.02.2016 (kthim).
13. Bashkia ka akorduar një fond pre 550.000 lekë për blerje fonie, podiumi, stenda për reklamimin e produkteve të fermerëve të zonës dhe veshjeve tradicionale të tyre.
14. Bashkia ka vendosur një fond prej 8 milionë lekësh të vjetra për
lyerje të ambienteve të aparatit të Bashkisë Tiranë.
15. Rreth 1 milionë lekë të vjetra u dhanë me prokurim të drejtpërdrejtë për supervizionin e objektit “rikonstruksioni i magazinës së arshivës”.