• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Loja e Llallës me organigramën nuk prodhoi rezultate kundër korrupsionit

10:25 : 24/03/2016
në KRYESORE

Ndryshimet e vazhdueshme në strukturën e Prokurorisë gjatë mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla dështuan të japin rezultatet e premtuara me anë të cilave ato u justifikuan.
Më 10 dhjetor të vitit 2012, pasi ishte dekretuar nga Presidenti i Republikës si Prokuror i Përgjithshëm, Adriatik Llalla përcaktoi si kriter të vetëm të karrierës së një prokurori zbatimin e ligjit dhe paanshmërinë e tij nga krimi dhe politika.

“Nëse prokurori nuk ka bërë pakt me krimin, nëse prokurori i merr vendimet vetëm duke u bazuar në ligj, atëherë ai është i pavarur nga krimi, është i pavarur nga politika,” u shpreh Llalla.

“Ndershmëria dhe përfaqësimi dinjitoz i akuzës në emër të shtetit do të jenë të vetmet kritere që do të ndikojnë në karrierën tuaj,” shtoi ai.

Prej kësaj deklarate të tre viteve të shkuara, organi i akuzës është përfshirë disa herë në rokada emërimesh dhe shkarkimesh në nivel drejtues. Shumë krerë prokurorie janë shkaktuar apo transferuar me motivacionin e përsëritur të “rritjes së cilësisë në ndjekjen penale” të organit  prokurorisë.

Megjithatë, ekspertët mbeten skeptik mbi produktin e këtyre lëvizjeve të shpeshta, të cilat kanë shënuar në masë të madhe mandatin e Adriatik Llallës në krye të organit të akuzës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Edhe pse ndryshimet në organin e akuzës kanë qenë të vazhdueshme, duhet thëne se rezultatet lënë për të dëshiruar,” shprehet ish-zëvendësministri i drejtësisë Sokol Hazizaj.

Sipas një vëzhgimi të BIRN Prokuroria ka ndërmarrë katër riformatime të mëdha të strukturës së saj gjatë mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndryshimi më i fundit në strukturën e organit të akuzës është firmosur nga Llalla me 15 mars.

“Prokuroria Shqiptare do të rifreskojë kuadrin drejtues në disa njësi strukturore në të tre nivelet, me qëllim rritjen e cilësisë në ndjekjen penale,” thuhet një njoftimin zyrtar, sipas të cilit ndryshimet në nivel drejtuese vinin si rrjedhojë e përfundimit të analizës vjetore të vitit 2015.

Në ndryshimin e radhës, kryeprokurori vendosi të shkrijë drejtorinë Gjyqësore dhe të Ekzekutimeve të Dënimeve Penale, duke shkarkuar në këtë mënyrë Arben Dollapajn, i cili pas këtij vendimi do të shërbejë si prokuror i thjeshtë.

Ndryshime pësoi edhe Drejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Pa asnjë motivacion sqarues thuhet se kjo drejtori do të përbëhet nga 6 prokurorë dhe do të drejtohet nga  Adnan Xholi.

Ndryshime në nivelin drejtues pati edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku ish kreu i saj, Blerim Tominaj kalon prokuror i thjeshtë ndërsa komandohet si drejtues, Besim Hajdarmataj.

Ndryshime në strukturë nuk i kanë shpëtuar dhe prokuroritë e rretheve, duke filluar nga Prokuroria e  Apelit të Vlorës, e Lezhës  e deri në Tropojë.

Në njoftimin zyrtar zyra e shtypit të kryeprokurorit saktëson se “po shqyrtohen mundësitë e ndryshimeve të tjera, me synim përmirësimin e mëtejshëm të aktivitetit institucional.”

Beteja e humbur kundër korrupsionit

Sipas raport progresit vjetor të Komisionit Europian, korrupsioni në nivelet e larta të administratës mbetet një nga sfidat kryesore me të cilën Shqipëria përballet në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Më 9 shator të vitit 2014, kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëroi  ngritjen e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit dhe Pasurive pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

Sipas njoftimit për shtyp ky seksion do të drejtohej nga Arben Kraja dhe në përbërje do të kishte dy prokurorë e dy oficerë të policisë gjyqësore.

Objekti i hetimit të tyre do të  ishin rastet e korrupsionit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë, përfshirë të zgjedhurit vendor, me fokus hetimin pasuror.

Ngritja e kësaj strukture u pasua me deklarata të forta të Kryeprokurorit se kishte  “nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.”

Përtej deklaratave të Llallës në media, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që për veprën penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të të zgjedhurve vendorë”, nuk ka qenë asnjë i dënuar për vitet 2014-2015.

I vetmi dënim i ashpër për korrupsion i një zyrtari publik në këtë periudhë duket se është ai i ish-drejtoreshës arsimore të Lushnjës Luiza Tabaku, e cila u dënua me 9 vite burg për krijimin e një rrjeti të marrjes së ryshfetit për punësimet nëpër shkolla.

Po kështu, kjo strukturë duket se ka dështuar edhe në hetimet pasurore të funksionarëve të lartë.

Të dhënat e marra nga BIRN nga ILDKPKI tregojnë që gjatë dy viteve të fundit, Inspektorati ka paditur në Prokurori 158 zyrtarë të lartë dhe të mesëm; ku përfshihen gjyqtarë, deputetë, diplomatë, ish ministra, të zgjedhur vendorë apo punonjës në tatime dhe dogana – dy sektorë të administratës publike me një nivel të lartë korrupsioni.

Vetëm në pak raste, Prokuroria ka qenë e aftë të ngrejë akuza dhe të dërgojë për gjykim zyrtarë që akuzohen për fshehje pasurie – kryesisht zyrtarë të nivelit të mesëm. Megjithatë, edhe kur këto akuza kanë shkuar për gjykim, ato shpesh janë hedhur poshtë nga gjykata, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e hetimit.

Për juristin Sokol Hazizaj, arsyeja e dështimeve të prokurorisë në hetimin dhe dënimin e rasteve  të korrupsionit për zyrtarët e nivelit lartë duhet kërkuar tek mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve publike.

“Për jo profesionistët duket sikur organi hetimit nuk vepron ndaj përfaqësuesve të organeve publike, fakt i cili ka pjesë të së vërtetës por në thelb ekziston e kundërta. Nuk ekziston bashkëpunimi midis organeve publike dhe organit të hetimit. Pra mungon thellësisht vullneti politik i zbatimit të ligjit,” thotë Hazizaj.

Në verën e vitit 2015 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshime të Kodit të Procedurës Penale duke vendosur nën juridiksionin e  Prokurorisë së Krimeve të Rënda hetimet për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ndërsa kryeprokurori urdhëroi shtimin e prokurorëve të strukturave kundër korrupsion.

Po në janar të vitit 2016, zyra e shtypit të Prokurorit të përgjithshëm  njoftoi se Lalla kishte vendosur të  ristrukturonte sërish njësinë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke larguar nga drejtimi i kësaj njësie prokurorin Dritan Reshka.

Kryeprokurori i argumentoi ndryshimet duke u shprehur “se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”.

Sipas Hazizaj, për shkak të presionit politik në Shqipëri institucioni prokurorisë po kalon një krize ekzistenciale.

“Presionin politik i drejtpërdrejtë i politikës ndaj akuzës, deri në pengim të saj, ka sjell si pasoj mosfunksionimin e këtij organi,” tha Haziaj.

“Kjo e bën të pamundur realizimin e një hetimi serioz dhe profesional të prokurorit, duke e rrezikuar seriozisht jo vetëm pavarësinë por dhe ekzistencën,” shtoi ai.

Përveç presionit politik Hazizaj rendit edhe mungesën e profesionalizmit në radhët e Prokurorisë si një nga shkaqet për rezultatet e dobëta të saj, duke u shprehur skeptik që lëvizjet e fundit të urdhëruara nga Kryeprokurori Llalla mund të sjellin rezultate të dukshme në punën e saj. /Reporter.al/

(Boldnews)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Çifti Obama shkëlqejnë në tango, spektakël në Argjentinë

TË GJITHA

Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike

16:32 : 09/06/2025

Xhorxhina Roçi rrëfen mes lotësh: Tentova vetëvrasjen, por rilinda…

16:26 : 09/06/2025

Zgjedhjet/ Nesho: Të manipuluara, nuk duhet të njihen! OSBE dhe BE kanë konstatuar parregullsi

16:22 : 09/06/2025

Zyrtare/ Pasuesi i Inzaghit te Interi, Cristian Chivu firmos kontratë 2-vjeçare

16:21 : 09/06/2025

Temperaturat ekstreme në vend! Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta

16:14 : 09/06/2025

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com