“Masakroje atë subjektin ose të përgjigjet për muhabetin që kemi bërë më parë”, kjo është një pjesë nga përgjimet e Policisë së Shtetit, të cilat u finalizuan me arrestimin e tre inspektorëve të Inspektoriatit Qendror Teknik (IQT), pas një hetimi disa-mujor.
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për tre zyrtarët e IQT-së, Sandër Prenga, Alton Kasembi dhe Dorian Flamuraj, të cilët për dyshohen për “korrupsion pasiv”.
Në dosjen e prokurorisë, një pjesë e të cilës është parë nga “Boldnews.al”, baza kryesore e hetimit janë përgjimet dhe vëzhgimet në terren që janë realizuar nga oficerët e Policisë. Sipas hetimeve, inspektorët e IQT-së dyshohet se merrnin nga 20.000 – 50.000 lekë për çdo shkelje ligjore në pikat e karburantit, të cilat nuk i raportonin.
- Inspektori Sandër Prenga, ka shkuar per kontroll në një subjektë dhe komunikon me kolegun e tij, i cili po nëpërmjet telefonit i thotë inspektorit « që masakrojë atë subjektin, ose të përgjigjet për muhabetin që ka bërë me inspektorin tjetër Alton Kasembi”.
- Inspektori Sandër Prenga, komunikon përsëri në telefon me inspektorin tjetër Alton Kasembi
Sandri- Aty në Yzberisht e kapëm një me këto pislliqet, kurse një tjetër ishte që e mbushte nëpër baçe. Ore ne për shtetin punojmë. Po pse ne nuk duam gjë për vete???»
- Inspektori Sandër Prenga, komunikon me një administrator te një karburant në Laç dhe i kërkon për të pirë kafe.
– Administratori : Më prit që të bie ato lekët se i kam gjetë ».
– Inspektori : Mos më shkruaj kështu në telefon, por takohena nesër në mëngjes kur të iki në punë ».
Të nesermen herët në mëngjes, takohet Inspektori Sander Prenga dhe administratori tek karburanti.
- Inspektori Kasembi shkon për kontroll te subjekti “E….”. Në telefon e merr një kolegu i tij, i cili i thotë:
– “Ky subjekt është nga ajo lista që kemi te zyra dhe thuaj qe te kam çuar unë për mik”
Boldnews.al