• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rrëzimi i helikopterit, përplasje Polici-Ushtri në spitalin e Shkodrës

09:34 : 07/04/2016
në KRYESORE

Rrëzimi i helikopterit qeveritar Cougar ditën e Mërkurë në Malësi të Madhe ka sjellë përplasje ndërmjet strukturave qeveritare në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia Ushtarake ka ndaluar oficerët e Policisë së Shtetit të pyesnin togerin e mbijetuar të aksidentit, në të cilin humbën jetën dy kolegët e tij.

Pasi është shoqëruar për ndihmën e shpejtë në spital, hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës janë drejtuar në ambjentin ku qëndronte i plagosur Gerald Baramuça për të pyetur lidhur me dinamikën e aksidentit.

Të pranishëm në ambjentet spitalore dhe oficerët e Policisë dëshmojnë se nuk janë lejuar nga ana e Policisë Ushtarake për të kontaktuar me të plagosurin. Strukturat ushtarake ishin të parat që kanë trajtuar rastin, duke nxjerrë dy viktimat nga ujërat e Liqenit të Shkodrës, si edhe kanë shoqëruar të plagosurin me mjetet e tyre për të marrë ndihmën mjekësore.

Pasi janë vënë në dijeni për ngjarjen, oficerët e policisë së qytetit verior kanë marrë masat për nisjen e hetimit mbi shkaqet e aksidentit. Për të kuptuar më qartë se çfarë ka ndodhur, policia ka vlerësuar si veprim të parë pyetjen e dëshmitarit të vetëm okular të aksidentit të rëndë, togerin Baramuça. Por, ky veprim hetimor është penguar me forcë nga ana e strukturave të Policisë Ushtarake, të cilat nuk lejonin në asnjë mënyrë kontakte të strukturave të tjera me oficerin e aksidentuar. Sipas strukturave ushtarake, hetimi do të kryhej nga Policia e tyre, pasi ngjarja u takon forcave të armatosura.

Pas një debati pa zgjidhje, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë njoftuar Prokurorin e Rrethit, Granit Shahu, i cili kishte ngritur ndërkohë grupin hetimor për të zbardhur rastin. Burimet policore dëshmojnë për “Boldnews.al” se në spital ka mbërritur prokurori i rrethit dhe vetëm pas disa diskutimesh, oficerët ushtarakë janë bindur që të lejojnë policinë të vijojë me veprimet hetimore. Gjithsesi, gjatë ditës së djeshme nuk është bërë e mundur pyetja e të plagosurit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pas mjekimit të parë në spitalin rajonal të Shkodrës, togeri Baramuça është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tatimet u kërkojnë llogari bizneseve, “Pse ju është ulur xhiro?”

TË GJITHA

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com