E tmerrshme/ 20- vjeçari i thyen nofullën me grusht të moshuarës (Video)

Një video, e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, ka tronditur opinionin anglez pasi një djalë i ri i thyen nofullën një gruaje të moshuar. Gruaja e moshuar vuan nga skleroza e shumëfishtë,  ajo është goditur me grusht duke e hedhur në tokë pas një zënke me të riunpër parkimin e makinës.

Policia është duke e kërkuar djalin që i theu nofullën 59-vjeçares Heather Smith, e cila i kishte thënë sulmuesit se nuk mund ta parkojë makinën para lokalit të saj në Hounsloë të Londrës.

Djali i cili nuk është identifikuar, goditi pa kurrfarë paralajmërimi gruan para lokalit të saj, derisa besohet se ai është rreth të 20-ve dhe aktualisht është në arrati.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here