• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Berisha: Parlamenti ka bërë grusht shteti duhet shkrirë! Ruçi e çoi Koçon në Kushtetuese si rival

13:22 : 24/03/2016
në POLITIKE
?????????????????????????????????????????????????????????

?????????????????????????????????????????????????????????

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se prej 3 javësh Parlamenti shqiptar ka bërë grusht shteti duke dalë mbi Gjykatën Kushtetuese. Sipas Berishës ky grusht shteti filloi kur maxhoranca rrëzoi kërkesën e PD-së për të çuar në Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Rakip Suli. Berisha tha se situata është dramatike, dhe për këtë arsye sipas tij “parlamenti duhet shkrirë”.

“Vazhdon prej tre javësh grushti i shtetit brenda shtetit. Anashkalojnë pushtetin që Kushtetuta i jep Gjykatës Kushtetuese, dhe shohim marrjen e këtij pushteti nga parlamenti. Prej tre javësh, vazhdon bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ata deputetë që kanë përdorur mandatin për përfitime personale se duhet të dorëzojnë mandatin. Kjo është një nga situata më të rënda në vend, një situatë që ne vende të tjera, përmbarues i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është Presidenti i vendit. Në këto kushte, Parlamenti meriton vetëm një qëndrim, shkrirjen e menjëhershme të tij”, tha ish-kryeministri Berisha.

Ai e ftoi opozitën të marrë të gjitha vendimet sepse një situatë e tillë është kazmë në themelet e shtetit. “Imagjinoni ju se ç’janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë kur shkelmojnë vendimet e asaj gjykatë, vendimet e të cilës janë të barabarta me normat kushtetuese. Këta qeveritarë për të mbrojtur kusarët brenda parlamentit shkelmojnë harbutërisht mbi vendimet e gjykatës dhe i marrin asaj pushtetin. Edhe Koço Kokëdhimës i shkoi mandati në Kushtetuese jo për të zbatuar vendimin e Gjykatës por na rezulton se u bë nga Gramoz Ruçi për t’i bërë një ndëshkim si rival i ardhshëm për sekretar të përgjithshëm të PS-së. Këtë e thotë vetë Koçoja. Parlamenti është shndërruar në bastion të krimit dhe kusarëve në pushtet. Këtë parlament mund ta shkrijnë vetëm qytetarët shqiptarë. E shkrin vetëm sovrani”, tha Berisha.

Sipas tij Presidenti i Republikës ‘duhet të konsultohet gjerësisht me konstitucionalistët më të mirë të vendit për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti anti-kushtetues’.

“Solidarizohem me opozitën dhe kam besim se hap pas hapi opozita do të marrë të gjitha vendimet e duhura ndaj këtij parlamenti që nuk duhet të ekzistojë. Shkrirja e parlamentit është e vetmja zgjidhje paqësore e vendit”, theksoi ai.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Berisha shprehu kënaqësinë që Byroja Kombëtare e Hetimit, sipas tij u shkëput ‘nga sqetulla e Edvin Shullazit dhe Saje Qorrit’. “Pikëpamjen se ku duhet të jetë BKH e kam shprehur para se të vijnë rekomandimet e Venecias. Mendoj përsëri ta votojmë menjëherë sepse Edi Rama e ka betejë për jetë dhe vdekje këtë Byro. Jo vetëm që ka marrë një amanet nga Viktor Ponta, e dini dhe nuk ua thoni shqiptarëve, dini më shumë detaje për takimin e tyre të fshehtë, çka nuk ju nderon… Por Edi Rama nuk ka nevojë të marrë rekomandime nga Ponta se i del bunkeri në Surrel, koncesionet, Vilma Nushi etj. Hajde ta votojmë që nesër. E konsiderojmë dëshminë e vullnetit të sinqertë por nuk e bën dot ai”, deklaroi ai.

Berisha foli për një skemë dhe kërkoi që të votohet Byroja si kapitull i parë që të fillojë puna dhe më pas të vijohet me amendamentet e tjera. Ai u shpreh se Policët gjyqësorë duhet të kenë një trajtim serioz në zyrat e FBI-së.

(Boldnews)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Premier Liga, më emocionuesja në Europë. Ja arsyeja përse!

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com