Efektivët e policisë janë shprehur se nuk e kanë parë deputetin Armando Prengaj në sherrin jashtë komisariatit, ku plasësh dhe krisma armësh.
Polici Lufti Hima dhe 3 oficerë të tjerë kanë qenë në sinkron lidhur me dëshminë e tyre që kanë dhënë për ngjarjen e nodhur jashtë Komisariatit si dhe për atë që ndodhi në Lagunën e Patokut.
Kanë qenë katër efektivë që kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen ku mendohet të jetë i përfshirë deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga.
Tre efektivë kanë dëshmuar se kanë qenë brenda në komisariat duke marrë dëshminë e Gjok Calit (i cili akuzon deputetin Prenga) kur kanë dëgjuar të shtëna armësh jashtë komisariatit. Ndërsa, njëri prej efektivëve ka thënë se ka qenë jashtë Komisariatit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka parë një person me bluzë të bardhë, për të cilin thotë se nuk e identifikon si Armando Prenga.
Në dëshminë e tij efektivi i policisë thotë serreth konfliktit tek Laguna e Patokut ka parë fillimisht djalin e Calit që u ka thenë se Prenga ka ardhur dhe i ka bërë presion.
Më pas, efektivët kanë thënë se edhe Gjok Cali ka thënë se Prenga e ka qëlluar sepse ka dashur ta vrasë. “Ne na vrau Armand Prenga dhe policia”, ka thënë Gjergj Cali, 55 vjeç, një prej personave të përfshirë në përplasjen e armatosur në Kurbin.
Pas disa orësh nga ngjarja, atij iu vunë prangat në Spitalin Ushtarak, ku po mjekohej për plagët e marra.
Ja si rrodhi ngjarja sipas dëshmisë së Gjok Calit:
Cali rrëfen versionin e tij të ngjarjes, duke akuzuar direkt deputetin Armando Prenga se u ka drejtuar dhe qëlluar me armë. Akuza direkte shkojnë dhe mbi policinë e Laçit, që sipas tij nuk i mbrojti. Deputeti Armando Prenga i ka mohuar dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme për përfshirjen e tij në veprimet e dhunshme të ngjarjes së mesnatës së 4 shtatorit në Laç.
Prokuroria:
Sipas Prokurorisë, dyshohet se Prenga ka plagosur me një armë pa leje (pistoletë) Tom Calin. Përmes avokatit të tij, Baftjar Rusi, deputeti tha se nuk kishte goditur me qytën e pistoletës të dëmtuarin Gjok Cali dhe as nuk kishte qenë fare prezent në përplasjen masive pranë Komisariatit të Policisë Kurbin.
Gjok dhe Gjergj Cali, dy vëllezërit që pretendojnë të jenë sulmuar fizikisht nga ana e deputetit Armando Prenga në Laç, akuzojnë direkt deputetin Armando Prenga se i ka marrë punën, se i kishte vrarë dhe se po i burgoste.
Cali e Prenga kanë dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj deputetit Armando Prenga.
Agim Vathaj, Gjon Kola dhe Lutfi Hima kanë dhënë dëshminë e tyre në Gjykatën e Lartë, ku kanë treguar versionin e ngjarjes. Ata thanë se Gjok Cali ka qënë i plagosur në kokë dhe se për këtë u kishte thënë se ishte goditur nga Armando Prenga.
Policët dëshmuan më pas se nuk kishin arritur të merrnin dot kallëzimin e Gjok Calit në komisariat për shkak se jashtë komisariatit nisën krisma armësh, por ata thonë se nuk e kanë parë Armando Pregnën. Polici Lutfi Hima është shprehur se në sherrin jashtë komisariatit ishin gati 20-25 persona.
Prokuroria ka kërkuar 75 dëshmitarë në seancën gjyqësore ndaj deputetit të përfshirë pak kohë më parë në një konflikt në Lagunën e Patokut.