• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Humbja e besimit te bankat rrit frikshëm fenomenin e fajdeve në Shqipëri

13:41 : 08/04/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME

Një 82-vjeçar nga Petrela, në Shkurt 2016, drejtohet në zyrat e Komisariatit nr.1 në Tiranë, ku kallëzon një të njohurin e tij se i kishte marrë me mashtrim rreth 200 mijë lekë të reja. Këto para ishin kryesisht kursime të pensionit, që ia kishte dhënë mikut të tij më të ri në moshë, i cili do t’i përdorte për biznes dhe shumë shpejt do t’ia kthente.

Por, pasi kanë kaluar më shumë se dy vjet, i moshuari, i drejtohet Policisë, me shpresën se oficerët do ta ndihmojnë të marrë sërish shumën që ka dhënë borxh rreth një vit më parë.

M.D., i datëlindjes 1934, është ndoshta kallëzuesi më i vjetër në moshë që i është drejtuar Policisë gjatë tre muajve të fundit për mashtrime financiare. Por si ai, gjatë javëve të para të vitit 2016, janë rreth 50 persona të tjerë që kanë dorëzuar kallëzime penale në komisariatet policore në të gjithë Shqipërinë.

“Boldnews. al”, referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit mbi kallëzimet vetëm në 3 muajt e fundit, ka realizuar një përllogaritje të shumave të dhëna në formë borxhi ndërmjet qytetarëve dhe që nuk janë kthyer. Rezultati është spektakolar; mbi 1 milion euro, të dhëna me hua apo me fajde, nuk u janë kthyer pronarëve të ligjshëm dhe këta të fundit i janë drejtuar Policisë, për të siguruar një mënyrë që të rimarrin kursimet e tyre.

Qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar është “thembra e Akilit” në ekonominë shqiptare, e cila në pjesën më të madhe vijon të jetë informale. Nismat periodike të qeverive shqiptare, si edhe apelimet e shpeshta të Bankës së Shqipërisë nuk kanë mundur të bindin qytetarët për veprimet financiare nëpërmjet sporteleve të bankave.

Interesat e ulta të depozitave, normat e larta të interesit të kredive, si edhe komisionet aspak të favorshme për kryerjen e transfertave bankare renditen ndër shkaqet kryesore që pjesa më e madhe e shqiptarëve të vijojë shit-blerjet dhe qarkullimin e parave në formën primitive, atë të dhënies cash(kesh).

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Falë “mirëbesimit” ndërmjet të njohurve, familjarëve apo edhe të joshur nga përfitime prej interesave të larta të fajdeve, krahasuar me ato bankare, qytetarë të ndryshëm preferojnë të veprojnë me paratë e tyre jashtë institucioneve financiare dhe, shpesh, edhe pa e formalizuar huadhënien në zyrat noteriale.

Këto veprime ekstra-ligjore duket se shfrytëzojnë borxhlinjtë për të marrë në zotërim paratë e personave të tjerë dhe të mos ua rikthejnë. Pronarët real të shumave të parave, duke u ndjerë të mashtruar, i drejtohen Policisë së Shtetit, me kallëzimet përkatëse, për të rimarrë atë që u takon. Kjo problematikë është e shtrirë në vite, ndërkohë që “Boldneës.al” u fokusua vetëm në 3 muajt e fundit.

Në kallëzimet e depozituara, konstatohet se shtrirja gjeografike e mashtrimeve të kësaj natyre përfshin të gjithë territorin e Shqipërisë. Gjithashtu, nevojat për marrjen e borxheve të pakthyera është shumë e larmishme. Shumat e pakthyera variojnë nga 2000 deri në 150 mijë euro.

Numri më i lartë i kallëzimeve në muajt e fundit është regjistruar në Komisariatit e Tiranës, rreth 50 përqind e totalit. Por kallëzime për mashtrime janë regjistruar në Durrës, Elbasan, Fier, por edhe në Kukës, Dibër, Tropojë, Sarandë, Gjirokastër dhe lista vijon.

Borxhet jashtë-bankare, gjithnjë sipas kallëzimeve, janë marrë kryesisht për blerje dhe rregullim apartamentesh. Ka shumë raste, për të cilat janë marrë hua jashtë sistemit bankar edhe për krijim apo investim biznesi. Gjithashtu, ka edhe raste të rralla, në të cilat janë dhënë shuma të konsiderueshme, disa herë edhe në disa dhjetra mijëra euro, për blerje fidanësh, plehërash kimikë, pajisje për montim, sisteme ngrohje-ftohje, etj.

Në kallëzime drejtuar Policisë ka edhe disa forma të veçanta mashtrimi, të lidhura me sistemet kompjuterike. Në Tiranë dhe Durrës veçohen dy raste të blerjes së automjeteve nëpërmjet internetit. Në të dy rastet, pasi janë paguar shumat përkatëse online, “shitësit” kanë humbur çdo gjurmë.

Po ashtu, një kompani “call center” kallëzon se, nëpërmjet ndërhyrjes në serverin e tyre, janë realizuar telefonata me Kongon, Sirinë, Zairenë, etj, në shuma që shkojnë deri në 80 mijë dollarë.

Rrjetet sociale janë shndërruar në një mënyrë tejet efikase për mashtruesit online. Rreth 12 kallëzime gjatë këtyre muajve të parë të vitit 2016 lidhen me mashtrimet financiare në këto rrjete popullore tashmë.

Natyrisht, nuk mungojnë as rastet e shitjes së të njëjtit apartament banimi më shumë se sa një blerësi.

Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se të gjithë kallëzimet i referohen prokurive përkatëse. Po këto burime shprehen se, pavarësisht se kallëzimet janë dorëzuar kohët e fundit, në pjesën më të madhe të rasteve mashtrimet e supozuara kanë ndodhur gjatë vitit 2015 ose edhe më parë.

Boldnews.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rinis kthimi i refugjatëve nga Greqia në Turqi

TË GJITHA

Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

10:53 : 11/05/2025

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025

Gol dhe asist për të mbajtur gjallë ëndrrën, sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Bundesligën 2

10:46 : 11/05/2025

Sali Berisha pas votimit: Do kemi një ditë të dytë vere! Ja mesazhi për qytetarët

10:32 : 11/05/2025

Denoncimi/ Zyrtarët e bashkisë Kamëz ndalojnë qytetarët jashtë qendrave të votimit

10:32 : 11/05/2025

I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

10:26 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Emigrantët kthehen për të votuar, rritet fluksi në doganën e Kakavijës

10:07 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com