• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Mashtrimi i Erjon Veliajt me bonusin e bebeve

11:28 : 12/04/2016
në INVESTIGIME

Asnjë fëmijë i lindur para vitit 2015 nuk do të përfitojë nga bonusi prej 5 mijë lekësh që jepet nga Bashkia e Tiranës.

Dhurata e mirëseardhjes në jetë të qytetarëve të rinj të Tiranës, do tu jepet vetëm bebeve të “Rilindjes”. Kështu, vetëm të porsalindurit pas 2015 do të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës bonusin prej 5 mijë lekësh. Janë me mijëra fëmijë që prej mesit të vitit 2012 deri në 2015-tën që duhet të marrin këtë dhuratë të Bashkisë së Tiranës.

“Shkuam për të pyetur për pagesën që përfiton fëmija nga Bashkia e Tiranës, por na përcollën duke na thënë se: “Nuk përfitoni pasi keni lindur në 2014-tën”, ka deklaruar një prind për Gazetën Shqiptare.

Sipas tyre punonjësit e bankës ku Bashkia e Tiranës kalon shpërblimin prej 5 mijë lekësh, u ka thënë se pagesa e fundit është bërë për fëmijët e lindur në maj të vitit 2012, dhe u ka ardhur dhe një listë për 2015-tën. Ata e kanë konsideruar si listë “qokash”, pasi fëmijët që e përfitojnë janë të muajve të ndryshëm.

Pas denoncimit të prindërve, Gazeta shqiptare i është drejtuar dhe Bashkisë së Tiranës për të marrë një përgjigje nga ky institucion. Bashkia e Tiranës është përgjigjur se për ata fëmijë nuk mund të përgjigjen ata, por Basha.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Nuk do të bëhet asnjë pagesë e prapambetur, 5 mijë lekëshi do të vijohet të paguhet vetëm për fëmijët që lindin gjatë këtij viti dhe në vijim. Ata që nuk e kanë marrë, të shkojnë të interesohen te drejtuesit e mëparshëm të bashkisë”, – ka deklaruar zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës.

Bonus i Bebeve

Bonusi i bebeve që jepet nga Bashkia e Tiranës ka filluar të zbatohet që prej shkurtit të vitit 2008, nismë kjo e kryebashkiakut të atëhershëm Edi Rama. Nisma vitin e parë vijoi pa probleme, por nga viti në vit iu shtuan vonesat se kur kjo dhuratë shkonte në duart e fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Në tetor 2010, ish-kryebashkiaku Rama bëri një marrëveshje me një bankë të nivelit të dytë, ku ende vijojnë të kalojnë
pagesat e bebeve, se në rastet kur prindërit nuk tërheqin bonusin e dhënë nga bashkia, Banka ofron një bonus prej 2.500 lekësh, nëse të ardhurat e “Bonusit të Bashkisë Tiranë” kalohen në Llogarinë e Kursimit për Fëmijë.

Bonusi i bebeve, edhe pse me vonesa, vijoi të jepej edhe gjatë kohës kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha. Lista e fundit e fëmijëve që ka shkuar në bankë për t’iu kaluar pagesa është ajo e fëmijëve të lindur deri në maj 2012.

Ndërkohë, për fëmijët e pas kësaj date, pra për bebet e lindura në qershor 2012, 2013, 2014 deri në nëntor 2015, nuk do të vijohet me pagesat; ky është një vendim i marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u mohon këtë të drejtë mijëra vogëlushëve, vetëm për faktin se kanë lindur në kohën kur Tirana drejtohej nga ish-kryebashkiaku Basha.

Në 1 janar 2016, kryebashkiaku Veliaj priti në maternitet me çek në dorë fëmijën e parë të lindur për këtë vit, duke thënë se: “Bashkia e Tiranës, 5000 lekë për çdo bebe.

Mbajmë fjalën për çekun e bebeve, që kur të rriten ta përcjellin solidaritetin te gjenerata tjetër!” Duke rikujtuar fjalët që kryebashkiaku Veliaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në “FB”, lind pyetja: Po gjenerata e fëmijëve të lindur në 2013, 2014 dhe 2015, çfarë të përcjellin, zoti Veliaj?

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rama pritet me protesta në New York (Foto + Video)

TË GJITHA

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

21:26 : 15/06/2025

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

20:51 : 15/06/2025

Irani nis sulm të ri me raketa drejt veriut të Izraelit dhe Tel Avivit

20:38 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com