• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Juventus fiton derbin me “poker”, Buffon shkruan historinë

17:30 : 20/03/2016
në SPORT

Gainluigi Buffon është portieri me rekordin më të gjatë të pathyeshmërisë në kampionatin italian.

Në minutën e katërt të derbit Torino-Juventus, numri një i bardhezinjve, ka kaluar 930 minutat pa pësuar asnjë gol në Serinë A, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Sebastiano Rossi, i cili ka kaluar 929 minuta pa pësuar gol në sezonin 1993/94 kur luante me Milan. Pathyeshmëria e Buffon ka zgjatur deri në minutën e 48-të të pjesës së dytë (973’ në total) kur Belotti ka realizuar me penallti për torinezët.

Tifozët bardhezi e kanë nderuar Buffon me mesazhin: “+929. Gigi numri 1, legjenda”. Arritja e portierit është pritur me duartrokitje, por nuk kanë munguar edhe vërshëllimat e disa tifozëve të Torino-s. Lojtarët bardhezi festojnë fitoren e arritur në derbi Për sa i takon ndeshjes, Juventus duket se e ka harruar shumë shpejt eliminimin e pësuar në Champions League kundër Bayern Munich në kohën shtesë.

Kampionët në fuqi të Italisë, të cilët nuk humbasin prej 15 ndeshjesh në kampionat, kanë regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serinë A dhe kanë shkuar gjashtë pikë larg Napoli-t, që do të luajë pas një ore me Genoa-n. Torino ka rezistuar deri në minutën e 33-të të pjesës së parë kur Paul Pogba ka treguar edhe një herë klasin e tij duke zhbllokuar rezultatin me një goditje dënimi të jashtëzakonshme. Momenti kur Maxi Lopez realizoi golin e barazimit për Torino, i anuluar më pas nga arbitri.

Nëntë minuta më vonë Khedira ka dyfishuar avantazhin e miqve dhe ka realizuar, ndoshta, golin më të lehtë të karrierës së tij pasi është lënë, në mënyrë të pashpjegueshme, i lirë të futet në zonë nga mbrojtësit e Torinos para se të mposhte me lehtësi portierin Padelli. Siç thamë edhe më sipër, Torino ka ngushtuar diferencat në minutën e 48-të të pjesës së dytë me Belotti-n pas një penalltie të shkaktuar nga Bonucci. Një gol ky që i ka dhënë zemër vendasve, të cilët kanë realizuar edhe golin e barazimit në minutën e 59-të me Maxi Lopez, por që është anuluar gabimisht nga arbitri.

Lexo edhe:

Vijon zjarri në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale

U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit, Vokshi: Beteja vazhdon

Ndeshja është mbyllur përfundimisht në minutën e 63-të kur Alavaro Morata ka realizuar golin e tretë të bardhezinjve pas një asisti të Paul Pogba. Një tjetër kombinim i kësaj dysheje ka sjellë edhe golin e katërt dhe të fundit të Juventus në minutën e 77-të, me francezin që ka qenë përsëri në rolin pasuesit dhe spanjollin në atë të finalizuesit. Në minutën e 87-të miqtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Khedira. Kjo është hera e dytë që Torino ka pësuar katër gola në këtë sezon, në të dy ndeshjet kundërshtari ka qenë Juventus. Lajmi i vetëm i keq për ekipin e Allegri-t është se goli i pësuar sot i ka dhënë fund pathyeshmërisë së bardhezinjve, që nuk pësonin një gol në kampionat prej 10 ndeshjesh.

Torino-Juventus 1-4

Shënues: Belotti 48’ (p)/Pogba 33’, Khedira 42’, Morata 63’, 77’

Torino: Padelli, Maksimovic, Glik, Moretti, Peres, Acquah, Vives, Benassi (Baselli 81’), Silva, Immobile (Lopez 46’), Belotti. Trajner: Ventura.

Juventus: Buffon, Rugani, Bonucci, Barzagli, Lichtsteiner (Cuadrado 63’), Lemina, Khedira, Pogba, Sandro, Dybala (Moratta 32’), Mandzukic (Zaza 85’). Trajner: Allegri.

Gjyqtar: Rizzoli

Kartonë të verdhë: Acquah, Glik, Silva, Belotti/Alex Sandro, Lichtsteiner, Bonucci

Karton i kuq: Khedira

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vijon zjarri në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale

14:19 : 21/07/2025
AKTUALITET

U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit, Vokshi: Beteja vazhdon

14:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi shpallet e pafajshme, GJKKO rrëzon padinë për shpifje nga Vilma Nushi

14:11 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kontrollet për inceneratorin e Elbasanit, arrestohet vëllai i deputetit të PS

13:52 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

13:42 : 21/07/2025
Para

Disa këshilla për lënjen e duhanit

TË GJITHA

Vijon zjarri në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale

14:19 : 21/07/2025

U shpall e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit, Vokshi: Beteja vazhdon

14:17 : 21/07/2025

Albana Vokshi shpallet e pafajshme, GJKKO rrëzon padinë për shpifje nga Vilma Nushi

14:11 : 21/07/2025

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025

Kontrollet për inceneratorin e Elbasanit, arrestohet vëllai i deputetit të PS

13:52 : 21/07/2025

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

13:42 : 21/07/2025

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK jep pretencën për klanin ‘Duka’, kërkon 157 vite burg për të akuzuarit

13:32 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com