• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Loja e policisë me arrestimin e Strazimirit

11:29 : 29/03/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej disa orësh, Policia e Shtetit, po shpërndan “jo zyrtarisht” në media se po parashikon të arrestojë deputetin Gent Strazimiri, i cili, sipas uniformave blu, ka qenë i pajisur me armë pa leje në përplasjen e dhunshme ndërmjet forcave speciale dhe protestuesve në zonën e Liqenit Artificial, të Hënën, në datë 28 Mars 2016.

Mesa duket, kjo është një mënyrë efikase për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga problemi real i kësaj proteste, e organizuar prej javësh nga Shoqëria Civile dhe e mbështetur së fundmi edhe nga opozita e djathtë.

Policia është shprehur në media “jo zyrtarisht” se po sheh mundësitë ligjore për arrestimin e deputetit Strazimiri për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Sipas po këtyre burimeve, në bazë të ligjit të ri “Për armët”, deputeti nuk duhet të ketë armë. Për këtë arsye, burimet “jo zyrtare” nga Ministria e Brendshme shprehen për median kryesore se po shqyrtojnë mundësinë për t’i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme autorizimin për arrestimin në flagrancë të deputetit Strazimiri. (http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322843&rel0).

“Boldnews.al” kontaktoi me burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilët nuk pranuan të komentojnë mbi këtë çështje. Ndërsa, për juristët, situata është lehtësisht e qartë se, në bazë të atyre çfarë janë publikuar deri më tani, nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi penale deputeti.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Për juristët, Policia e Shtetit, në rastet e flagrancës, duhet të veprojë menjëherë dhe nuk ka arsye të kërkojë autorizimin e organit të Prokurorisë për të realizuar arrestimet. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 73/3 parashikon rastet e arrestimit të deputetëve. E njëjta praktikë u zbatua pak muaj më parë, me arrestimin në flagrancë të deputetit Armando Prenga.

Gjithashtu, Policia nuk mund t’i sugjerojë Prokurorisë për të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e mandatit të deputetit. Sipas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012, deputetët nuk kanë imunitetit për rastet e ndjekjes penale.

Sa i përket rastit konkret, Policia ka për detyrë të provojë që objekti që mbante në brez deputeti Strazimiri është pistoletë. Po ashtu, për të realizuar arrestimin në flagrancë, duhet që arma e supozuar se ka qenë në posedim të deputetit, t’i kapej në momentin e ngjarjes. Pra, sa më sipër, juridikisht kanë humbur arsyet e flagrancës, pasi forcat policore, pavarësisht se në numër shumë të madh gjatë protestës, nuk kanë siguruar provat e mjaftueshme për të fiksuar në vend faktin që deputeti Strazimir ka qenë i pajisur me pistoletë.

Nga ana tjetër, burimet “jo zyrtare” të Policisë shprehen se arma që ka pasur deputeti Strazimiri (duke e konsideruar të mirëqenë që objekti në zotërim të deputetit ka qenë pistoletë), është pa leje. Këtë përfundim e mbështesin në një shkresë të Komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës, që mban datën 17 Mars 2016, drejtuar deputetit Gent Strazimiri, në të cilën i kërkohet që të dorëzojë armën me leje brenda datës 25 Mars 2016. Sipas shkresës së Policisë, në bazë të ndryshimeve të ligjit “Për Armët”, deputetët nuk e kanë më të drejtën të pajisjen me armë.

Këtu nis edhe zanafilla e angazhimit të “burimeve jo zyrtare” të Policisë për arrestimin e mundshëm të deputetit Strazimiri. Ai ishte në protestën e datës 28 Mars, i pajisur me një objekt që duket si pistoletë, ndërkohë që duhej ta kishte dorëzuar 3 ditë më parë, në datë 25. Pra, deputeti, për burimet “jo zyrtare” të Policisë së Shtetit duhet të arrestohet për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, ka thënë që pajisja në brezin e deputetit Strazimiri ishte një këllëf telefoni celular dhe nuk ka qenë pistoletë.

Po ashtu, deputeti Strazimiri është shprehur në media se ai nuk ka marrë shkresë nga Policia e Shtetit për dorëzimin e armës, pasi kohët e fundit ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, edhe nëse pranohet fakti që deputeti ka pasur armë gjatë protestës, duhet konfirmuar nëse ai ka marrë zyrtarisht dijeni për faktin që duhet të dorëzonte pistoletën, të cilën deri në atë moment e kishte në zotërim me lejen e autoriteteve përkatëse.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dhuna ndaj protestuesve, PD kallëzon penalisht Ermal Kapllanin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com