Kremi mbrojtës nga dielli mund t’i bëjë mëshkujt jopjellorë, sepse ndërpret funksionimin e qelizave të spermës, sipas një studimi.
Gati gjysma e përbërësve të përdorur zakonisht për të luftuar dritën ultra-vjollcë ndalojnë funksionimin normal të qelizave të spermës, thanë hulumtuesit.
Kremi mbrojtës nga dielli mund të depërtojë në qarkullimin e gjakut duke u zhytur nëpërmjet lëkurës.
Niels Skakkebaek, një profesor në Universitetin e Kopenhagenit tha se rezultatet ishin shqetësuese.
“Këto rezultate janë shqetësuese dhe mund të shpjegojnë pjesërisht se pse infertiliteti është përhapur kaq shumë në mënyrë të pashpjegueshme”, tha ai.
Burimi: DailyMail