• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Tahiri u revoltua se gjykatësi liroi një person për armëmbajtje por jo kur u lirua deputeti i PS që plagosi”

13:29 : 17/03/2016
në KRYESORE

Opozita nuk ka pranuar të qëndrojë në seancë nën drejtimin e zv.kryetares Valentina Leskaj dhe ka braktisur punimet për t’u rikthyer vetëm për të votuar që mandati i deputetit Rakip Suli të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Berisha, i cili e quajti të papranueshme drejtimin e seancës nga zv.kryetarja Leskaj dhe tha se opozita do qendrojë jashtë derisa të largohen të gjithë “kusarët”.

 

Ndërsa keu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili mori fjalën i pari në seancën e sotme të Kuvendit, deklaroi se kryeministri Rama ka udhëruar deputetët e tij të mos votojnë amendamentin për dekriminalizimin. Ai solli disa shembuj nga vendet europiane se si sillen ndaj personave të akuzuar.

“Dy ditë më parë kryeministri francez doli në një deklaratë publike për të shpallur që Benzeman, futbollist, lojtar që luan me Realin e Madridit, nuk mund të luajë me Kombëtaren franceze, sepse ai është i akuzuar jo i dënuar, i akuzuar se i ka bërë shantazh një kolegu të tij. Dy vite më parë në Itali plasi një skandal  dhe u dhanë disa dorëheqje zyrtarësh vetëm sepse një të dyshuari si mafioz ju lejua një ceremoni mortore e bujshme. Pse i përmendi këto gjëra? Për të bërë diferencën midis asaj ku duam të shkojmë apo pretendojmë të shkojmë dhe asaj ku po na çon kryeministri ynë.  Nuk ka qytet të Shqipërisë ku shkon, të mos dëgjosh të njëjtin refren për zyra drejtuesish të mbushur me njerëz që nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre dhe janë drejtorë, janë shefa në institucione të rëndësishme. Nuk dinë të vendosin as firma, por ama të gjithë kanë një gjë, kanë nga një CV të pasur kriminale. Dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe kur kemi një kryeministër që çdo ditë promovon krimin”, tha Paloka

Ai kujtoi deklaratën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ishte revoltuar ndaj një gjyqtari që kishte liruar një njeri për armëmbajtje por ndërkohë deputeti i maxhorancë i akuzuar për plagosje lihet i lirë.

Lexo edhe:

Fushata e PS/ Paloka: Ballukut i takonte të hidhej përpjetë nga milionat që ka futur në xhep

Paloka: Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet

“Na shkroi një letër para disa ditësh ky Ministri i Brendshëm për rastin e një gjyqtari që paska liruar një të kapur apo të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Ishte shumë i revoltuar ministri dhe e shqetësonte padrejtësia e madhe,  pabarazia e madhe në zbatimin e ligjit. Por nuk u shqetësua ministri ditën kur një nga këto gjykata liroi një deputet të mazhorancës i cili jo vetëm akuzohet për armëmbajte pa leje por akuzohet se më këtë armë pa leje ka plagosur dhe qytetarë të këtij vendi. Nuk u shqetësua as ministri dhe as kryeministri për këtë. Sigurisht, sepse ishin ata që i bënë presion gjykatës për ta liruar këtë deputet”, tha Paloka.

Më tej ai u shpreh se ‘Amendameni që ne kemi sjellë lidhur me këtë çështje për dekriminalizimin, lidhet pikërisht me një nga këto raste’, duke kërkuar përgjigje se pse nuk votohet amendamenti i opozitës?

“Një gjë fare evidente elementare që zyrtarë, deputetë të cilët janë kapur në flagrancë me krime të rënda ndaj jetës së njeriu si plagosje apo vrasje deri në një vendim gjykate, të mos vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre zyrtare. Nuk e di a mund të ketë një njeri normal që t’i dalë kundër këtij amendamenti përveç,  Edi Ramës . Unë dhe opozita e dimë që Edi Rama e ka dhënë tashmë urdhrin edhe për këtë amendament. Nuk do ta votojnë. Dhe hajde ta gjejmë pse. Është evidente për këdo. Njeriu që promovon çdo ditë krimin. E dimë të gjithë se edhe ligjin për dekriminalizimin e miratoi i detyruar dhe të nesërmen e filloi paradën me kriminelët duke i nxjerrë nga njëri qytet në tjetrin në krah të tij për ti thënë që ligjin e miratova por juve nuk ju çoj . Shqiptarët  po ashtu si ne janë koshientë se, kjo qeveri ky kryeministër paktin nuk e ka me ta me qytetarët e këtij vendi. Paktin e ka me krimin dhe oligarkinë. Kjo qeveri nuk është e qytetarëve kjo qeveri është e Prengëve,  është e Kokëdhimëve”, deklaroi kreu i grupit të PD-së.

Sipas tij, maxhorancë nuk i shkon ndër mend të shohë interesat e qytetarëve. “Prandaj nuk u investojnë por vetëm vjedhin sepse presin që nesër me kriminelë, me para të pista, me para të grabitura tu marrin prapë votat e qytetarëve të këtij vendi. T’i detyrojnë që t’i mbajnë prapë në pushtet. Kjo është çështje për tu zgjidhur dhe unë jam i bindur që nuk e zgjidh dot ky parlament. Përderisa nuk përfaqëson interesat e qytetarëve. Sidoqoftë ne si opozitë do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë edhe këtu në parlament. Të presim që aktet tona të miratohen. Por ne e dimë shumë mirë që detyra jonë kryesore është të përfaqësojmë qytetarët e këtij vendi. Dhe do t’i përfaqësojmë ata sipas interesave të tyre aty ku ata të na i kërkojnë. Dhe në qoftë se kjo qeveri dhe ky parlament nuk mund t’i përfaqësojë më interesat e qytetarëve ne do të bashkohemi me ta. Edhe sot siç ju kemi vënë në dijeni publikisht, grupi ynë do të vazhdojë të mbajë qëndrim të kushtëzuar ndaj këtij parlamenti. Ne do të marrim pjesë në votimin e akteve që kemi kërkuar vetë por nuk mund  të  vazhdojmë të marrim pjesë në aktet që i shërbejnë grabitjes së qytetarëve të këtij vendi”, tha Paloka.

(Boldnews) 

Etiketa: kryesorePaloka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fushata e PS/ Paloka: Ballukut i takonte të hidhej përpjetë nga milionat që ka futur në xhep

16:58 : 16/04/2025
AKTUALITET

Paloka: Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet

09:59 : 16/04/2025
AKTUALITET

Paloka: Ramës i ka dalë jashtë parashikimeve numri i shqiptarëve të regjistruar

18:09 : 07/03/2025
AKTUALITET

Paloka: Rama ngjiti shkallët e karrierës me servilizëm të ndyrë

12:49 : 27/02/2025
AKTUALITET

Paloka i përgjigjet Ramës: Patronazhistët po mbajnë në këmbë një kufomë

09:50 : 25/02/2025
AKTUALITET

“Rama i trembet Veliajt”/ Paloka: Po i dërgon mesazhe në burg që të heshtë

18:39 : 15/02/2025
Para

Rrëzohet kërkesa e PD për Sulin. Berisha: “Jo zgjedhje të parakohshme, por zgjidhje”

TË GJITHA

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Fitoi mandatin nga lista e hapur në Kukës, ja kush është 25-vjeçarja Elvira Peka

22:29 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025

Nga burgu në Hagë, ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjidhet kryetar bashkie

22:24 : 12/05/2025

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

22:12 : 12/05/2025

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com